E premte, 19.04.2024, 02:52 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Zbulohet punishtja në Shkodër. Barut e makineri për mbushjen e fishekëve

E shtune, 05.03.2011, 02:13 PM


SHKODËR- Policia e Shkodrës ka bllokuar sot një ‘punishte’ armatimi, duke sekuestruar një arsenal baruti, e municionesh. Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale bëhet me dije se aksioni është zhvilluar në “Ahmet Haxhia” të qytetit verior. Policia ra në gjurmë të saj pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas hetimesh ndërmori kontrollin. Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit Avni Kullolli u gjetën 2 fuçi të mbushura me barut me nga 20 kilogramë secila. Policia gjithashtu gjeti e sekuestroi 31500 kapsolla dhe një sasi prej 15250 fishekësh. Në vend u gjetën dhe tre makineri që shërbenin për mbushjen e fishekëve. Policia sqaron se është duke hetuar për veprimtarinë e tij dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve për të kuptuar destinacionin e gjithë armatimit.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora