E marte, 23.04.2024, 08:44 AM (GMT+1)

Mendime

Mark Berisha: Kur puthë PDK, dridhet Roma

E diele, 06.03.2011, 08:58 PM


KUR PUTHË PDK, DRIDHET ROMA

 

Shkruan: Mark Berisha, Prishtinë

 

Ka javë që në Kosovë flitet e përflitet për tradhëtinë e madhe që PDK i bëri PSHDK. Në kujtesën e lexuesve të kujdeshëm ende shëtisin skenat e fillim-nëntorit 2010 të nënshkrimit të ,,besëlidhjes'' mes demokratëve dhe demokristianëve për të bashkëqeverisur me Kosovën. Me këtë rast PDK permes gojës së ,,gjarpërit'' (P.S: pseudonim lufte i Kryeminstrit Hashim Thaçi) premtoi se partnerit të koalicionit do t'i takojë një vend ministri dhe dy zëvendës-ministra. Në fund të ceremonisë mediale, para kamerave përqafoi dhe lehtë puthi në faqe kryetarin e PSHDK, prof. Marjan Demen. Që nga atëherë profesori vazhdon të dridhet, ndërsa ,,gjarpëri'' vazhon që njëkohësisht të ,,puthë dhe kafshojë'' dhe të tjerët branda dhe jashte ,,sojit'' të tij.

 

Kush ishte ,,dorëzan'' i mashtrimit?

 

Ai që mori ,,guximin'' të paraqitet si një garant i marrëveshjes së mësipërme ishte Zëvendës-Kryeministri i atëhershëm dhe i tashëm Hajredin ,,pashë'' Kuqi. Duke se mbiemri i tij nuk ka lidhje me fisin shumë fisnik me po të njëjtin emër, pjestarët e të cilit nuk janë të njohur si ,,besë-thyes''. Sipas disa burimeve ,,pasha'' as që është munduar të japë ndonjë sqarim pse ndodhi ajo që ndodhi. Nuk ka dashur apo nuk ka guxuar-kjo është çështja. Turpi le t'i mbetet atij.

 

Ministri që po lëshon mjekërr

 

Ministri i ri i Kulturës ,,Mulla'' Memli që në ditën e parë tregoi tendenca të transformimit nga ,,ushtari i rrugës'' në ,,rrugaq të ushtrisë''. Duket se tani ai po ,,rritet'' e nuk po plaket në një ambient të dominuar nga tog-fjalëshi ,,Tora-Bora'' (P.S. shpellë në Afganistan e përdorur nga krye-terroristi Bin Laden). Ështe prë tu pritur se së shpejti do të ketë një inciativë nga intelektualët shqiptarë të besimit të krishterë të cilët do kërkojnë shkarkimin e Ministrit më të ,,ç'kulturuar'' të Kosovës në historinë e saj më të re. Në krahasim me të, Astrit Haraqija del të ketë qenë një shenjëtor urban.

 

Fundi i martesës së dështuar

 

Mendimi i përgjithshëm i demokristianëve të Kosovës është që në një afat sa më të shkurtër, kryetari aktual i kësaj partie, prof. Marjan Dema duhet të shpallë të vdekur marrëveshjen PDK-PSHDK dhe atë në qendër të Prishtinës: Në sheshin ,,Nënë Tereza'' (që tash nga frika se mos po ,,mërdhinë'' jashtë duan ta heqin nga qendra dhe ta mbyllin në katedrale) dhe bustit të shqiptarit më të madh të gjitha kohërave, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Pra, të vendosë aty pranë dhe një karrige të mbuluar me peshqir dhe të ,,hapë të pame publike''. Përfundimisht, do të jetë ky varrim dhe funeral në të cilin nuk do qajë askush. Si rrjedhojë, PSHDK të vendosë një moratorum një shekullor për koalicione në të ardhmen me ,,besnikët'' e PDK, parti kjo që në mënyrë me skurpoloze theu premtimin e dhënë ndaj përfaqësuseve të vetëm legjitim politikë të shqiptarëve të besimit katolik në Kosovë.

 

Së pari PDK, së fundi Kosova

 

Nëse analizohet fushata e fundit e partisë ,,fituese'', motoja e tyre pas zgjedhjeve nga ajo e fillimit tani është bërë: Së pari ne, pastaj PDK, më pas akomodimi i ,,krerëve'' të SHIK, në radhë vijnë ,,donatorët'' dhe donatorët e partisë. komisionerët dhe vëzhguesit, etj… dhe tek në përfundim të listës vijmë tek sllogani ,,së fundi Kosova'' dhe atë vetëm në rast se tepron diçka. Sidoqoftë, shihemi pas 100 ditëve.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora