E enjte, 25.04.2024, 02:34 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ekskluzive: Ai ka lindur per te mos vdekur

E hene, 21.01.2008, 11:44 PM


Nga Alma Papamihali – Zemra Shqiptare

 

Burra te tille, nuk kane vdekje. Burrave si Ibrahim Rugova, duhet t´ju festohet vetem dita e lindjes.

Ai lindi, per t´ja kushtuar jeten dhe mencurine e tij, Kosoves...per t´ja kushtuar mendjen dhe energjine deri ne piken e fundit, ceshtjes aq vendimtare per te gjithe ne shqiptaret, pavarsise se Kosoves.

 Megjithate, data 21 Janar 2006, mbetet ne histori, nje date e zymte per te gjithe shqiptaret, kudo qe jetojne te shperndare neper bote.

21 Janar 2008!

Kane kaluar dy vjet nga vdekja e Presidentit Rugova. Me sa duket deshira e tij, fjala e fundit e tij, po afron. Asgje s´mund t´a ktheje me pas, rrugen qe ai ndricoi me aq mencuri dhe diplomaci. Askush nuk mund ti thote me "Jo!", drejtesise.

 

Pavarsia po afron Rugove, ashtu sic e deshirove ne cdo minute te jetes tende, ashtu sic kerkove t´a perjetosh, qofte edhe per nje cast. Te perkujtojme ty sot ne kete date, duke shprehur njehkohesisht mirenjohjen tone.

 

Mirenjohjen ndaj burrit qe e nderoi bota mbare, me cmime te ndryshme per Paqen  me 1995 ne Danimarke, 1999 ne Gjermani dhe ne Spanje, ne vitin 2000,  me Cmimet nderi i Venedikut, Milanos dhe i Breschias (1999), "Doktor i nderit" nga Universiteti i Tiranes, ne vitin 2004, "Cmim nderi per paqen", ne vitin 2005 nga qyteti i New Yorkut...dhe Cmimin Presidenti i Zemres Shqiptare,  nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora