E marte, 19.03.2024, 05:30 AM (GMT)

Editorial

Ardian Ramadani: God bless America

E premte, 04.03.2011, 09:00 PM


 

GOD BLESS AMERICA

 

Nga Mr. ARDIAN RAMADANI

 

I tërë kombi shqiptar u shokua dhe u mllefos nga vrasja që ndodhi në qytetin e Frankfurtit, respektivisht me vrasjen e dy ushtarëve amerikan, ushtarëve përfaqësues të kombit elitë në botë, të kombit i cili na doli në momentet më të vështira përkrah. Dhe nuk besoj se do të ketë mbetur individë shqiptar që “bukës i thotë bukë e ujit ujë” që nuk do të ishte ndjerë i pikëlluar dhe i mllefosur me këtë akt të shëmtuar. Ajo që më brejti më së shumti është prezantimi i vrasjes kriminele të këtyre dy ushtarëve amerikanë në mediat maqedonase, ku gati se këto media përjetonin kënaqësinë më të madhe nga shkaku se me këtë dëshmohej se ja kush janë shqiptarët, të cilëve amerikanët ju ndihmuan në momentet më të vështira, e ata ja se si ua kthejnë të mirën. Sido që të jetë, unë gjykoj se nuk mund që ky rast të i mëveshët tërë një populli, edhe pse duhet pranuar se sado kudo ky akt i shëmtuar mund të na japë një imazh të hidhur dhe të keq. Andaj ne si shqiptarë, duhet të dënojmë fuqishëm këtë akt të shëmtuar dhe barbar. Institucionet shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri duhet të dënojnë me ngulm këtë akt të shëmtuar duke rikujtuar të tjerët kriminelë dhe vrastar që do të jenë përgjithnjë njolla e zezë e kombit shqiptar. Sidoqë të jetë, kjo vrasje, e cila me vete mund të mbart sekrete të shumta, e pse jo mund ndoshta të ketë edhe prapavijë fetare, unë qëndroj fuqishëm në konstatimin se në dënimin e këtij akti kriminel dhe barbar duhet të merr pjesë çdo shqiptar, çdo asociacion qytetar, çdo institucion shqiptar dhe çdo parti shqiptare. Dënimin më të madh të këtij krimineli i cili fatkeqësisht flet shqip, duhet ta bëjnë Bashkësitë Fetare, e sidomos Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, duke i rikujtuar vrasësve se nuk mund të përdorin arsye fetare ose arsye të tjera për të linçuar nga jeta qenie njerëzore, e më konkretisht njerëz që i takojnë kombit i cili na ndihmoi si kurrë më parë, duke na i hequr perden e robërisë serbe, duke na ndihmuar në integrim në familjen e Aleancës Ushtarake më të fuqishme të botës, në NATO, duke na dalë në ndihmë në momentet ku ekzistonte rreziku dhe dilema që të jemi apo mos të jemi....

Edhe pse viktimat e këtij akti barbar dhe antinjerëzor tani më janë në botën e amshuar dhe nuk mund të kthehen, duhet që qeveria në Kosovë dhe ajo në Shqipëri fuqishëm të shikojë dhe të kontrollojë organizatat e ndryshme fetare që kanë prapavija të ndryshme politike e që janë bërë sfidë e vërtetë për kombin shqiptar në përgjithësi.

Edhe pse nuk besoj se populli amerikan dhe qeveria amerikane do të na shikojnë me sy tjetër tani, kjo nuk do të thotë që jemi të lirë krejtësisht dhe që duhet të jemi moskokëçarës. Ne si shqiptarë duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe të ndajmë këtë të keqe së bashku me kombin mik të përjetshëm amerikan, të përulemi për viktimat e kësaj ngjarje makabër dhe të lëshojmë kushtrimin për ata njerëz fundamentalist ose psikopatë, ose çfarë do qoftë qofshin ata, që mallkimi shqiptar, do ti ndjekë kudo që janë, si dhe që kombi shqiptar nuk pranon në gjirin e tij njerëz vetëm se flasin shqip, ndërsa veprimet i bëjnë kryekëput në dëm të interesave amerikane dhe kombëtare.

Andaj, Zoti e bekoftë Amerikën dhe kombin mik amerikan në këto momente të vështira. Zoti e ndihmoftë kombin shqiptar dhe e bekoftë miqësinë e përjetshme shqiptaro-amerikane. Të lutemi për viktimat e kësaj tragjedie dhe ti dënojmë fuqishëm shkaktar(in)ët e tragjedisë.



(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora