E shtune, 20.04.2024, 02:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Curd Jürgens (1915–1982)

E hene, 28.02.2011, 08:58 PM


KURT JYRGENS (1915-1982)

 

Nga Halit Bogaj

 

Edhe Kurt Jyrgens është ndër aktorët më të shquar gjermano-amerikanë i cili la gjurmë të pashlyera në artin filmor.Që nga mosha e tij rinore shihej se Kurt Jyrgens kishte prirje për asrtin e shtatë dhe të gjithë ata që merreshin me film e dinin se ai do të bëhej një aktor i përmasave internacionale.Në fillim ai kishte punuar si gazetar, gjersa e kishte njohtuar gruanë e tij të parë me emrin Luiza Basler e cila filloi ta angazhonte në disa role në kinematografinë gjermane.Edhe Kurt Jyrgens bënte pjesë në grupin e shoubiznismenët më të shquar filmorë, por që ishte në kundërshtim të madh me nazifashizmin gjerman për çka edhe dërgohet në kampet e përqendrimit nga vetë Dr.Gebelsi, duke pasur një ngjashmëri të madhe edhe me ikonën tjetër – Marlen Ditrih e cila e urrente hitlerizmin dhe ideologjinë pushtuese të tij.Sigurisht se nga një rrjedhim i tillë aq barbar, Jyrgens luante pa hezitim edhe në çdo film antinazist kur i jepej rasti ose i ofronin role të tilla.Jyrgens u bë figureë inernacionale filmore, pikërisht me filmin”Gjenerali djallëzor”/1955/, për të vazhduar të luante në një numër të madh filmash në uniformën gjermane dhe për të realizuar role të shkëlqyera që mbahen mend vazhdimisht.Ngase ishte edhe një bukurosh dhe një mashkull simpatik, atij i flenin edhe shumë role të mashkujve të tillë, siç ishte edhe Mihaillo Strogovi i popullarizuar.nga filmi homonim.Siç e dinë të gjitha ata që e kanë shikuar filmin “Engjulli Blu”, një version i dytë me Kurt Jyrgeensin dhe Mej Britin, aktori në fjalë kishte realizuar një rol të thellë dramatik që shkëlqen akoma si një e arritur kulminante filmore.Edhe Jyrgens realizoi një rol të paharruar, ashtu si Emil Janings nga versioni i parë ku luante edhe e madhja – Marlen Ditrih. “Engjulli Blu”i tij ka mbetur ndër realizimet dhe kryeveprat më kryesore me të cilat është ngritur në kulmet më të larta.Sa i përkiste rolit të profesorit të dashuruar në një femër të kafeneve të natës, mund të thuhet se Jyrgens ishte edhe më i mirë se Janingsi ngase na e dhuron një rol plot dhembje shpirtërore të cilat e bënin  shikuesin që të qante.

Edhe Kurt Jyrgens krijoi kryevepra të dalluara filmore me të cilat ka mbetur i paharruar në historinë e artit të shtatë.Ai realizoi një numër të konsideruar të trimave, heronjve, dashnorëve dhe tragjidianëve të njohur.Me një mjeshtëri të posaçme arrinte që të hynte në shpirtin e personazheve të veta, ashtu siç ka ndodhur ta shihnim në një varg filmash dhe çdo film i tij na bënte kurreshtat.Ai interpretoi edhe disa role specifike si në filmat:”Heronjt e lodhur” dhe“Rreshteri Shtajner” në të cilin luante bashkë me veteranin tjetër – Riçard Barton.Për”Heronjtë janë të lodhur” merr edhe një shpërblim në Festivalin filmor të Venedikut.Në vazhdim po i japim edhe disa tituj filmash të Kurt Jyrgensit, siç janë:”Beteja e ashpër”, “Kagliostro”/1975/, “Spiuni që më dashuroi”/1975/, “Foli Berzher”/1976/, “Të pasurit dhe të respektuarit”/1977/, “Raketat Kruz”/1978/, “Rreshteri Shtajner”/1978/,”Patrioti”/1979/, “Golden gërll”/1979/, “Vetëm Zhigollo”/1979/, “Fle Në vdekje”/1979/ dhe “Teherani ‘43”/1981/.Kurt Jyrgens vdiq në vitin 1982 duke lënë pas vetes 100 role të llojllojshme filmore, por edhe një vend të zbrazur në plejadën e aktorëve më të mëdhenj botërorë.Në çdo film që luante dukej se shkëlqente sërish, duke u bërë gjithnjë e më i madh dhe më interesant me rolet e tijtë fuqishme .Edhe Kurt Jyrgens bashkëpunoi me aktorë të shquar si:An Margret, Mej Brit, Romi Shnajder, Maria Shell, Lili Palmer, Piters Selers, Brus Dern, Zhan Srve, Riçard Barton, Stefan Odri, Piter O’ Tul, Dalia Lavi dhe me shumë emra të tjerë të njohur.Krijimtaria e tij filmore sfidonte shumë regjisorë të mëdhenj të cilët e njihnin për mrekulli talentin e tij të lindur nga vetë natyra dhe regjisorë të ndryshëm ishin të interesiar që ta angazhonin sidomos në filma luftarakë, siç ndodhte shpesh gjatë karierës së tij të lavdishme dhe të begatshme.Ai luante edhe në zhanret aventuristike dhe aksionale, duke mos mbetur prapa roleve të tjera të theksuara më lart.Në fund duhet të theksojmë se edhe Jyrgens bënte pjesë në figurat më markante filmore të cilat realizuan kryevepra të pavdekshme në artin e shtatë.Ai ishte ndër ata aktorë gjermanë që punonin me përkushtim të madh në mbarëvajtjen e artit filmor, duke realizuar disa nga filmat e tij të shumtë edhe në vende të ndryshme të botës.Bashkëpunonte ngusht me të gjithë ata që ishte në lidhje të drejtëpërdrejt me një qëllim të vetëm që filmi të ishte sa më cilësor.Me këtë emër të paharruar dëshironin të punonin edhe regjisorë të mëdhenj ngase kishte aftësi të posaçme për t’u bërë sa më autentik me rolet e veta të llojllojshme.I kishte hije edhe uniforma e officerëve gjermanë dhe çdo film që e realizonte e kryente me përkushtim të paparë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora