E merkure, 24.04.2024, 04:37 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: A po vihet në pikëpyetje shtetësia e Kosovës?

E marte, 08.03.2011, 08:58 PM


A po vihet në pikëpyetje shtetësia e Kosovës?

 

Nga Albert Shabanaj

 

Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, flasin për ekzistimin në shkallë alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporti Marty, raportet e KE dhe PE dhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit për Kosovën si dhe vrasja e ushtarëve Amerikanë nga një islamist i verbër Kosovar, janë disa nga hallkat e përmbysjes se kurorës te pavarësisë se Kosovës, për tu futur ne një kaos te ri dhe mesiguri edhe ne një lufte te re,por kësaj radhe pa ndihmën e Amerikës (Perëndimit) Si rezultat i fakteve ciklike se, gjate dekadës se fundit  ne arritëm te dëshmojmë te jemi hajna te mire,mashtrues te mire,kriminel te organizuar mire dhe islamist te përbetuar deri ne çmenduri!!! Me këto fatkeqësi te ecjeve tona, arritëm te dëshmojmë pohimet e vazhdueshme serbe se, shqipëtart janë robër te fundamentalizmit islamik dhe nuk janë shtetëformues. Kjo situatë kaotike ne shoqërinë tone,kërkon një vendosmëri te domosdoshme dhe te menjëhershme për ta përmirësuar imazhin e vendit te nëpërkëmbur në skenën ndërkombëtare. Kjo qe them unë nuk është një thirrje thjesht e vetme, por është një thirrje e çdo ditshme nga shoqata te ndryshme jo qeveritare dhe gjitha ato thirrje tjera qe vijnë nga populli i molisur gjithandej Kosovës.

Këtu krahas grushtit te forte qe morëm nga raporti Marty,morëm edhe një grusht edhe me te forte nga një çorodi shqipfolëse nga Kosova,qe shtiu mbi bijtë e Zotit Amerikan,për te mbrojtur interesat e magjypve afrikano-islam qe kurrë ne jete populli jone nuk ka pa drite por vetëm terr dhe katrahura shekullore,nga ata magjyp te Afrikës dhe Azisë. Thash u shti mbi bijtë e Zotit sepse ne kur e patëm mese vështiri,kur u kanos shfarosja dhe depërtimi gjeneral ne nuk pame dhe nuk na ndihmoj asnjë Allah i zibidive,por vetëm Zoti Amerikan me aleatet e tyre.

Amerikanet dhe aleatet e tyre jo vetëm qe na shpëtuan nga zhdukja e kurdisur serbe,ata me taksat e popullit tyre, na i ndërtuan dhe shtëpitë te cilat i kishte bere shkau ploje. O Zot sa te mirat dhe vetëm te mira mban mend populli shqiptar nga Amerikanet,qe nga themelimi i shtetit Shqiptar e gjer me sot,i cili për dallim nga te tjerët ende qëndron mbështetës kyç për interesa tona shqiptare. Ndonëse,gjasat për çorodi dhe vetëvrasje tjera tani janë edhe me te mëdha, nga se ne krye te pushtetit kemi një çorodi te llojit vete dhe i cili është një përzierje e tmerrshme i përberë 50% islamist i devotshëm dhe 50% sllave i përbetuar i cili ne momentet me kritike qe po përjetonte populli shqiptar nga sllavet ne krye me Rusinë,ai zgjodhi për mik rusin,ai zgjodhi për gjysh te fëmijëve te tij rusin,ai zgjodhi për nene te bijve te tije rusen,ai...e ai.... e ai.... 

Megjithatë  gjasat për te funksionuar shoqëritë shqiptare dhe daljen e tyre nga betonet e bunkerizuara nuk i shoh te pa arritshme,por gjithsesi me shume sakrifica dhe vetëdije te larte kombëtare. Fuqizimi i politikave kombëtare ne trevat tona dot ishte një elan i fuqishëm për te ardhmen tone me mundësi te ndryshimit te gjendjes se mjerueshme aktuale.

 

 Nëse dëshiron Evropa, të ruaj institucionet e shtetit dhe qendrueshmerin e tyre,atëherë duhen dhe kërkohen ndërhyrjet e tyre akute për balle mjerimit te popullit shqiptar i cili është i  nëpërkëmbur përtej gjithë kufijve njerëzor. Shqiptarët janë lodhur dhe nuk dëshirojnë te ecin më tutje në një rrugëtim ku korrupsioni dhe krimi i organizuar është përditshmëri dhe normalitet i jetesës, por edhe si mjet për nëpërkëmbjen e shtetit. Ashtu siç e di çdo shqiptar sot në Kosove,ryshfeti (korrupsioni) është materie e dukurive për te ecur tutje. Shteti i dekadës se fundit nuk arriti asgjë tjetër për pos të integrojë korrupsionin si pjesë përbërëse dhe integrale të tij. Në këtë sfond, lufta politike në vendin tone është ber dhe dot vazhdon te behet,vetëm e vetëm për kontrollimin e krimit te organizuar për brenda hapësirave tona politike. Institucionet e shtetit në mënyrë te vazhdueshme, abuzuan me votën e qytetarit për t’u bere “fitues“ te zgjedhjeve. Ndonëse,përvetësimi i zgjedhjeve ishte dhe është mënyra e vetme e karakterit tyre për tërheqjen e anës se erret për te manipuluar me to, për te përfituar dimensione edhe më të forta të rëndësisë se tyre klanore dhe favoreve tjera bandokratike. Këto luftëra te pista nuk bëhen thjesht vetëm për fitim te pushtetit, por për kontrollimin e krimit te organizuar dhe të instancave të shtetit që dot duhej garantuar këtë kontroll mbi krimin dhe dukurit negative. Partitë politike në këtë pazar, shndërrohen ne fuqi militante për mposhtjen e kundërshtarit politik,si kundërshtar potencial për kontrollimin e tregjeve te pista te me larte cekura. Gjykatat, e “pavarura“ te një rëndësie te madhe për shoqërinë tone, ende nuk arrijnë (dëshirojnë) te ndahen nga partitë si dhe pushteti, por edhe te frikësuara nga  militante te grupeve te interesave… nuk po arrijnë dot t’i kryejnë detyrimet e tyre te një shteti ligjor.

Kosova, me mënyrën aktuale te vendnumërimit,dot kaloj edhe shume vite pa asnjë vendim substancial dhe meritor rreth problemeve të veta te shumta. Ndonëse, konflikti me serb në veri dhe vazhdimi i sobordinimit te veriut nen juridiksionin serb,dot prodhoj ne te ardhmen status te ngrire akull në marrëdhëniet me BE-në . Duke u refuzuar për bashkëpunim dhe partneritet; me  mbulesën e arsyes se legjitimitetit të cunguar ndërkombëtar, për mungese te myhyrit te OKB-se. Dhe mundësia e zgjidhjes se këtyre hallkave në bisedime të paralajmëruara me Serbinë, unë qysh tani shoh kredibilitetin dhe prosperitetin Evropian vetëm ne favor te Serbisë,ndërsa Kosovës i shoh kushtëzime dhe imponime për koncesione ne vazhdimësi. Dhe si përfundim ne një periudhe jo te largët Kosova, dot shpall dështimin e krijimit te shtetit politik dhe funksional, si dhe bankrotimin ekonomik ne total. Si arsye dot dëgjojmë nga bandokratet se kështu dëshiruan miqtë ndërkombëtar dhe si rezultat i shamatave për brenda shqiptare,dot shohim mos bashkëpunimin dhe largimin e irrituar te bashkësisë ndërkombëtare nga Kosova.

Skenar ky si i tille është shume i dëmshëm jo vetëm për Kosovën por për te gjithë shqiptarët ne Ballkan,sepse dot merr  fund  krijimi i një shteti kombëtar shqiptar me mjete politike,nga ana tjetër viti 2011-2012 shqiptarët e Ballkanit dot i gjej te ndare jo ne gjashtë pjesë si gjer tani por ne shtate pjese,këtu duke ju shtuar edhe pjesa veriore e Kosovës.      

 

Megjithatë, edhe përkundër realiteteve te krijuara nga bandokracit tona ne pushtet,nuk duhet te jetojmë te tkurrur nga frika e vdekjes,nuk ka thënë Zoti se duhet të mbeten shqiptaret të shtypur. Realitetet mund dhe duhet te ndryshohen,unë mendoj se për arritjen e këtyre ndryshimeve te domosdoshme na presin dy rruge: E para me ardhjen e forcave te reja politike me një vetëdije te larte kombëtare dhe demokratike ne te gjitha trevat tona etnike qe dot krijonin opinione dhe fakte te kryera politike për BASHKIM KOMBETAR. Dhe rruga e dyte qe na paraqitet si opsion i fundit por me gjasa te mëdha se, nëse nuk arrihen këto ndryshime dhe lëvizje politike,atëherë ne me apo pa vetëdije kemi zgjedhur ne mënyrë te pa shmangshme luftën si skenar i arritjeve te lirisë dhe drejtave tona kombëtare,me pastaj dhuna dot behet mjet i gjuhës se gjakderdhjes dhe spastrimeve etnike,një diçka kjo qe fatkeqësisht ende po dominon si opsion i frikshëm por edhe i pa frenuëshem gjithnjë me gjasa te mëdha,si mundësi për t’ndryshuar rrjedhën e shtypjes shqiptare si shumicë absolute ne Kosove,por edhe te rimëkëmbjes shqiptare ne Ballkan.

ZOTI NA BEKOFT!



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora