Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


SIDA kërcënim serioz për shekullin e ri

| E diele, 12.03.2006, 06:57 PM |


“Kam ndihmuar njerëz në rrezik e gjithmonë do të ndihmoj njerëzit në nevojë, tek e fundit bëj vetëm punën time”- Gjergj Ndreka. Gjergj Pjetër Ndreka lindi në Shkodër, më 20.07.1947. Kreu shkollën 8 vjeçare në Tiranë e më pas mbaroi shkollën e mesme të mjekësisë 4 vjeçare. Më pas punoi 2 vjet si ndihmësmjek në spitalin e Tiranës. Gjergj Ndreka kreu studimet e larta pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, në fakultetin e mjekësisë, 5 vjet.Mbaroi studimet e larta me rezultate shumë të mira. Më pas u specializua si infeksionist me notën 10-të. Pas specializimit Gjergji ka punuar si mjek për tre vite në kampin e të burgosurve politikë në Spaç. “I ka shërbyer njerëzve pa dallim bindjesh politike, ka bërë detyrën e një mjeku tepër humanitar” – shprehet, për gazetën ‘Sot’, Gimi, një ish i burgosur politik, i cili kishte mjaft respekt për këtë doktor. Një fjalë e urtë thotë: “Dita për punë, nata për gjumë”, por për mjekun tonë të palodhur nuk ka gjumë. “Ka punuar 24 orë pa orar, është gjendur gjithmonë në gadishmëri të punës që e thërriste dhe të njerëzve të sëmurë apo plagosur” – thotë, për gazetën ‘Sot’, bashkëshortja e tij. Në vitin 1977 emërohet në Gardën e Republikës, Tiranë, shef i shëndetësisë, mjek presidence. Gjithmonë ishte në fletë-rrufetë e gardës si mjeku që shpëtoi jetën e shumë oficerëve dhe ushtarëve të gardës. “Mjeku që shpëtoi 10 jetë njerëzish”, është titulli i një artikulli të gazetës ‘Iliria’, në SHBA. Aty nxjerr në pah mjaft qartë profesionalizmin e këtij mjeku. “Doktor Gjergji është një doktor shumë i aftë profesionalisht” - thotë një miku i tij, Franoja. “Më kujtohet një rast në kampin e Ministrisë së punëve të brendshme (kavalishencë), Durrës ku doktori vizitoi një njeri pa mjete, vetëm me vesh dhe arriti të dallojë diagnozën ‘tifo’ tek pushuesi, kjo ishte një sëmundje e rrallë. Mjekët e tjerë kundërshtuan, por me insistimin e doktor Gjergjit u dërgua i sëmuri në Tiranë, ku iu bënë të gjitha analizat dhe doli e njëjta diagnozë, pra ‘tifo’. Ky nuk është rasti i parë, por përkundrazi ka shumë” – vazhdon miku i tij, Franoja. Doktor Gjergji është mjaft i saktë në diagnozën që jep. “Isha i plagosur dhe doktor Gjergji më shpëtoi nga kthetrat e vdekjes. Ishte natë, gjaku rridhte dhe në pak sekonda doktori më ndihmoi duke më dhënë dhe zemër. Nuk do ta harroj kurrë atë skenë, doktori grisi këmishën e tij për të më lidhur plagën, për të më ndaluar gjakderdhjen” – shprehet Arbeni, i cili është shumë mirënjohës kundrejt doktorit. “Për doktor Gjergjin jap jetën, ai më ka shpëtuar nga vdekja mua dhe djalin tim para 2 vitesh. Jo vetëm që është një doktor i talentuar, por edhe njeri mjaft i zgjuar dhe i dashur. E quaj veten me nder që kam njohur një njeri të tillë” – shprehet Toni, një burrë 55 vjeçar. E pra një mjek i aftë profesionalisht, i guximshëm, tepër i vullnetshëm e mbi të gjitha është shumë inteligjent. Gjergj Pjetër Ndreka është dekoruar nga presidiumi i kuvendit popullor me medaljen e Shërbimit Ushtarak më 07.09.1981, Tiranë. Nga viti 1977 e deri 1996 ka punuar në gardë si shef i shëndetësisë. “Detyra jonë si mjek është një detyrë sa e vështirë aq dhe humane dhe unë jam përkushtuar me mish e me shpirt dhe njëkohësisht me pasion këtij profesioni, të cilin e adhuroj” – shprehet vetë doktori, Gjergj Ndreka për gazetën ‘Sot’. AIDS, mjekët janë të “dorëzuar” para kësaj sëmundjeje dhe kurimi është baraz me 0. Kujdes mund të prekeni nga ky virus edhe me anë të pështymës Rreth vitit 1981, pra në shekullin e kaluar u shfaq kjo sëmundje për herë të parë. Kjo sëmundje filloi të përhapej shumë shpejt duke u infektuar një numër shumë i madh njerëzish në mbarë botën. Kjo sëmundje është më e hapur në vendet e Afrikës, por mund të themi se kjo sëmundje është prezente pothuajse në të gjithë vendet e botës. Në Shqipëri rasti i parë, gruaja e parë që bëri publike prekjen nga sëmundja SIDA-s ishte I.P, 36 vjeçare. Ajo vdiq më 5 korrik të vitit 2000 në spitalin infektiv në kryeqytet duke përbërë dhe rastin e njëmbëdhjetë të vdekjeve nga sëmundja e SIDA-s, në Shqipëri. Shqipëria deri në vitet 1990 nuk është identifikuar asnjë rast, pra kemi pasur një Shqipëri sterile. Rrugët e përhapjes së kësaj sëmundjeje janë të ndryshme; rruga seksuale, heteroseksuale, por ekzistojnë dhe rrugë të tjera siç janë: me anë të veglave mjekësore,(shiringat, gërshërët etj) që nuk sterilizohen siç duhet dhe njerëzit bien viktima të këtij moskujdesi. Një rrugë tjetër e përhapjes së kësaj sëmundjeje është nëpërmjet transfuzioneve të gjakut.

A mund të transmetohet kjo sëmundje me anë të pështymës?
Deri tani akoma nuk është verifikuar asnjë gjë e tillë, por mendohet se nëse mukozat e gojës janë të traumatizuara mundet të kalojë infeksioni. Mendohet që mushkonja mund të transmetojë nga njeriu që është i prekur nga kjo sëmundje tek një njeri tjetër që s’është i prekur me anë të pickimit.


Cilët njerëz janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje?
Njerëzit më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë moshat e reja, kryesisht adoleshentët, emigrantët, njerëzit që përdorin drogën, njerëzit që përdorin alkoolin (sepse mund të veprojnë pa koshiencë), njerëzit që nuk bëjnë një jetë të rregullt familjare dhe njerëzit me perversione seksuale. Në Shqipëri rastet me AIDS shtohen dita – ditës, por është e vështirë për të diagnostikuar rastet dhe për të thënë një shifër ekzakte se sa janë të prekur nga kjo sëmundje, pasi edhe ato që zbulohen diagnostikohen rastësisht. P.sh një njeri vjen për të dhuruar gjak dhe kur bëhet testi i gjakut del që dhuruesi është me AIDS. Spontaniteti diagnostikon këtë sëmundje.


AIDS
Rasti i parë i HIV/AIDS në Shqipëri u raportua në vitin 1993. Numri më i madh i rasteve është në grupmoshat 20 deri 40 vjeç. Mbi 82 përqind e të infektuarve me HIV janë të papunë, 65.7 përqind janë emigrantë dhe 65 përqind nuk kanë pasur arsim të rregullt. Një raport i lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe UNICEF, thotë se sëmundja kërcënon veçanërisht popullsinë e lëvizshme. Kjo përfshin të kthyerit, emigrantët e punës, emigrantët nga fshati në qytet, refugjatët, njerëzit e zhvendosur, viktimat e trafikimit, punonjësit e tregëtisë së seksit dhe punonjësit humanitarë.

Sot