E premte, 19.04.2024, 02:56 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Akademi përkujtimore për dyvjetorin e presidentit Dr. Ibrahim Rugova

E shtune, 19.01.2008, 07:18 PM


DEGA E DARDANVE TË NORVEGJISË MBAJTI AKADEMI PERKUJTIMORE PER DYVJETORIN E PRESIDENTIT Dr. IBRAHIM RUGOVA

Nga Selim Hasanaj

LDD-DEGA NORVEGJI MBAJTI AKADEMI PERKUJTIMORE

Dje me 18.01.2008 me fillim në oren 17.00 në Sarpsborg të Norvegjisë nen patronatin e Degës LDD në Norvegji dhe ne perkujdesjen dhe pregatitjen personale të Kryetarit të kësaj dege zotni Selim Hasanaj u mbajt Akademi Perkujtimore per Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në dyvjetorin e vdekjes së tij. Në një pregatitje dinjtoze dhe në lokalet shumë të bukura të cilat komuna e Sarpsborgut gjithmonë pa pagesë ja huazon Degës LDD gjegjësishtë zotni Selim Hasanaj ishin të pranishem një numer modest i bashkatdhetarve dhe si musafir ishte i pranishem edhe zotni Daut Haxhaj Kryetar i degës LDK per Norvegji ndersa musafir special ishte zëvendës ministri i Ministrisë së pushtetit lokal të Qeverisë së Kosovës zotni Shpend Terdeva. U intonua hymni i dashur i Dr. Ibrahim Rugovës " KUR KA RA KUSHTRIMI N`KOSOVË" dhe salla ishte e mbushur me fotografi të Dr. Rugovës, familjarve të tij dhe miqve të tij diplomat, foto këto të cilat i kishte sjel lë zotni Selim Hasanaj. Të pranishmit paten rastin edhe ti shofin librat komplete të Dr. Ibrahim Rugovës të botuara më 2005 por edhe botimet e para të Rugovës të cilat i kishte sjellë Selim Hasanaj. Akademia u mbajt nen udhëheqjen profesionale të mësuesit të gjuhes amtare per fëmijet shqiptar në qytetin Os , drejtuesit të radios " Zëri i Arbërit" dhe shkrimtarit të mirnjohur zotni Imri Trena. Referues në Akademi ishin Selim Hasanaj kryetar i degës LDD në Norvegji, Enver Seferi nenkryetar i po kësaj dege, Daut Haxhaj kryetar i degës LDK në Norvegji, Imri Trena si dhe zëvends ministri Shpend Terdeva.

Per komisionin per informim të degës LDD në Norvegji
Selim Hasanaj
Kryetar i degës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora