E marte, 23.04.2024, 07:25 PM (GMT+1)

Mendime

Intelektualët nga Diaspora: Letër e Hapur dërguar Qeverisë së Kosovës

E marte, 08.03.2011, 08:58 PM


Letër e Hapur dërguar

 

Qeverisë së Kosovës

 

Kryeministrit: Zotit Hashim Thaçi

 

P R I S H T I N E

 

  Ne si shqiptarë dhe intelektualë ndjejmë detyrimin moral dhe kombëtar t’iu paralajmërojmë se ekstremizmi në Kosovë, e mjerisht edhe në Shqipëri, ka lëshuar rrënjë ne mbar boten shqiptare. Shfaqja e ti e vrullshme, ekstreme dhe tepër injoruese ne te gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare është bere një ogure i keq i një babëzie kombëtare. Sa më shumë të kalojë koha, do të jetë edhe më e vështirë t’i zhgulim. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ekstremizmin ortodoks se ku e dërgoi dhe ku po e dërgon ai sot shtetin amë Shqipërinë ,frika për ketë ka mbërthyer gjithë shoqërinë dhe institucionet e shtetit ame, por jo me pak edhe mbare opinionin atdhedashës shqiptare.

 

 Por këtu konkretisht sot flasim për ekstremizmin islam dhe organizatat Vehabiste, që, të gjithë na, i kemi para sysh në Kosovë, në familje dhe në shtëpi.

 

Ketë e dëshmon mirë edhe rasti fundit i vrasjes makabre te ushtareve Amerikan ne Frankfurt te Gjermanisë , qe dëshmon se ekstremi ka lëshuar rrënjë ne familjen shqiptare.

 

  Ekstremizmi, i çfarëdo lloji qoftë, ne na dëmton rëndë si popull e si shtet, dhe iu paralajmërojmë se jemi në prag të një lufte vëllavrasëse dhe fetare, e që për tragjedinë e një lufte të tillë, kemi shembullin e disa shteteve Arabe dhe luftërave Suite –Shihide, që kanë kaplua Lindjen e Mesme. Kjo dita ditës po na bartet edhe në  Kosovë, dhe  përgjegjësinë për këtë e mbani ju, zoti Kryetar i Ekzekutivit. Na ju bëjmë me dije se ketë formë të ekstremizmit e keni edhe brenda në qeverinë tuaj, varet nga ju nëse do t’ia prisni rrënjët kësaj këlshedre që ka lëshuar rrënjë në viset e Dardanisë dhe në ne si popull.

 

Ne njerëzisht dhe atdhetarisht nga Diaspora ,te  brengosur për fatin ton si popull , ju thërrasim te bëni detyrën shtetërore e kombëtare ne luftën e pa kompromis ndaj një te keqe qe po vije si rrezik drejt  një lufte vëllavrasëse.

 

Kemi bindjen se ju nuk jeni aq symbyllur e të mos shihni nga po shkon populli ynë. Kjo shihet çdo ditë në rrugë e mjerisht edhe në Qeveri.

 

Për të qenë më konkretë, Na si Intelektualë  kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit të Kulturës Memli Krasniqi, i cili, me farefisin e tij, është në ballë të këtij ekstremizmi dhe këtë e dini mirë edhe ju zotëri Kryeministër. Populli është ne rrezik nga se po i sulmohet kultura e tij, andej me emërimin e tij ministër ne shohim kulturën ton drejt një bastardimi dhe shkatërrimi total. Këtë ai e dëshmoi edhe me veprimin e tij të fundit, heqjen e fotografive të personaliteteve simbol të  popullit tonë, atë të Nënës Terezë dhe Presidentit legjendar Ibrahim Rugova, akt i rëndë antikombëtar i tij.

 

  Zoti Kryeministër,nëse nuk kaloni në veprim konkrete, na do të veprojmë edhe me peticion , dhe heqja e tij pastaj do të jetë e turpshme edhe për ju, edhe për Qeverinë qe ju drejtoni.

 

 E vetmja përgjigje që presim nga ju është Veprimi ,deklarimi publikisht kundër radikalizmit të ekstremizmit islamik në Kosovë dhe zhgarkimi i menjëhershëm i ministrit Memli Krasniqi. 

 

 

Intelektualet  Shqiptar nga Diaspora.

 

Akil Koci, Prek Brahimi, Selim Hasanaj, Augustin Pergegaj, Xhenc Bezhi, Zef Ndrecaj. Vilson Pepaj, Daniel Gazulli, Martin Lleshi, Demir Krasniqi, Zef Prenka, Valentin Bruqaj, Hasan Qyqalla. Zef Mulaj, Gjergj Kabashi, Gjon Mehaj, Clirim Uca, Zef Skanjeti, Bajram Osmani, Fritz Radovani, Kosovar Kamberaj, Lis Bukuroca, Naser Rugova. Krist Gjinaj. Hazir Mehmetaj...



(Vota: 28 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora