Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: Nxënësit pres…

| E hene, 07.03.2011, 08:57 PM |


Nje kujtim me klasen kujdestare, nga gjimnazi i Cajupit, ne diten e 7 Marsit ne malin e Dajtit, 1996
Nje kujtim me klasen kujdestare, nga gjimnazi i Cajupit, ne diten e 7 Marsit ne malin e Dajtit, 1996

Kozeta Zylo

 

Nxënësit pres…

(Në kujtim të 7 Marsit)

 

Thellë zemrës një dashuri,

Belbëzon shpirtit kulluar,

Në këtë mbrëmje nostalgji,

Më puth Hëna drithëruar.

 

Dhe vjen mëngjesi përmbi vesë,

Pa degë mimozash nëpër duar,

Çdo 7 Mars nxënësit pres…,

Me lotë malli, pikëlluar.

 

Më vini shpesh me krahë magjie,

Të butëzën fjalë sillni pranë,

Ç’m’i flladisni sot mendimet,

Si krahë pulëbardhash mbi oqean.

 

Eshtë kaq e dhimbshme të jem pa ju,

Sa mjegullohet çdo gjë që ndrin,

Ditë e mësuesit rëndon këtu,

Bashkë me hartimet mbi tavolinë...

 

Eci Nju Jorkut kuturu,

Me Korçën lule nëpër shpirt,

Në bebëzën e syrit jeni ju,

Dhe me hartimet që bëj flirt!

 

Dhimbja e prushtë brenda meje,

Psallm deliri sjell mahnitur,

Vetëm me një mimozë Tirane,

Ka të ngjarë, t’ju kem papritur…!

 

New York

7 Mars, 2011

Me nxeneset e gjimnazit 50 Vjetori Tirane Midis nesh artistja e popullit Margarita Xhepa dhe disa aktore te tjere