E enjte, 25.04.2024, 06:55 PM (GMT+1)

Mendime

Lekë Preçi: Orë pas ore, ditë pas dite, nderim për mësuesit

E diele, 06.03.2011, 08:59 PM


Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit

 

Orë pas ore, ditë pas dite, nderim për mësuesit

 

Atyre u thanë: Pranoni plan-programet e Serbisë,...nuk i pranuan, u thanë: do t`ju burgosim,...nuk u frikuan, u thanë: Do t`ju vrasim,...nuk u përkulën. Vuajtën shumë, por qëndruan.

 

Shkruan: Lekë Preçi

 

Sa herë që vjen muaj mars në vetëdijën tonë, na përshkon një ndjenjë e posaçme. Ky muaj i pranverës, na përkujton ditët e shpresës për shumë ngjarje të historisë së vonshme të Kosovës. Na përkujton edhe nje datë, apo një festë atë të 7 marsit – Ditës se Mësuesit. Shkolla shqipe ka një rrugë të gjatë dhe të mundimshme të zhvillimit të saj. Ajo rrugë është bërë me shumë skrifica por gjithnjë e lavdishme. Në përgjithësi mëseuesit nuk kanë qenë dhe nuk jan thjesht vetëm mësues. Ata janë misionarë të së ardhmes sonë, janë percjellës të dijës nga gjenarata tjera. Para se gjithash, misioni i tyre është fisnik Mësuesi në punën e vetë duhet të jetë i lirë sepse mungesa e lirisë për shkollën dhe mësuesin është paralizim i dijës. Detyra parsësore e mësuesit, sot, duhet të jetë që t’i mësojë nxënësit të mendojnë, pra të mendojnë me trurin e tyre, e jo si të mendojnë. Kjo do ta dhunonte dhe deformonte personalitetin e tyre.

Çdo gjë në jetë është shkollë, mësues. Në shqiptarët patëm fat të madh, bile shumë të madh, që mësues të parë patëm kryetrimin Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Ai na mësoi se si duhët të luftohet dhe si mbrohet atdheu. Ai popull që ka një mësues të tillë është me fat, sepse Gjergji ynë është se dielli dhe drita që e largojnë terrin nga mendjet e kalimtarëve të vonshëm. Vepra e madhe e Gjergjit e bëri mësuesin tonë sa të jetë jeta – jetë.

Na erdhi prej hyjnores një mësuese e madhe e quajtur

Nëna Tereze. Hyri, kjo vajzë e vogël me emrin e bukur Gonxhe, në ylberin e dashurisë njerëzore. Iu përkushtua të gjithë të viajturve, të gjithë atyre që kishin nevojë për dorën e butë e të ngrohtë. Thënia e saj profetike është kjo: ‘Nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë botë. Mund të bëjmë vetëm gjera të vogla me dashuri të madhe’. Pra, rruga jetësore dhe veprat e Nënës Tereze, e bëri atë mësuesen tonë sa të jetë jeta – jetë. Mësuesi ynë, mendimtari modern i cili me filozofinë politike dhe kombëtare na mësoj se baza e shoqërisë moderne është toleranca, dialogu dhe marrveshja. E ky mësues është Ibrahim Rugova. Mësuesi ynë i ri që hyri në dimensionet e pavdekësisë është Adem Jashari, më shumë bashkëmendimtarë dhe bashkëveprimtarë, që me vetëdje u sakrifikua në altarin e lirisë. Vendimi i tij burrëror, se një vdekje kemi dhe atë ta bëjme për atdheun e bëri mësuesin tonë të ri sa të jetë jeta – jetë.

Janë këta tre mësuesit tanë që puna dhe veprat e tyre do të na prijnë deri në amshim për të gjitha breznitë.

Pra, për të gjithë mësuesit e shkollës dhe të jetës, orë pas ore, ditë pas dite nderim!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora