E merkure, 30.09.2020, 11:24 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Sitki Cerekja: Wikipedia saboton me origjinën shqiptare të De Niros

E premte, 04.03.2011, 09:59 PM


Robert De Niro, ndoshta aktori më i madh i të gjitha kohrave
1

 

Wikipedia saboton me origjinën shqiptare të De Niros

 

Nga Sitki Cerekja

besnik.cerekja@gmail.com

  

Faqja enciklopedike Wikipedia i ka ndryshuar në mënyrë të rrufeshme të dhënat për origjinën e aktorit hollivudian Robert De Niro.

Sipas videolajmit që botuam ditën e djeshme, aktori De Niro pohoi me gojën e tij gjatë një interviste natën e katërt të Sanremos, se ka edhe origjinë shqiptare. Ai tha se fëmijët e tij duhet ta dinë se ai i ka rrënjët shqiptare dhe italiane.

Edhe në faqen e Wikipedia-s thuhej se stërgjyshi Xhovani Di Niro dhe e shoqja Angelina Gashi, emigruan nga Kruja drejt Ferrazzano, qytet i provincës së Molises në Itali. Vetëm në vitin 1887 vendosën të lëviznin në SHBA, aty ku u vendosën përfundimisht.

Pikërisht këtë paragraf heq komplet Wikipedia, madje ndryshon edhe emrin e stërgjyshes së tij, duke e kthyer në Angelina Mercurio.

Është fatkeqësi që të shtrembërohet në mënyrë të tillë e vërteta, por rëndësi ka ajo çfarë pohoi vetë aktori, në një festival me teleshikueshmëri të madhe në gjithë botën, edhe pse fjalët e tij nuk u përkthyen të plota italisht.

 

2.

 

THANAS MUSTAQI

 

Në maj 1960 Italia e NATO-s përshkruante si territor shqiptar atë pjesë të Greqisë veriore nga kufiri i sotëm jugor shtetëror deri në gjirin e Artës, kurse Bashkimi Sovjetik i Traktatit të Varshavës nuk kishte kundërshtim që Greqisë t'i plotësohej kërkesa për autonomi të Vorio-Epirit.


Ky shkrim paraqet fakte pak të njohura për dy ngjarje paralele, teksa për Greqinë dhe Shqipërinë u krijua një situatë paradoksale në aleancat ushtarake ku ishin inkuadruar.

Mesi i vitit 1960 shënon një sherr të paprecedentë, për shkak të Shqipërisë, mes dy vendeve, Italisë dhe Greqisë, anëtare të Paktit të Atlantikut të Veriut. Po ashtu, mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, anëtare të Traktatit të Varshavës, shpërthen një konflikt, lidhur më të ashtuquajturën autonomi të Vorio Epirit, ku Moska i kërkon Tiranës të plotësojë orekset e Athinës.

Në maj 1960 Italia, në një raport që i drejtonte komandës së NATO-s, përshkruante si territor shqiptar atë pjesë të Greqisë veriore nga kufiri i sotëm jugor shtetëror deri në gjirin e Artës. Në vitin 1960 Hrushovi u takua me Sofokli Venezellosin, politikan i majtë grek. Hrushovi s'ishte kundër konceptit të një autonomie të Epirit grek të Veriut dhe shpresonte të shfrytëzonte pretendimet greke për ta detyruar lidershipin shqiptar të ndiqte vijën e interesave sovjetikë. Shkrimi paraqet fakte pak të njohura për dy ngjarje paralele, teksa për Greqinë dhe Shqipërinë u krijua një situatë paradoksale në aleancat ushtarake ku ishin inkuadruar.


GREQIA E VERIUT, SHQIPTARË 2/3 E POPULLSISË

 

Sipas autorit britanik Ouen Pirsën (Owen Pearson në librin "Albania as dictatorship and democracy: from isolation to the Kosovo War, 1946-1998", London, New York 2006), në maj të vitit 1960, Greqia i dërgoi një protestë të fortë qeverisë italiane ndaj një raporti zyrtar "tejet tendencioz" mbi Shqipërinë, që ishte dërguar nga Shtabi i përgjithshëm italian i mbrojtjes dhe i qarkulluar mes komandave të tjera të NATO-s në selinë supreme, atë kohë, në Paris. Fragmente nga raporti italian u botuan në shtypin grek më 29 maj 1960 dhe që u konfirmuan nga burime zyrtare.

Raporti, i cili i tha se përsërit "të gjitha pasaktësitë e Musolinit", avanconte teorinë "absurde" që provinca greke e Epirit, nga kufiri i sotëm grek-shqiptar deri në pikën e gjirit të Artës, ishte në fakt territor shqiptar. Kjo tronditi thellë dhe befasoi qeverinë greke, e cila asnjëherë nuk kishte hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj të ashtuquajturit "Epiri i Veriut", pra Shqipëria e Jugut.

Raporti, duke folur mbi përbërjen etnologjike të kombit shqiptar, vëren se qytetet epirote të Janinës, Prevezës, Kosturit, Pargës, Konicës etj. ndodhen në Shqipërinë e Jugut, dhe se dy të tretat e popullsisë së Epirit përbëhen nga shqiptarë etnikë "që formojnë elementët më të mirë të zonës".


SENSACIONI


Një e vërtetë pak e njohur ka të bëjë me fillimin e vitit 1960, teksa jo udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha, por disa... "aleatë" në NATO kërkonin shtrirjen e Shqipërisë së Madhe në territoret e sotme greke, shkruan shtypi helen. Më 29 maj 1960 shpërtheu si bombë skupi i gazetarit grek Ilia Dimitrakopoulos, bashkëpunëtor i gazetës "Ethnos", që zbuloi se qeveria e Romës më anë të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë kishte dërguar një letër sekrete në komandat e vendeve anëtare të NATO-s, në atë kohë, ende me seli në Paris.


Dokumenti kishte të bënte me Epirin, që paraqitej i banuar gjithmonë nga shqiptarët. Ky artikull shkaktoi zhurmë në Greqi. Në shumë qytete u zhvilluan mitingje antiitaliane.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora