Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Femi Halimi: Madhështia e teatrit

| E shtune, 05.03.2011, 06:56 PM |


MADHËSHTIA E TEATRIT

 

Nga Femi Halimi

 

Teatri u lind nga nevoja për komunikim të vetë autorit antik me masën, me një gjini të re krijimi artistik, pas mitit, këngës dhe komentit gojor me autoritet. Ishte nevoja që e gjithë ajo që thuhej, pohohej e çmohej, të ishte edhe e dukshme disi.  Kjo nevojë nxiti krijimin e lojës teatrore.

 

       Teatri filloi me Lajmet nga Olimpi. Olimpi ishte Mali i  i Banesës së zotërave të atyre kohërave heroike,  në Kuvend, për fatet e njerëzve. Ato lajme i përfliste-aktronte  Korifeu. Ky Korifeu ishte me korin e zotërave, por i ndarë. Ndarja e tij u bë nga vetë autorët antik, për të sajuar  mundësinë e rrëfimit me autoritet. Po të fliste vetë autori, nuk do të kishte sukses, sepse masa vetëvetiu se e njihte, nuk e konsideronte me peshë të nevojshme fjalën e tij. Duhej një autoritet i cili do të përcillte mesazhin e autorit. Ky autoritet ishte vetë Kori i zotërave në Olimp në të cilët besonte masa plotësisht. Shih për këtë, rrëfimi u bart në autoritetin e Olimpit. Kurse ndarja e një personazhi nga kori, ishte për të sajuar mundësinë besnike të përcjelljes dhe interpretimit. Kështu, ishte Kori  me zotërat dhe me Zeusin në krye, me një ndarje mbinatyrore nga njerëzit;  dhe ishte korifeu që kuptonte gjuhën e zotërave dhe që përcillte mesazhet e tyre;  si dhe ishte vetë autori që mbulohej njësoj me një errësirë sikur dy personazhet e para, për të arritur besimin e mesazhit nga masa. Duke krijuar mënyrën e sigurt dhe të fuqishme të bartjes së mesazhit, ndërtohet edhe rruga për ndërtimin e teatrit në kuadër të kulturës së Polisit atëherë.

 

           Po, pse ndodhi gjithë kjo? Çka nxiti kaq shumë zellin për teatrin ata autorë antik? Cili ishte në të vërtetë Mesazhi i vërtetë i tyre për masën? –Autori antik, banori i polisit dhe njeriu i kryqëzimit të fateve njerëzore nëpër kohë, luftoi me çdo kusht ta ndihmonte polisin dhe të kontribuo nte jetësisht për të, duke sajuar njëherit gjuhën artistike të shprehjes së mesazhit. Ky ishte qëllimi kulturor i mesazhit të autorit antik për polisin, atdheun dhe njerëzit e tij të dashur!  Ishte mesazhi i zotërave dhe mesazhi koment e udhëzues shtesë i autorit. Që diçka do të bëhej, -për këtë tregonte mesazhi i zotërave, i përcjellur nga Korifeu (Tespiu, i pari)... –Se çka duhej bërë, -ishte koment artistik me fjalët udhëzuese të autorit e të Korifeut, -për më tepër, më vonë, edhe të disa zotërave që anonin për njerëzit!...

 

              Ndodhi kjo me sukses, me Eskilin, Sofoklin dhe Euripidin. Këta tre bënë tri shtyllat antike të teatrit dhe dramës, që nga pjesa e dytë e shekullit të pestë të kohës së vjetër, e deri në fund të shekullit të katërt. Eskili, për më tepër, sikur sot, konkuroi atëkohë me tekst në konkursin për dramë, shpallur tradicionalisht nga komuna e Atinës, Dega për kulturë dhe fitoi vëndin e parë!..

 

 -Ky është Teatri, me tërë madhështinë, në udhëtimin e vet!...