E premte, 29.03.2024, 07:42 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Dokumenti: Arabi në listën e Viçidolit, dhëndri bigam i Berishajve

E marte, 08.03.2011, 07:04 PM


Nga ENED JANINA

 

Për emrat arabë në listat zgjedhore të Viçidolit, dje reagoi Berisha duke ironizuar: "Po gjejnë eskimezë apo arabë në fshatin tim...". Në përgjigje, Shekulli boton sot detaje mbi emrat e publikuar dje. Ja kush është Emad Al-Bbejdij, lindur në Bagdad dhe 'votues në Viçidol'. Të tjerët në listë, janë 3 nga fëmijët e tij. Dokumentat: Al-Ubejdij ka 10 fëmijë me dy gra, njëra prej të cilave, quhet... Drita Berisha, nga fisi Berisha i Viçidolit. Në GALERI-FOTO mund të shihni dokumentat e Ministrise se Brendshme qe tregojne trungun familjar të z.Al-Ubejdij dhe znj.Drita Berisha dhe një bashkeshorteje të dytë boshnjake

 

Kryefamiljari Emad Al-Ubejdij, emri i të cilit rezulton në listat zgjedhore të Viçidolit, është iraken nga Bagdadi. Z.Emadi është i martuar me një nga vajzat e fisit Berisha të Viçidolit, zonjën Drita Berisha, me të cilën ka lindur katër fëmijë.

 

Por dokumentat e gjendjes civile, dëshmojnë se zoti Emadi lind fëmijë njëherazi edhe me një grua tjetër me shtetësi boshnjake, znj.Bushra. Me të dyja gratë, z.Emadi nga Bagdadi i Irakut, ka 10 fëmijë, disa nga të cilët kanë lindur thuajse çdo vit, disa para martesës me znj.Drita Berisha dhe disa pas lindjes së fëmijëve me Dritën. Në dokumentat shqiptare familja e z.Emad Al-Ubejdij përbëhet nga e shoqja Drita Berisha dhe dhjetë fëmijë, me amësi të ndryshme.

 

Katër shtetasit arabë që janë regjistruar si votues në fshatin ku ka lindur kryeministri Berisha, Viçidol, kanë kombësi irakene dhe kanë ardhur në Shqipëri në kuadrin e një fondacioni humanitar. Fondacioni quhet Small Kindness (AOFF) dhe drejtohet nga Eng.Emad Al-Ubejdij, i cili është edhe kryefamiljari. Lidhja e tij më e fortë me Shqipërinë është fakti që është martuar me një nga banoret e Viçidolit, znj.Drita Berisha e lindur në 8 qershor të vitit 1973.

 

Pasi z.Emad Al-Ubejdij është bërë dhëndërr në fisin Berisha,ai ka vendosur që të jetojë në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare Emad Al-Ubejdij me kombësi irakene ka lindur në vitin 1963 në Bagdad. Ai ka qenë i martuar me një shtetase boshnjake me emrin Bushra, me të cilën ka lindur gjashtë fëmijë.

 

Tre prej fëmijëve të çiftit Emad dhe Bushra Al-Ubejdij, janë Aje Al-ubejdij, Alkasim Al-ubejdij dhe Dua Al-ubejdij. Kanë lindur në Bagdad sipas regjistrit të gjendjes civile, por rezultojnë bashkë me babanë "votues në Vicidol". për të zgjedhur kryetarin e komunës Tropojë-Fshat. Dy nga fëmijët e tjerë të çiftit Emad dhe Bushra Al-Ubejdij kanë lindur në Sarajevë dhe në Jordani. E fundit ka lindur në Tiranë në vitin 1994 dhe është një vajzë e quajtur Merjem.

 

Por të dhënat zyrtare tregojnë se Emad Al-Bbejdij është babai i dhjetë fëmijëve. Sepse njëkohësisht me znj.Bushra Al-Bbejdij ai ka dhe gruan e dytë, znj.Drita Berisha nga fshati Viçidol. Ajo rezulton e martuar me z.Emad Al-Bbejdij dhe së bashku kanë lindur katër fëmijë: Sead, Ahmed, Ejmen dhe Hanin.

 

Duke gjykuar nga vit-lindjet e fëmijëve del se z.Emadi i mban njëkohësisht të dyja gratë. Sepse fëmija e parë me Dritën ka lindur në vitin 1999 në Tiranë; fëmija e dytë ka lindur në vitin 2001 në Kosovë. Në vitin 2003 ka lindur fëmija tjetër, por kësaj radhe, nëna nuk është Drita, po Bushra. Pas këtij viti z.Emad është bërë çdo vit baba.

 

Në vitin 2004 ka lindur Ejmeni, nëna e tij është Drita. Në vitin 2005 ka lindur Abdullaj, nëna e tij është Bushra. Në vitin 2006 ka lindur Hanin, nëna e tij është Drita. Parë në këtë këndvështrim nga viti 2001 deri në vitin 2006, Emad Al-Bbejdij është bërë pesë herë baba.

 

Kjo, sa për të sqaruar "përgënjeshtrimin" e djeshëm të kryeministrit. Pika ku "Shekulli" po ia le përgjigjen kreut të Ekzekutivit shqiptar, për të cilin në çdo veprim sundon "ligji dhe vetëm ligji", është nëse z.Emad është i martuar me të dyja gratë njëkohësisht apo ai është i martuar vetëm me znj.Drita në një kohë kur bën fëmijë edhe me znj.Bushra?

 

Ligji shqiptar nuk e lejon bigaminë dhe këtu na pëlqen të recitojmë deklaratën e djeshme të z.Berisha: "Sa gjejnë eskimezë apo arabë në fshatin tim, më mirë të merren e të zbatojnë ligjet..".

 

Nesër me siguri, z.Berisha do thotë që nuk e njeh zonjën Drita Berisha. Ne pyetëm banorë të zonës dhe përgjigja është se të gjithë ata që mbajnë mbiemrin Berisha në Viçidol të Tropojës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin. "Në konceptin e malësorit janë një fis. Të gjithë ne i njohim si fisi Berisha. Fisin e këtij arabit nuk e njohim",- thonë banorët e fshatit ku vetë S.Berisha ka jetuar deri në moshën kur ka ardhur në Tiranë për studimet e larta.

LINKU

Të gjitha të dhënat për familjen e Emad Al-Bbejdij mund të gjenden në linkun: http://95.107.129.71/ListatDPGJC/listat/listatDB/expëebtblpvllist.php?x_emri=Emad%09&z_emri=%3D%2C%27%2C%27&x_mbiemri=Alubejdij&z_mbiemri=%3D%2C%27%2C%27)

 

Shkrimi i djeshëm në Shekulli: Listat e votuesve të Viçidolit: 4 arabë, 9 gjakovarë e 18 të vdekur

 

TIRANË - Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga data e zhvillimit të zgjedhjeve vendore, listat e zgjedhësve vazhdojnë të jenë të tejmbushura me probleme të shumta, ndër të cilat duplikime apo qytetarë që nuk jetojnë më. Karshi këtij fenomeni, kryeministri Berisha ka premtuar se zgjedhjet e 8 majit do të jenë më të mirat që ka bërë ndonjë herë Shqipëria dhe se në lista nuk do të ketë asnjë problem.

 

Por në realitet qeveria nuk ka mundur që të përfundojë as listat e një komuniteti të vogël njerëzish siç është fshati Viçidol i Tropojës, vendlindja e kryeministrit Sali Berisha. Ky fshat ka qendrën e votimit numër 518 në komunën Tropojë dhe shumë prej emrave që figurojnë në listat e zgjedhësve nuk kanë qenë asnjë herë dhe nuk janë banorë të kësaj zone ose janë të vdekur.

 

Në mënyrë të përmbledhur të dhënat për qendrën e votimit në Viçidol janë këto: Numri votuesve gjithsej në lista, 461 njerëz, nga të cilët 18 të vdekur. Shtetas arabë, 4. Banorë që nuk kanë qenë kurrë banorë të fshatit apo të zonës, 30. Njerëz që banojnë që nga viti 1946 në Kosovë, 9. Mbiemrat që nuk kanë qenë kurrë banorë të kësaj zone: Al-UBEJDIJ, Bakia, Gojani, Hoxha, Jonuzi, Kabashi, Kajtazi, Kumanova, Kurehasani, Morina dhe Vuthi.

 

Gabimet në lista kanë mbërritur edhe në vendlindjen e kryeministrit Berisha, në të cilën numri i banorëve është shumë i vogël dhe të gjithë i njohin mjaft mirë bashkëfshatarët e tyre. Në Qendrën e Votimit 518 në Viçidol janë të regjistruar në listat paraprake 461 qytetarë, nga të cilët 18 nuk jetojnë më duke iu shtuar listës së atyre personave që janë votues edhe pas vdekjes.

 

Duke marrë parasysh edhe numrin e vogël të banorëve të këtij fshati, Gjendja Civile ka menduar për ta shtuar me 30 banorë të rinj, të cilët figurojnë në listat e zgjedhësve edhe pse nuk kanë qenë kurrë banorë të fshatit dhe as të zonës. Në listat e zgjedhësve janë edhe nëntë votues, të cilët janë banorë të Kosovës që nga viti 1946.

 

Por pjesa më interesante e njerëzve që votojnë në fshatin ku ka lindur kryeministri Berisha janë disa shtetas arabë që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e komunës. Në Viçidol, siç mund të shihet edhe nga të dhënat e votuesve, të cilat janë publike në faqen e Ministrisë së Brendshme e ndërtuar posaçërisht për verifikimin e votuesve, është një familje e përbërë nga kryefamiljari dhe tre fëmijët e tij.

 

Emrat e anëtarëve të familjes janë kryefamiljari Emad Al-ubejdij (atësia Shasim) dhe tre fëmijët e tij, Aje Al-ubejdij (atësia Emad), Alkasim Al-ubejdij (atësia Emad) dhe Dua Al-ubejdij (atësia Emad). Këto të dhëna mund të gjenden në linkun: http://95.107.129.71/ListatDPGJC/listat/listatDB/expwebtblpvllist.php?x_emri=Emad%09&z_emri=%3D%2C%27%2C%27&x_mbiemri=Alubejdij&z_mbiemri=%3D%2C%27%2C%27).

 

Çdo qytetar mund të verifikojë që në vendlindjen e kreut të qeverisë ekziston ky votues, si dhe tre emra të tjerë, të cilët mbajnë të njëjtin mbiemër. Të pyetur nga "Shekulli", banorët e zonës pohuan se nuk njohin askënd nga emrat e sipërpërmendur. Sipas tyre, në këtë fshat nuk kanë jetuar ndonjë herë arabë.

 

Tabelë

Listat, e Komunës Tropojë (fshat)

Qendra e votimit 518, fshatit Viçidol, komunë Tropojë (fshat)

Numri votuesve gjithsej në lista janë 461, nga të cilët:

Të vdekur, 18

Arabë, 4

Nuk kanë qenë kurrë banorë të fshatit as të zonës, 30

Banorë të Kosovës që nga 1946, 9 persona

Në total janë 61 njerëz që nuk duhet të jenë në lista.

Mbiemrat që nuk kanë qenë kurrë banorë të kësaj zone:

Al-UBEJDIJ, Bakia, Gojani, Hoxha, Jonuzi, Kabashi, Kajtazi, Kumanova, Kurehasani, Morina dhe Vuthi

 

Arab.

Emër: Mbiemër, Atësia, nr rendor. Datëlindja.

Aje Al-ubejdij  Emad 22       02.12.1989

Alkasim           Al-ubejdij       Emad 23       06.08.1991

Dua     Al-ubejdij       Emad 24       07.07.1988

Emad  Al-ubejdij       Shasim           25       16.03.1963

 

Të vdekur.

Emër: Mbiemër, Atësia, nr rendorë. Datëlindja

Riza     Bakia  Isa 28 24.03.1903

Ali        Berisha           Zeqir   49       08.04.1915

Beqir   Berisha           Hamez           53       06.03.1951

Fatime Berisha           Ali       60       09.04.1915

Hajrie  Berisha           Man   66       20.09.1928

Hamez            Berisha           Sejdi   68       03.02.1919

Man    Berisha           Shyt    74       13.06.1895

Rushe  Berisha           Beke   79       06.03.1900

Sejdi    Berisha           Shyt    81       04.05.1894

Sose     Berisha           Uke    84       02.03.1912

Hananush Hoxha      Imer   159     05.04.1860

Ismet  Hoxha            Shani  160 15.08.1933

Shani   Hoxha            Sehit   161 08.11.1903

Xheladin         Hoxha            Sylejman        162     10.03.1895

Ajet      Berisha           Daut   datëlindja 1910, vdekur në 1946

Nuk kanë qenë asnjëherë banorë të kësaj zone dhe nuk njihen nga askush në zonë

 

Emër: Mbiemër, Atësia, nr rendorë. Datëlindja

Bajram Gojani           Halil   118      05.02.1940

Fetije   Gojani            Halil   119      30.09.1945

Halil    Gojani            Ibrahim         120     30.05.1895

Hatman          Gojani            Halil   121      19.04.1875

Hatmane Gojani        Zeqir   122     30.07.1875

Ibrahim Gojani          Halil   123     05.02.1938

Jahja   Gojani            Halil   124     10.04.1934

Kimete            Gojani            Qazim            125     15.02.1943

Muharrem      Gojani            Qazim            126     05.04.1940

Naime Gojani            Avdirraman   127     10.03.1910

Nazmi Gojani            Halil   128     12.05.1932

Qazim Gojani            Ibrahim         129     01.01.1902

Sherine            Gojani            Shaqir            130     20.07.1902

Zyrafete          Gojani            Qazim            131      08.02.1942

 

Nuk kanë ekzistuar asnjëherë emra dhe mbiemra të tillë

 

Emër: Mbiemër, Atësia, nr rendore. Datëlindja

Ahmet Jonuz Jonuzi            173     03.10.1913

Aziz     Kabashi          Rexhep           174     17.05.1923

Dyzene            Kabashi          Hysen 175     20.06.1925

Fatime            Kabashi          Aziz    176     20.06.1946

Nurie   Kabashi          Ahmet            177     08.05.1900

Rexhep            Kabashi          Imer   178     05.07.1984

Kreshnik         Kajtazi            Nuredin         179     17.06.1979

Ramiz Kumanova     Ali       189     15.05.1906

Xherdet           Kumanova     Ali       190     25.09.1920

Ramadan        Kurhasano     Malush           191      25.10.1906

Banorë në komunën e Gjakovës, që nga viti 1946. dhe janë në lista në fshatin Viçidol

 

Emër : Mbiemër, Atësia, nr rendor Datëlindja

Hyre Neza      Sadik  309     07.11.1920

Misin   Nezaj  Jemin 311      06.01.1910

Ruke   Nezaj  Misin  314     09.01.1942

Ali        Tafa    Ukshin           433     03.03.1913

Bajram            Tafaj   Selim  436     04.04.1949

Hamit Tafaj   Ali       443     07.03.1943

Hateme           Tafaj   Isuf    444    16.06.1928

Rushe  Tafaj   Ukshin           452     08.01.1911

Selim   Tafaj   Ikshin            454     09.10.1919

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora