| E hene, 06.03.2017, 09:55 PM |
Duke ju uruar 7 Marsin, Diten e Mesuesit
PROFESORI I SHKELZENIT
-KUSHTUAR MESUESIT VETERAN, SOKOL ZMAJLI (OSMAJ)… -
“…Kendoma kangen sa t’jam gjalle,
Se kur te vdes,mos t’qofsha fale…”
-popullore-
Shenim: Ky Cikel me vjersha eshte nxjerr nga libri “Duhama e Valbones”, qe publicisti shqiptar-amerikan Zeqir Lushaj, redaktor i Pergjithshem i revistes ZemraShqiptare ka botuar ne Tirane, ne "Kristalina KH", 2016
HYRJE PER CIKLIN
* * *
Per sakrificat e madha te mesuesve,
Modelin e Sokolit,
Po marr si shkas,
Me simpati shikoja,studentin at’here,
Qe dhimbja e ndoqi,
Gjithe jeten pas !
* * *
SI NE LEGJENDE !
-Parathanie e Pasthanie,per kete Cikel-
…!
Sokol Zmajli i Berbatit !
Subjekt i nje filmi,
Mjaftojne imazhet,pa fjale,
Me gjeni ne tere Globin,
Nje rast ? Nje rast,ku mesuesi,
Shkon ne shkolle me kale !!
…!
1.MUND TE PYESNI
Cikel,(nje portret),me vjersha,
Lexuesite e nderuar le ta dijne,
Ndjesite e mia,ma te sinqerta,
Ndaj emrit te mesuesit te mire.
Per sa do te lexoni ma poshte,
Qe peshen e duhur me e pas,
Pyetni,kur te shkoni ne Gash .
…!
Permendeni mesues Sokolin,
Do e kuptoni,keni thane shume,
Do te ju kujtohen keto vjersha,
Qe sot, po i lexoni nga Une !
./.
2.MYSAFIRI-STUDENT
-“Varur”,ne kujtese femijerie…-
Mbramje e ashper e atij dimri,
Pak pas viteve ’60 e dicka,
Hapa deren e kulles,ne muzg,
Tre “burra bore”…,si ata !
Me fshise kafnjerri,ne koridor,
Te tre studentet,u pastruan pak,
U rikthej shpirtin,vatra e ngrohte,
Bisedat me baben,zjarri bubulak.
…!
Dy dite rruge, Gurit te Kuq,
Per te familja, per Vitin e Ri,
Qafa e Malit ,ish e bllokuar,
Neser-vone,arrijne ne shtepi !
Nje nate, e paharruar dimri,
Mysafire,ne nje mot te zorshem,
Sokoli-flokebardhe,me 4 femij,
Vertete,asht student ne
Prej te epres,strehe te Shkelzenit,
Per te rinjte e sotem,ndoshta “cudi”,
Sfida e cdo kohe, pasjoni i Njerit .
…!
Per sakrificat e medha te mesuesve,
Modelin e Sokolit ,po e marr si shkas,
Me simpati shikoja, studentin at’here,
Qe dhimbja e ndoqi,gjithe jeten pas !
./…
3.DHANDERR KOKEULUR
“Ma mire nje mik,se nje ceflik”,
Keshtu thote,nje fjale e vjeter,
Jo rralle ndodhe, e kunderta,
Jeta,rezervoka,dicka tjeter !
Grueja-shpate,e mesuesit Sokol,
Azize Ahmetja,emin e ka pase,
Bije,e Biberajve “mbrapshtana”, *
Dy gure-thone,si lanshin bashke!
E njoh mire ate grua,qysh femi,
Imazhi i saj ,kurr nuk me hupe,
E kujtoj ,me respekt ate emer,
Kunaten,e motres time-Ruke !
Koha
Bija e Biberajve,”folke vet”,
Mes dy zjarresh,Sokol Zmajli,
Familja…,e puna ne Hyqymet !
…!
Njeri i forte,vertete nje burre,
Si dhander,ndihej “kokeulur”,
Ama,kurre nuk e dha vehten,
Perpara kerkujt ,nuk u ba ure !
./. *Biberajt-nje familje e mirenjohur e Tropojes.(Ish) te persekutuar politike.
4.BASHKE ME MONIZMIN
Nje jete…, i nderuar,i pafjale,
Ne Berbat,Babine e Kerrnaje, *
I mbijetoi (drejte) Diktatures,
Nje fjale te keqe,pa e lane.
Pensionimi i pare…i Sokolit,
Binjak me monizmin,(si cudi),
Edhe pse e kishte moshen,
…Nuk i pati shume hijeshi !!
…!
Shkolla mbeti pa mesues,
Ndergjegj-ja e thirri mesuesin !
Burrat,i kerkon vendi,
Ta cojne,ku duhet hudutin ! *
Nuk duhet (shume) politike,
U gjet nje zgjidhje “fshatce”:
-Sokolin e kemi,per kete dite.
…!
Per zotni-mesues- Sokolin,
Gjithcka tjeter ishte nje hic,
Oferta,e ka vec nje randesi,
Shkolla,hapur, huhej te ish !
./.
*Fshatrat,ku ka sherbyer me shume Sokol Zmajli.
*Hudutin=kufinin.
5. PROFESORI…ME KALI !
…!
Paraqitje burri,sadoqe plak,
Monument-skulpture e gjalle,
Ashtu si Shkelzeni-perballe !
Gatoi kalin,(at’ mundesi
Me nje ditar nensqetull,
Drejte shkolles u
…!
Sokol Zmajli ,i Berbatit !
Subjekt i nje filmi,
Mjaftojne imazhet-pa fjale,
Ma gjeni,ne tere Globin,
Nje rast ? Rast, ku mesuesi,
Shkon ne shkolle,me kale !!
…!
Disa vjet ,e kryeu ate detyre,
Ashtu sic dinte mesues Sokoli,
Prap e goditen…, prap nuk foli !
./.
6. DRYNI NE DERE !
- Ne plotesim te “standarteve” per integrim me Europen-
Nje dite,krejt papritur,
Kur ra ne oborr te shkolles,
Trishtim i mesuesit veteran,
Ja duk vetja…,ne anderr,
(Anderr e keqe!),
Ne nje gjume te rande !
U zverdhe “profesori”,
Ju nda fryma,
Si rralle ne jete…,
Nuk ju besonte syve,
Shkruar tabela-shqip…(!!),
Shkronjat,qe i bekoi vet !
-Ndal ,
-Foli ,dryni ne dere!
Shterngoj frerin e kalit!
Lexonte me rrenqethje …:
-Shkolla,prone private…,
-Ju kthye pronarit…!!
Me syte mjergulluar,
Mbeshteti koken ne oblluk:
-…Ktheu mbrapa!…-Hup !
…!
U shemb Shkelzeni,
Mesuesit,i ra mbi krye,
-Duhet me u kthye !!
Po kali ? S’kthehej kali!
Vertete, per tu cudite,
Donte pushimin,si perdite !
Perplaste kembet ne toke,
Sert, hingellinte:
-Kujdes ! –Je,ne prite !!
…!
Per hire te te vertetes,
(Pse nuk jam prokuror),
Ky eshte,realiteti i jetes!
Pushteti , (gjoja,i Tij ) ,
(Veteranit-pensionist),
Ish i persekutuar politik,
Guxoj t’ja mbylli shkollen,
Ne plotesim te “standarteve”,
Per integrim me Europen !!
./.
7.ARRATISJE…,NE DEMOKRACI (!)
Kjo bote…,sa befasuese,
Shpesh here,deri ne cudi.
E vetmja rruge e mbetur:
-Profesori …,ne arrati !
Nga Kulla e Zmajl Arifit,
Trimit te Gashit,fanolist,
(Makarenko i Shkelzenit), *
Drejt Qafe-Morines,u nis…!
Tek Lisi i Berbatit,ndali kalin,
U kthye mbrapa,…po kqyre !
Syte ju mjergulluan kah ahishta,
C’fare ti thoshte? -Lamtumire !
…!
Me peshen e jetes,dikur,
Arratisja e miqve-problem !
Po sot,moj Azize Ahmetja: *
-Eksodi i kohes,si po te vjen!?
…!
Keshtu,nuk i kishim fjalet,
E deshem jeten,pa arrati,
Kallxom,i dashur pushtetar:
-A jemi,a nuk jemi ne liri ?
./.
*Makarenko,profesori i famshem,qe ka vene bazat e pedagogjise
*Azize Ahmetja,bije e Biberajva,gruaja e mesues Sokolit,ka vdek ne dhjetor,1986.
8. …JETA E MESUESIT
-Lufte,kunder analfabetizmit,ne dy sisteme politiko-shoqrore-
…!
Kish mesuar,nga,
Histori e Pedagogjise,
(Edhe) profesorin e famshem:
-Makarenko !
Ndaj,
“Poema Pedagogjike”,
Shpesh,ne kujtese i vjen.
Tek punonte,
Kunder analfabetizmit,
(Ne dy sisteme politike-shoqrore!),
Nen hijen e ,
Malit te Shenjte,
(Shkelqen) = Shkelzen !
* * *
Poshte e lart,mire apo keq.
I nderuar,apo,(qofte larg),
Fund pusit !
Poeme pedagogjike,
Ishte dhe mbetet,
Vet-Jeta e mesuesit !
./.
9. LETER E HAPUR
- Ministrit te Arsimit te Kosoves,zotit Rame Buja -
…!
Zotni Minister i Kosoves!
Qe’ ky burre-simbol-flori,
Jeton ,vitesh ne Kosove,
Qe’,kjo eshte adresa e tij ! 1)
Do te me falesh, i nderuar!
Mesues Sokoli i Shkelzenit,
Asht miniere ari,e mbyllur,
Si kallukanxha,mes jezerit!
…!
Arsyetimet,jane te shumta,
Une,mund te gjeje nje dyzine,
…Aresimi… ,eshte autostrade,
Me forte se,Durres-Prishtine !
…!
Nuk jane edhe aq interesante,
Njoftimet,(vetem),per korrupsion,
Ta naltojme shembullin e rralle,(si),
Profesorin e Shkelzenit-Sokol !
* * *
Te lutem minister i ri i Kosoves,
Gjeje kohen,nderoje kete Njeri,
Ne shtetin-Ame,kemi halle tjera,
Bane ,(edhe) per Mue,kete burrni !
./.
1)Familja Osmaj,
Lagj-ja “Deshmoret e Kombit”, nr 10,
Baballoq – Decan, KOSOVE
10.KA ME ARDHE DITA
-Propozoj qe,kurdo te rihapet ajo shkolle,te marre emrin e Tij…-
Une,nuk jam krejt profet,
Se si vjen jeta,nuk e di,
Berbati do kete nje shkolle,
Ndryshe,nuk ka mundesi.
C’ka bjen e nesermja,
Kerkush,nuk mund te flase.
Cohet,Ndrec Ndue Gjoka?
Edhe (kjo),mund te ngjase.
…!
Edhe (nese) “Komisari i Drites”,
Mund te kthehet ne Shkelzen,
Sa profesor Sokoli ,(i vendit),
Aty…,kerkush nuk vlen !!
Nje dite ,ajo shkolle do te hapet,
Kete e besoj ,me shume siguri,
I takon emri ,“Sokol Zmajli”,
I kerkoj falje pronarit,me tapi !
./.
11….”KUR TE VDES,
MOS T’QOFSHA FALE…!”
-Nje prof. i nderuar, i meriton edhe keto vargje…-
…!
Nje kange e vjeter,ashikase,
Mes te dashurve,i ka keto fjale:
“Kendoma kangen,sa t’jam gjalle,
Se kur te vdes,mos t’qofsha fale…”.
…!
E…,Sokol Zmajli,thelle ne pleqri,
Nuk e di, si ndjehet ne Kosove?
Fjalet e mia dalin nga shpirti,
Fjala e mire,kurre nuk asht vone !
….!
Per ymrin,nuk duhet me thane gja,
Jashte kompetencave-nuk shkon,
Ndoshta vdesim, para Sokolit,
Une,qe shkruaj,e,Ti qe po lexon!
./.
12.MOS MA (PARA)GJYKONI KETE CIKEL
Mos ma (para)gjykoni ,
Kete cikel me vjersha,
A thue ,keq,
Apo ,mire, e shkrojta?
Mbani mend,Sokolin,
Profesorin ne kali,
Them se,kete shembull,
Nuk e ka krejt Bota !!
./.
13.UNE,THEM SE…!
-Ndoshta,qetash ,aty,asht’ ka rinise jeta !-
Nga buza e Valbones,
Disa fshatra ne at’ shpat,
Deri,ne rreze-Shkelzen,
Me sy,te doket ngat !
Krejt,e epra,nder shtepija,
Mbi Berbat,ne mes ahishte,
Turistike…,edhe e “dyshimte”,
Ajo kulle,do te doket ndryshe !
Ate fllad-bjeshke,plot oksigjen,
Mesuesi,u detyrua ta braktise!
(…! Une,them se…: ! ),
Ne thember te malit - Shkelzen,
Rishtas,jeta,perseri do te nise!
./.
14. ME DY FJALE
-Poemth’,ne gjashte rrjeshta…-
* * *
Nje jete, me sakrifica,
Ne vend te vet,
I harruar !
Eshte “Mesues i Popullit”,
Packa,se,
I padekretuar !!
* * *
15….NESER !
…!,
Jo edhe shume larg,
Edhe ne Shkelzen,
Do shkoje asfalti,
Do hyje Interneti.
Them se,
Do ta arrijme diten,
Kur te kete edhe teleferik,
Ne at’ kamp pushimi- Acik !!
Do te kete biznese,
Ashtu si dhe ne fusha,
Bylmet bjeshke e geshtenja,
Kosha me molla kuqulushka ! *
…!
Per keto,e te tjera,
Mundesia dhe koha po vjen.
Punoi per to edhe Mesues-Sokoli,
Ne ahishten e shpesht,nen Shkelzen!
./.
*Kuqulushka=molle karakteristike e rretheve te Gashit,Tropoje.
./.
Nju Xhersi, USA, Mars 2011
E-maili: ZeqirLushaj@msn.com