E premte, 19.04.2024, 09:34 AM (GMT+1)

Mendime

Drilon F. Komonaci: Plagë ndër miqësinë tonë

E diele, 06.03.2011, 08:58 PM


PLAGË NDËR MIQËSINË TONË 

 

Nga Drilon F. Komonaci

 

Shuarja e jetës së njeriut është diçka e jashtëzakonshme. Është e dënueshme. Dhe shuarja jetës do të duhej të ketë një shkas vërtet që do t’i paraprinte ndodhisë. Po më shkurt, hakmarrja mbeti si kthim i të keqes me të keqe. Ajo mori hov edhe në mese familjare. Vëllai me vëlla, etj. por, privimi i jetës së  njeriut nga njeriu s’është i qartë gjithnjë. Edhe vrasja e misionarit, ushtarit në paqe, e fëmijës si qenie ende e pavetëdijshme, e një të afërmit të viktimës së shënuar, kushdo qoftë është e dënueshme dhe quhet me një fjalë krim. Krimi ka vetëm një ngjyrë. Pra, ngjyrën e zezë. Nuk mund ta marrësh me mend se kurdoherë është diçka ideale për shuarje jetësh të tjerëve nga smira dhe më keq nga ideologji të ndryshme, të ndonjë fryme filozofike e që pason pastaj deri te fryma fanatike, në emër të fesë. Vërtet në besimin e tjetrit nuk duhet që të përzihet tjetri, por edhe gjakderdhja në idealin e këtij prizmi,  jo që është e dëmshëm vetëm për dorasin, por është e papranueshme dhe i dënueshme me çdo kusht edhe nga të tjerët. Themi kështu, ngase nisja nga individë dhe grupe të ndryshme në këtë bazë për privim nga jeta do të ishte një murtajë shfarosëse. Njerëzimi nuk do të ketë kurrfarë dobie prej kësaj. Ndërsa humbja do të bëhet e pa zëvendësueshme. Do të kthehemi në  një civilizim shumë shekullor prapa. Do të ktheheshim në epokë mesjetare në mos parahistorike. 

Historia njeh luftërat më të ashpra që janë zhvilluar me bazë fetare. Në njerëzim nga kohërat më të lashta, që nga bijtë e Evës (Havës) dhe Adamit (Ademit) e deri në ditët e sotme mbeti si shkas hakmarrja, për xhelozi, për rrëmbim pasurie e nga inatet tjera të ndryshme. Këto kohë tashmë janë të njohura për shfarosjen e një fisi nga fisi tjetër për çështje materiale, etj., por më e keqja, kur kanë ndodhur gjakmarrje, duke bërë armik njeriun tjetër të besim tjetër fetar. Dhe kanë kaluar periudha të gjata kohore deri më sot dhe këto vrasje njerëzore nuk janë shuar.

Politikat, kulturat dhe tradita e grupeve të ndryshme dhe shoqërive moderne deri më sot duhet pasur kujdes në edukimin dhe fisnikërimin e brezave të ardhshëm. Duhet pasur parasysh, se sot kemi mjaft njerëz të dijshëm në botë. Edhe nga bota islame, por edhe nga bota e krishterë, dhe do të ishte më mirë që të përafrohen njerëzit. Me ndihmën e misionarëve apo përfaqësuesve të dy besimeve nga të dy anët. Ndryshe, nuk do të duhej të ushqejmë ardhmërinë me urrejtje veç pse është i besimit tjetër. Të ruhet paqja ndër shoqëritë dhe shtresat e ndryshme shoqërore. Nuk shkruhet as nuk flitet me aq pezëm e urrejtje për njëri tjetrin. Ka masë që ka mundësi t’u vihet kapak disa gjërave që çojnë në katastrofa njerëzore. Shkurt, nuk do të ishte mirë që të preket besimi i tjetrit. Nuk ka nevojë as nuk pranohet që të ngacmohet kushdo në baza fetare. Feja nuk thotë që të vrasim tjetrin pse është i fesë tjetër. Aq më keq kur kemi të bëjmë me grupe të rinjsh. Rasti i djalit njëzetenjëvjeçar nga Frankfurti me prejardhje shqiptare, do të duhej të mbetet rast vërtet i izoluar. “Ajo çka bëhet njëherë nuk sh’bëhet”. Vërtet, shqiptarët me mend në krye nuk do të vepronin kundër mikut të tyre. Do të ishte e vështirë për prindërit, qytetarët amerikanë kur do të mësonin se ky djalosh ishte me prejardhje shqiptare nga Kosova. Një njollë e pashlyer për qytetarët anë për shumë kohë, po kam besim se do të dinë që t’u kërkojnë falje unanimisht për këtë vepër pa dijen e tyre. E keqja, kur dyshohet se dikush i keqpërdor këta të rinj dhe fut aty ku nuk duhet viktima.  



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora