E premte, 19.04.2024, 08:06 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

National Geographic: Shqipëria, e vetme përballë Botës

E hene, 21.01.2008, 01:33 PM


Shqipëria, e vetme përballë Botës

National Geographic - 1980 “Te realizojme te gjitha detyrat, e te shpartallojme bllokaden” deklaron nje parrulle ne qytetin shqiptar te Shkodres – por izolimi i Shqiperise prej botes eshte thjesht rezultat i politikes se saj te brendeshme. Pa aleate dhe e rrethuar nga shtete qe historikisht kane pasur ambicje per token e saj, Shqiperia eshte organizuar ne nje menyre te tille qe t’ia dale vete, nen diktatin e rreptet te Enver Hoxhes, qe qendron ne fuqi prej 36 vjetesh. Simbolet e kazmes dhe te pushkes mbizoterojne ne vendet publike. Hoxha, nje dogmatik marksist-leninist, me 1961 i preu marredheniet me Bashkimin Sovjetik, te cilet ai i konsideroi “revizioniste”, dhe forcoi lidhjetj me Kinen dy vjet me vone. Rruga per t’ia dale mbane i vetem eshte nje rruge e veshtire. Makinat ne kete vend jane te ndaluara, ndaj shqiptareve i bie qe te shkojne kesaj rruge hypur ne biciklete.

Vizitat e gazetareve jane fare te rralla. Vitin e kaluar, Mehmet Biber, nje fotograf turk qe jeton ne Stamboll, mundi te siguronte nje vize vetem pak muaj pasi gazetari Sami Kohen, nje tjeter resident i Stambollit kishte mbaruar nje vizite atje. Nga bisedat me Z.Kohen dhe pershtypjet e veta personale, Z. Biber na solli kete reportazh, i cili eshte i pari reportazh i plote per Shqiperine qe botohet ne revistat amerikane, qe prej shume vitesh.

Aeroplani i vogel qe fluturonte mbi Jugosllavi u kthye drejt jugut, doli mbi ngjyren prej kobalti te Adriatikut, e pasi u kthye perseri 90 grade mori drejtimin drejt tokes – Shqiperise.

Ne antikitet, legjionet e Romes qe zbrisnin poshte nga Rruga e Apias per tek taka e Italise ne Brindisi, kaluan ngushticen e Otrantos, zbarkuan ketu dhe pastaj marshuan drejt Lindjes ne autostraden e madhe te luftes drejt Selanikut e Kostandinopojes. Gothet dhe Normanet e pushtuan kete vend. Bizantinet, Bullgaret, Serbet dhe Venecianet nderruan pushteter me njeri-tjetrin. Pastaj Turqit Otomane qeverisen per 500 vjet dhe e kthyen Shqiperine ne te vetmin vend ne Europe me shumice myslimane. Pastaj erdhen ushtrite e Musolinit dhe Hitlerit.

Sot asnje autostrade nderkombetare nuk lidhet me Shqiperine. 300 kilometrat e hekurudhes se saj nuk kalojne asnje kufi. Asnje aeroplan i huaj nuk lejohet te fluturoje mbi hapesiren e saj ajrore. Fluturimet komerciale gjysem bosh si ky i yni qe behen njehere ne dy jave nga Beogradi, duhet te kalojne vetem nga deti dhe vetem ne oret e dites.

I hodha syte rreth kabines se aeroplanit per te pare ate dore pasagjeresh qe udhetonte me mua – nje grua e vjeter, nje profesor austriak, studjues i gjuhes shqipe (qe ka vetem lidhje te largeta me gjuhet e tjera Europiane) dhe biznesmene qe vinin per te blere minerale ose per te shitur makineri. Nuk e dija se ne c’grup futesha une ne pershkrimin per vizitoret e huaj te percaktuar nga diktatori i Shqiperise, Kryetari i partise Enver Hoxha. Ai kishte deklaruar qe vendi i tij ishte “i mbyllur per armiqte, spiunet, hipite dhe huliganet, por ishte i hapur per miqte (marksiste ose jo marksiste), per revolucionaret dhe demokratet perparimtare dhe per turistet e ndershem…qe nuk fusin hundet ne punet tona”.

Mbase percaktimi me me vend ishte ai i nje agjenti tregetar: “Vetem te krisurit, diplomatet dhe gazetaret udhetojne per ne Shqiperi. Une isha gazetar turk, dhe kisha pritur per mese nje vit qe viza ime te aprovohej.

Kaluam bregun e detit dhe po fluuronim mbi fushen bregdetare te Durres dhe pertej kodrave te tarracuara, pashe ne horizont nje linje te gjate malesh te dhembezuar mbuluar nga mjegulla qe ngjanin si nje elektrokardiograme gjigande. Nderkohe vrisja mendjen se cfare do te gjeja ne kete vend te vogel me 2.7 milion banore, me madhesine e Merilendit, dhe qe njihej po aq pak sa Tibeti.

Per mijera vjet, pasardhesit e fiseve te lashte, te quajtur Ilire, jane ngulur ne keto vise shkembore te Ballkanit – qe ne turqisht do te thote “malet”. Mes majave qe ngrihen deri ne 2,764 metra ato ndoqen nje kod klanor te pandryshuar, qe fshiu nga faqja e dheut familje te tera neper gjakmarrje qe zgjasnin per breza te tere.

Sot Toka e Shqipeve eshte e gjitha e kooperativizuar. Kalaja e fundit e Stalinizmit, ai eshte vendi komunist me dogmatik ne Europe, i mberthyer nen grushtin e hekurt te nje udheheqesi i cili e nxori vendin me te prapambetur te kontinentit prej hirit te Luftes se II Boterore ne rrugen drejt modernizimit, nga zejtaria dhe qiriri, tek fabrikat dhe dinamo.

Ketu une mund te shoh nje eksperiment te pazakonte social: nje gjenerate te tere qe po rritet e vulosur brenda nje laboratori socialist te linjes se ashper, sfidues ndaj botes, i vete-izoluar dhe i pa infektuar nga Lindja apo Perendimi. Pa mendje ferkova goatee (lloj mjekre me maje si cjap) dhe u shtanga papritur kur me shkoi nder mend mendimi se mund edhe ta humbja! Shqiperia e ndalon hyrjen e burrave me floke te gjate ose me mjeker, grave me fustane te shkurter, pantallona kauboj apo shenja te tjera te borgjezise dekadente. Tregimet per vizitore qe i kishin mbledhur tufe e i kishin shpene tek berberi i aeroportit per ti rruar e qethur nuk ishin te rralla.

Por ushtari qe me ndaloi tek dera e avionit e kishte me shume mendjen tek pashaporta se sa tek mjekra ime, dhe une zbrita nen diellin e mesdites se nje dite shtatori, ne nje nga aeroportet me te vegjel e te pergjumur te Europes, ku hijezonin palmat dhe portokallet e renduara nga frutat.

Kopi Kycyku me pershendeti ne turqisht. Anetar i zyres se Pritjes ne Ministrine e Puneve te Jashteme, ai do ti sillte cdo mengjes shoqerues-perkthyesit tim, planin e levizjeve te mia ditore

TE PUNOSH PER SHTETIN

“Plani”. Kjo fraze duket sikur ngjall respect dhe frike sa here qe perdoret. Ne fakt ne nje vend kaq dogmatik sa Shqiperia, fjala plan eshte e shenjte.

Plani eshte bazuar mbi pronesine e shtetit. Cdo dyqan, restorant dhe kioske i takon shtetit.. Cdo shofer taksie, berber, kamarier, bukepjekes dhe artist punon per shtetin. Fshataret punojne ose ne fermat shteterore ose ne kooperativat po shteterore.

Duke ardhur nga nje Turqi ku inflacioni eshte problemi kryesor, une gjej nje terheqje te pamohueshme ne disa aspekte te ekonomise shqiptare. S’ka takse mbi te ardhurat. S’ka inflancion. S’eshte e varur nga burime te jashtme energjie. Dhe per sa kohe qe cdo gje eshte e kontroolluar nga shteti s’ka ngritje cmimesh – por as rritje rrogash. Punetoret e fabrikave dhe fshataret marin 600-700 leke ne muaj; nje profesor universiteti merr rreth 1000. Rrogat kane nje tavan qe shkon deri ne 1200 leke, pervec zyrtareve te larte.

Me standartet Perendimore rrogat jane te uleta, por keshtu jane edhe shume nga cmimet. Kilja e mishit eshte midis 12 e 18 leke, buka 4 lek dhe nje paket cigaresh vendase 2 lek.

Veshja e ngushton pak ekonomine e familjes. Une pashe kostume burrash te bera ne Shqiperi qe kushtonin sa rroga e nje muaji, dhe te cilat une nuk do ti blija.. Kepucet jane 100 lek, bluzat 500. – por cilesia eshte shume e dobet. Plani i lejon Shqiperise te importoje deri ne 250 milion dollare, dhe ato jane kryesisht maqineri, pjese kembimi dhe lende te para qe duhet te balancohen nga eksportet.

Shqiperia i mban qerate e uleta – zakonisht jo me shume se 5% e te ardhurave familiare. Por zyrtaret e pranojne se ka mungese apartamentesh, vecanerisht per ciftet e sapomartuar.

Sherbimi shendetesor dhe edukimi jane pa pagese dhe shqiptaret shpenzojne pak per transport dhe zbavitje. Tirana ofron pak argetim: pak teatro, filma ideologjike, opera dhe programe folklorike, por jo klube nate qe qelben era degjenerimi borgjez.

Tirana ka meshume restorante se qytetet e tjera, por te pakte jane ata qe mund ta perballojne te hane jashte shpesh. Ne Tirane nje djale mund te shkoje me te dashuren e tij ne nje park, nese e lejon koha, ose per te pare nje film me temen e preferuar te Luftes Nacional Clirimtare.

Sami Kohen u ndodh njehere ne nje mbremje vallezimi te organizuar nga nje ndermarrje ne Pallatin e Kultures. Ciftet e reja hidhnin shtruar hapat e vallezimit me ca fox-trote dhe tango te vjetra qe luheshin nga nje orkester amatore. Disiplina dhe qetesia mbizoteronin.

Ne fakt “revolucioni kulturor” shqiptar i jep tonin sjelljes dhe paraqitjes se rinise. Jo vetem floket e gjata e minifundet, por edhe blu xhinset, pantallonat e ngushta dhe tualeti jane tabu. S’ka droge, seks para marteses, barsaleta te ndyra apo cimcakiza. Muzika rok dhe jazz jane te ndaluara.

Vizitoret e huaj zakonisht i shtyjne mbremjet ne barin e Hotel Dajtit, ne taverne. “Pervec koktejeve dhe mbremjeve ne ambasade, zor se gjen ndonje vend ku te shkosh, ndonje gje qe mund te besh apo njeri qe te kembesh nje llaf” me tha nje diplomat i ri perendimor qe vinte nga nje post i meparshem ne Paris.

Une e shfrytezova kete rast per te mesuar dicka me shume mbi rrenjet e dyshimeve te Shqiperise ndaj botes se jashtme.

“”Po te kisha qene shqiptar, edhe une do te isha bere dyshues” vazhdoi diplomati. “Gjate gjithe histories fqinjet kane dashur te rrembenin dicka prej tyre : Serbia, Mali i zi, dhe Greqia kane zhvatur copa te medha nga territori shqiptar. Mos harro qe 1.5 milion shqiptare jetojne sot ne Jugosllavi, shifer kjo sa gjysma e popullsise qe jeton ne atdheun meme. Prej 70 vjetesh Greqia kerkon Epirin e Veriut, qe eshte Shqiperia e Jugut. Nderkohe qe diplomatet perendomore perdridhte gishtat, Musolin marshoi perpara dhe e pushtoi te gjithe vendin me 1939. Me vone Tito donte ta bente republike te shtate Jugosllave. Nje histori si kjo le plage te thella.”

Shqiperia sot nuk ka marredhenie diplomatike me Sh.B.A. Angline dhe Gjermanine Perendimore. A do te funksionoje kjo politike tani qe ato jane shkeputur edhe nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina?

“Sh.B.A. eshte nje superfuqi imperialiste, qe eshte po aq kercenuese per ne sa edhe social imperializmi Sovjetik apo revizionizmi Kinez” nje zyrtar i vjeter i Ministrise se Jashtme i kishte thene Sami Kohenit. “Amerikanet na bene oferta pasi ne u prishem me Kinen, por ne nuk duam te kemi te bejme fare me ta”.

“Anglia na ka akoma te bllokuar nje sasi ari ne vlere 40 milion dollare, qe na eshte marre pas Luftes se II Boterore. Gjermania refuzon te na paguaje demet e luftes, qe arrijne ne 4.5 miliard dollare.Ne nuk do te lidhim marredhenie diplomatike me asnje nga keto vende pa na dhene me pare parate”.

E ARDHMJA DUKET E PANDRYSHUAR

Shqiperia e sotme eshte prere sipas imazhit te Enver Hoxhes, tashme 70 vjecar. Cfare do te ndodhe pas tij? Botuesit te revistes humoristike “Hosteni” une i kujtova ndryshimet qe ndodhen ne Rusi pas vdekjes se Stalinit dhe ne Kine pas vdekjes se Maos. A kishte ndonje mundesi qe Shqiperia te zbutej disi pas vdekjes se Hoxhes?

“Ti na krahason ne me ato vende revizioniste” mu pergjegj ai me nje fytyre te vrenjtur. “Jo, asgje nuk do te ndodhe pas vdekjes se Shokut Enver. Partia dhe populli jane te bashkuar fort me njeri-tjetrin. Mesimet e tij ne na tregojne rrugen e drejte. Dhe ne nuk do ti shmangemi asaj”.

Me shume se sa drejt hapjes ndaj botes se huaj, shqipetaret e veteizoluar e kane mendjen tek lufta. Pervec dy vjeteve sherbimi ushtarak, te gjithe qytetaret qe kane mbushur moshen, pamvaresisht profesionit, duhet te sherbejne nje muaj ne vit ne Forcat e Armatosura.. Pergatitje te shpeshta ushtarake ne fabrika, ferma e zyra e pregatisin popullaten per rast lufte.

Kudo qe une udhetova – ne bregdet, shtigje malore, fusha, parqe qyteti apo midis blloqeve te apartamenteve – ngriheshin bunkere per mbrojtjen civile. Ato duken si – dhe mbijne si – kerpurdhat, sic eshte edhe emri i tyre ne gjuhen popullore. “Me shume hekur e beton harxhohet per bunkeret sesa per apartamentet” , me tha nje diplomat i huaj.

Une e di qe Enver Hoxha ishte i shqetesuar per te ardhmen e Shqiperise pas Titos – dhe i tmerrohej nje pushtimi Sovietik. Por a ishte Shqiperia vertet e kercenuar?

“Ne duhet te pergatitemi per me te keqen”, me tha nje gazetar shqiptar.

Por a mundet valle Shqiperia ti qendroje dot sulmit te nje fuqie te madhe?”

Armatimi shqiptar, kryesisht kinez, eshte i vjeteruar, dhe nje vezhgues diplomatik me tha se ka te ngjare qe shqiptaret te jene duke kerkuar per arme ne Europe.

“Edhe sikur armiku te jete me i shumte ne numer, ne mund ti ndalojme ato. Malet dhe lumenjte tone e bejne Shqiperine nje fortese natyrore. Cdo sulm do t’u kushtoje armiqve shume shtrenjte.”

Me erdhen ndermend shtepite prej guri te Gjirokastres dhe te qyteteve te tjera malore; mure pa dritare poshte dhe me frengji siper – cdo shtepi si kala, nje trashegimi e shekujve mbushur me gjakmarrje. M’u kujtua keshtjella e shekullit te 15-te ne Kruje, nga e cila Skenderbeu udhehoqi per 25 vjet nje lufte guerile kundra Perandorise Osmane.

I lindur Gjergj Kastrioti, dhe i derguar ende femije si peng ne oborrin e sulltanit, ai arriti shkalle te larta ne komanden e ushtrise otomane. Me nje emer te ri per nder te Aleksandrit te Madh (Iskander Bej ne turqisht) te cilin turqit e admironin, Skenderbeu bashkoi dhe udhehoqi 300 kalores shqiptare per te marre mbrapsh trashegimine qe i takonte. Ai jetoi si nje symbol i rezistences. Dhe nen flamurin e Skenderbeut – shqiponje e zeze me dy koka mbi nje fushe te kuqe si gjaku – partizanet shqiptare farketuan Shqiperine e sotme te pavarur.

SHTETI NDALON “OPIUMIN PER POPULLIN”

Shiu e kishte bere gri Liqenin e Shkodres dhe I kishte mbeshtjelle si qefin Alpet e Veriut qe vigjelojne mbi kufirin me Malin e zi. Pergjate shtratit te liqenit qe eshte i lundrueshem deri ne detin Adriatik, shtrihet Shkodra, kryeqyteti i vjeter I Ilirise. Mbi te, si nje kllocke qe e mbron ngrihet nje keshtjelle mesjetare qe te sjell ndermend mjeshtrat veneciane. ne Ne nje nga parqet eshte ngritur nje monument per te nderuar 5 partizane qe sakrifikuan vetvehten duke ndalur 300 pushtues naziste.. Prane ketij monumenti gjendej edhe Muzeu i Ateizmit qe me cuanta vizitoja.

Nen slloganin e Marksit “Feja eshte opium per popullin”, drejtori, nje tip i ftohte, me ze te ashper dhe i veshur ne gri, me tha se feja e kishte penguar gjithmone pavaresine e Shqiperise.

Meqe Turqit e identifikonin kombesine me perkatesine fetare, myslimanet shqiptare (gati 70% e popullsise) konsideroheshin si Turq. Kristianet ortodokse (rreth 20 perqind) quheshin greke dhe katoliket quheshin latine. Sherbimet fetare nuk beheshin ne gjuhen shqipe, e cila ishte e ndaluar dhe nuk kishte as edhe nje alfabet te vetin deri me 1908, por beheshin ne tre gjuhe te huaja: Arabisht, Greqisht dhe Latinisht. “Gjate luftes per ndertimin e kombit shqiptar” vazhdoi ai, ndersa me tregonte stendat me abuzimet e klerikeve, “kishat sherbyen si nje kollone e peste per fashizmin, imperializmin e kunderrevolucionin”.

Regjimi i Hoxhes e ekzekutoi klerin, i dergoi neper kampe perqendrimi ose i vuri te bejne “pune prodhuese”.Vendet e tjera komuniste u perpoqen ta perkulin fene; Shqiperia e ndaloi ate, duke u vetedeklaruar me 1967 si “shteti i pare ateist ne bote”.Cdonjera nga 2,169 xhamite, kishat, manastiret dhe qendrat e tjera te”obskurantizmit dhe misticizmit”u mbyllen, u fshine nga faqja e dheut ose u transformuan ne palestra, klinika, magazina apo stalla. Katedralja e Madhe e Shkodres sot tundet nga britmat e 2000 tifozeve te basketbollit.

Brezi i ri i Shqiperise njeh vetem ateizmin.Besimi ne Marksizem Leninizem ka zevendesuar besimin fetar. Librat e Enver Hoxhes te publikuar ne gazeta, te transmetuar ne radio e tv, te qemtuar per slogane sherbejne si Testamenti I Ri. Hoxha nderohet si Mesia – pafundesisht i zgjuar, largpames e dashamires, por edhe i pameshirshem ndaj armiqve te tij.

UDHEHEQESI I NGRITUR NE QIELL

Duke jetuar i ndare nga te tjeret ne nje zone te ruajtur ushtarakisht ne ane te bulevardit “Deshmoret e Kombit”, dhe duke levizur me nje Mercedes me perde, Enver Hoxha eshte i kudondodhur. Portreti i tij shikon poshte nga cdo mur, bile edhe nga kamionat e traktoret. Emri i tij eshte gdhendur mbi faqet e maleve me germa dhjetra metra te gjata. Ne vendlindja e tij – nje shtepi dykateshe ne Gjirokaster – eshte vend pelegrinazhi kombetar.

Mjeshter i veteruajtjes staliniste, Hoxha likuidoi pa meshire te gjithe opoziten e tij ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise. Elita revolucionare, e bindur qe natyra njerezore mund te riformohet me ane te indoktrinimit te vazhdueshem, i ka vene si qellim vetes qe te farketoje nje qytetar shqiptar te ri i cili pa bere asnje pyetje do te jete gati te beje cdo sacrifice ne luften e atdheut kundra ‘rrethimit te eger imperialisto-revizionist” qe te ndertoje nje shoqeri socialiste te cliruar nga heresite e individualizmit, mendimit te pavarur ose moralit te huaj.

Nderkohe qe lufton per te rimodeluar qytetaret e tij, ky vend i vogel, njehere e nje kohe nje vend i prapambetur , tani ai ka bere hap imresionues drejt zhvillimit. Merr si shembull Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan, te quajtur “Celiku I Partise”; hidrocentralin e Fierzes te quajtur “Drita e Partise”; numurin 700.000 te studenteve krahasuar me 56.000 ne 1938; dy stacione radioje ne 1945 qe ne dy dekada shkuan 52; mesatarja e jetes qe thuajse eshte dyfishuar ne kater dekada – jane padyshim arritje te konsiderueshme.

Regjimi gjithashtu po perpiqet qe ta shkule nga rrenjet strukturen klanore patriarkale, qe ka qene struktura e vetme shoqerore ne malesine e ashper shqiptare. Ai po i zhduk gjakmarrjet qe deri ne vitin 1920 ishin pergjegjese per vdekjen e nje ne kater meshkuj shqiptare. Ai e ka ndrydhur gjakmarrjen per tradheti bashkeshortore. (Tradita e malesise i jepte burrit te drejten qe ta vriste gruan e perdale dhe dashnorin. Familja e gruas ne nje aprovim ritual e dergonte nusen me fishek ne paje.) Reformistet i ndaluan martesat qe ne djep, shitjen e vajzave 12 vjecare ne martese, dhe i sulmuan zakonet qe i prangosnin grate, tradicionalisht te konsideruara “flokegjata e mendjeshkurtera” ne nje rol inferior.

Asnje cep i jetes shqiptare nuk i ka shpetuar manise se Enver Hoxhes per kontroll. Njerezit me emra “te papershtatshem ose fyes” sipas pikepamjes politike, ideologjike apo morale, jane te detyruar ti nderrojne ato. As edhe te vdekurit nuk i kane shpetuar manise se Hoxhes per reformim. Varrimet, te paguar nga shteti, behen ne varreza te perbashketa, pa ndarje fetare.

Ktheje mbrapsh monedhen shkelqyese te luftes kunder analfabetizmit dhe do te shohesh anen e erret te kontrollit te vazhdueshem te mendimit, sepse Drejtoria e Agjitacion Propagandes vendos se cfare librash shqiptaret duhet te lexojne, ashtu si eshte shteti qe vendos se kush duhet te punoje ku, kush do te shperblehet e kush do te denohet.

SHOQERIA VIGJILENTE MBYLL DYERT

Dora e ashper e histories e ka gdhendur dyshimin ne psikiken e shqiptarit. Mbas tre javesh ne Shqiperi, une arrita ta kuptoj se sa pak kisha mundur te penetroj pertej fasades se ketij eksperiment social ogurzi.

Nuk kisha hasur kurre me pare ne udhetimet e mia neper bote nje shoqeri kaq te izoluar, dhe kurre nuk e kisha ndjere veten me shume sikur po jetoja ne nje ishull. I shoqeruar dhe i survejuar per cdo cast, mu krijua ndjesia se ajo makina me te cilen udhetoja e qe binte aq shume ne sy me ngjyren e saj te verdhe ishte si ato zilkat mesjetare qe lajmeronin afrimin e leprozeve.

Shoqeruesi im, Bashkim Babani, do te dilte gjithmone mbrapa meje kur fotografoja qe te shihte cfare po nxirrja ne fotografi. Ai me linte te fotografoja fabrikat nga jashte, por nuk mund te shihja se si punonin, u lejova te shihja digen e nje hidrocentrali, por jo dhomen e turbinave. Ne nje distileri me dhane raki per te pire, por nuk me lane ta shihja si e benin. Kerkesat per te vizituar ndonje familje shmangeshin me edukate ose thjesht injoroheshin.

Jo fotografi te bunkereve, as te gomereve dhe as te dickaje qe mund te dukej si primitive. Por Bashkimi nuk me lejonte edhe qe te beja te njejtat fotografi qe tashme ekzistonin ne kartolinat shqiptare. Nje qytetar mu kundervu kur une po beja nje fotografi te disa femijeve perpara Teatrit te Kukullave. Bashkimi me tha qe nuk ishte mire te beja fotografi te ceremonive te martesave e dasmoreve. Regjimit nuk i pelqen qe ketyre festimeve private tu kushtohet rendesi. Nuk me kujtohet as qe te kem pare njerez me qen e me mace, shenja keto te luksit borgjez.

Njehere u futa ne nje bisedim te drejtperdrjet ne turqisht me nje fshatar, por Bashkimi nderhyri menjeher duke e kthyer biseden ne shqip, e pastaj filloi te mi perkthente pergjigjet ne zhargonin e zakonshem te partise.

As muret qe ai i kishte ngritur rreth vetes nuk munda qe ti kaloja. Ai ishte gjithmone korrekt dhe i sjellshem, ashtu si edhe shumica e shqiptareve. Vetem nje here hasa nje te care ne mikpritjen shqiptare – kur nje djale i ri qe mblidhte rrush ne nje ferme ne Shkoder qendroi para meje dhe me bertiti nje slogan kundra te huajve ne fytyre.

Une u perpoqa te krijoja nje atmosfere familiare, duke i treguar Bashkimit per jeten time ne Stamboll, per gruan dhe djalin, por ai, ashtu si edhe Enver Hoxha nga Mercedesi, kurre nuk e ngriti perden qe na ndante, per te me lejuar qofte edhe pe nje sekonde qe te shihja mendimet e tij personale. Dukej se ai e kishte bere teresisht pjese te tijen ate lloj qendrimi dhe ate maske qe edhe kombi i tij mban ne fytyre ne nje menyre aq sfiduese.

Artikulli dhe Fotografite nga Mehmet Biber
Perktheu Peshku Fluturues, origj. ang., “Albania, alone against the World”
Botuar ne revisten National Geographic, 1980



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Mjedisi kishtar dhe politik i Kuvendit të vitit 1462 Dialogjet e Alise me intelektualet ne '90 Prelë Milani, studenti i parë shkodran që i shkruan Ramiz Alisë për mjerimin migjenian të kohës Si u krijua Këshilli Presidencial në vitin 1991 Shqiptari që i mbijetoi mbytjes së Titanikut Kur themelohej PD-ja Kur u krijua "shërbimi i msheftë" Vissarioni, paraardhësi i Janullatosit që kacafytej me Greqinë Ushtria shqiptare, bëmat më të mëdha i ka me veten?! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Në vend të parathënjës Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - S'kam fuqi te kthehem ne vendlindje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju lutem, me lini te vdes! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tragjedi në një familje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tmerri në ditën e “gënjeshtrave” Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Nënës i plasi zemra Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Prova e burrërisë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Plagët e cigares

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora