E shtune, 20.04.2024, 12:35 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Tribunë kushtuar 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981

E enjte, 03.03.2011, 08:50 PM


Opinioni shqiptar me kohë është informuar se në Zvicër disa muaj më parë është themeluar Këshilli Organizativ për Shënimin e 30 Vjetorit të Demonstratave të vitit 1981 në Kosovë dhe Mërgatë. Në kuadër të veprimtarisë së vet, ky këshill, veç tjerash ka paraparë organizimin e një tribune në të cilën me referate e kumtesa do të flitet rreth rëndësisë politike-historike të ngjarjeve të Pranverës së Madhe 1981. Tribuna është e hapur për të gjithë veprimtarët, publicistët, historianët, pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë dhe mërgatë si dhe për të gjithë krijuesit e artistët shqiptarë dhe të huaj, punimet e të cilëve do të hedhin dritë mbi ngjarjet e vitit 1981.

 

Qëllimet e mbajtjes së tribunës  janë:

 

• Kumtesat mund të paraqiten nga çdo kush që konsideron se e ndjenë se do të kontribuojë në zbardhjen e atyre ngjarjeve,

• Grumbullimi e kumtesave kushtuar demonstratave të vitit 1981 dhe botimi i një libri nga këto kumtesa,

 

Temat janë të lira, por duhet të jenë domosdoshmërish të lidhura me demonstratat e vitit 1981 si për shembull:

 

 · Si u organizuan këto demonstrata?

 

· Rëndësia e tyre politike dhe historike,

 

 · Pjesëmarrja e femrës shqiptare në këto demonstrata,

 

 · Ndikimi i organizatave ilegale në demonstrata,

 

· Ndikimi i literaturës dhe shtypit nga Shqipëria,

 

· Roli i mërgatës shqiptare në përkrahje të këtyre demonstratave,

 

· Demonstratat e bashkatdhetarëve gjatë vitit 1981 nëpër botë, pasqyrimin e  figurave të veçanta të demonstruesve të vrarë e të plagosur, protagonistë të veçantë të këtyre ngjarjeve etj

 

· Pse këto demonstrata u shpallën kundërrevolucionare

 

· Cili ishte vlerësimi politik i këtyre demonstratave nga organet shtetërore dhe partiake të asaj kohe në Kosovë e ish - Jugosllavi,

 

· Numri i të burgosurve politikë si dhe shumë tema tjera të ngjashme që nuk dalin në asnjë mënyrë përtej ngjarjeve të vitit 1981.

 

.Diferencimi si plagë  e përçarjes dhe prishjes  se familjes ,miqve ,fshatit dhe me gjere si pasoje  nga termi "përçajë e sundo"pas ngjarjeve te vitit 1981 etj

 

Rregullat e mbarëvajtjes së tribunës do të jenë këto:

 

• Kumtesat do të lexohen maximum 10 min,

• Kumtesat do të dorëzohen "Grupit të Tribunës" për shqyrtimin e tyre dhe nëse Komisioni Redaktues i K. O. vlerëson se kumtesa është për botim do të botohet në librin që paramendohet se do të botohet,

 

• Mënyra e paraqitjes së leximit të kumtesave bëhet sipas alfabetit shqip,

• Përparësi në leximin e kumtesave do të kenë pjesëmarrësit që do të vinë nga shtetet tjera si Gjermani, Belgjikë etj,( për shkak të largësisë), si dhe femrat.

• Përjashtime nuk do të ketë për asnjë paraqitës.

 

 

Agjenda e mbarëvajtjes së tribunës:

 

 

• 10:00 Hapja e tribunës nga – Jashar Alia

• 10:03 Rëndësia e mbajtjes së tribunës- Sejdi Gega

• 10:08 Paraqitja e punimeve artistike- Sylë Muja

• 10:20 Mbarëvajtja e tribunës- B. Tahiri

• 10:25 lexuesi i kumtesës së parë N.N

 

• 10:45...

• 13:00-14:00 Pauzë dreke rreth një orë

• 14:00 vazhdim i leximit të kumtesave N.N

• 15:30 Pushim 15 min

• 17:00 Pauzë 15 min

• 17:15 lexim kumtese N.n

 

 

Tribunen do ta udhëheqë Grupi i Tribunes i përbërë nga :

 

 

• Jashar Alia

• Sejdi Gega

• Sylë Muja dhe

• Bejtullah Tahiri

 

Tribuna do të mbahet më 06.03.2011

Adresa:

 

 

Restorant Pizeria- POSTHORN, Züricherstrasse 164, 5432 Neuenhof

Takimi do të fillojë në ora 10:00

Tribunen do ta udhëheqë Grupi i Tribunes i përbërë nga :

• Jashar Alia

• Sejdi Gega

• Sylë Muja dhe

• Bejtullah Tahiri

 

Telefonat kontaktues janë:   0041-79 290 94 92...0041-76 266 75 14... 0041-76 203 02 21

 

Ju mirëpret

Këshilli organizativ

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora