E merkure, 24.04.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Editorial

Xhafer Leci: Luftëtari i lirisë nuk mund të jetë terrorist!!

E premte, 18.01.2008, 03:43 AM


Arkivore

LUFTËTARI I LIRISË NUK MUND TË JETË TERRORISTË!!

Reshat Sahitaj në fejtonin e vet në tri vazhdime te “Epoka e Re”: 26, 27 e 28 nëntor

2002, bën një skandal të papresedencë kundër dëshmorit tonë Vehbi Ibrahimit!!

Shkruan: Xhafer Leci

Xhafer Leci
Lexuesit të vëmendshëm nuk mund t’i shpëtojë skandali që bën Reshat Sahitar, në stilin e njohur: duke dashur t’i ngjisë vetulla, ia nxjerr sytë! Kështu, në vazhdimin e fejtonit në fjalë, më 28.11.2002, f. 7, ai shkruan: “VEHBIU DONTE TA HELMONTE BEOGRADIN E KRALEVLËN”-(!!!) Të vjen në këtë përfundim të këtillë absurd, më bën te dyshoj simund të shkruaj kështu një gazetar, sepse kjo nuk është në natyrën shqiptare, nuk është në psikologjinë e shqiptarit që të bëjë hakmarrje kolektive!? Luftëtari i lirisë, nuk mund të jetë edhe- terrorist!- sepse, me aktin terrorist, ai pushon të jetë patriot! E kur është fjala për një personalitet të tillë, publikisht të njohur, sikur Vehbi Ibrahimi, del krejtësisht qesharak, sepse t’ia veshësh një gjë të tillë një figure kombëtare, nuk e pranon asnjë logjikë e shëndoshë në botë përgjithësisht, e në veçanti nuk e pranon logjika as psikologjia shqiptare.

Kështu, edhe me rastin e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Vehbi Ibrahimi, në Uglar të Gjilanit, më 1 prill 2002, ku fjalën kryesore ia kishin lënë Reshat Sahitajt, kur dihet se kryetar i Besëlidhjes Demokratike Shqiptare në Kosovë dhe në Mërgatë ka qenë dhe ende është Emin Fazlija!?! (alias Emil Kastrioti).Prandaj, Reshat Sahitajt, duhet shtruar këtë pyetje: me atë rast a ka qenë i ftuar Agim Çeku dhe a e di ti pse s’ka marrë pjesë, përderisa zakonisht merr pjesë në raste të ngjashme? Apo mbase Vehbi Ibrahimi ishte një antikomunist dhe shokët e tij po ashtu ishin antikomunistë, si p.sh.: Rifat Kolëgjini, i cili drejtonte Partinë Lidhja e Parë e Prizrenit; Xhafer Deva drejtonte Lidhjen e Dytë të Prizrenit, që në Belgjikë e drejtonte Hamëz Devetaku (Plaku i Maleve0: kurse Enver Duraku drejtonte Partinë Agrare, si pjesë e Legalitetit në Belgjikë; Muharrem Bajraktari, kolone i Mbretit Zog, ishte mbikëqyrës i të gjitha këtyre; Jusuf Selenica udhëhiqte Partinë e Ballit Kombëtar për Belgjikë; Enver Hadri udhëhiqte Partinë Rezistenca Kombëtare, me organin “Zëri i Kosovës” më 1974;Vehbi Ibrahimi e drejtonte Besëlidhjen Demokratike Shqiptare për Belgjikë.

Po ashtu ngatërrues del edhe te fejtoni “Vrasja e ambasadorit jugosllav, tregim për Musa Hotin”, po te e njëjta gazetë, më 28, 29, 30, 31 janar 2003 dhe më 1 shkurt të muajit vijues ku përmendet aktiviteti i UDB-së dhe anashkalohet aktiviteti i Sigurimit të Shqipërisë në veçanti e Mërgatës shqiptare. Reshat Sahitaj, edhe pas informatave të veta, për Jusuf Mullahun, të deleguar nga Tirana për ta shkatërruar mërgatën shqiptare, i cili edhe arriti ta përçajë deri në prishje midis vete, i cili nuk linte gjë pa sharë tiranin dhe sistemin e atjeshëm, ktheht në Tiranë dhe pritet në audiencë nga vetë Enver Hoxha!!! Po ashtu nuk i mjafton as fakti për dërgimin e shkrimtarit Nasho Jorgaqi dhe romanin e tij në dy vëllime “Mërgata e Qyqeve”, kur dihet se ky ishte libri më përçarës dhe më destruktiv i mërgatës dhe çështjes shqiptare!?!

Sikur të ishte Vehbi Ibrahimi sot gjallë, shok me Hysen Terpezën e Metush Krasniqin dhe të gjithë ata veprimtarë djathtistë që u përmenden më lart, po ashtu bashkë me Vehbi Ibrahimin, Vehbi Ibrahimi nuk do të lejonte të shkruhej për të ashtu, e as te gazeta majtiste “Epka e Re”.

Është interesant të theksohet se si Reshat Sahitajt “nuk i kujtohet”: Emin Fazlija, Gani Azemi, Ramadan Gashi etj., të cilët ishin bashkëpunëtorë të pandashëm të dëshmorëve Vehbi Ibrahimi dhe Enver Hadri!?! Më vjen keq që s’kam mund të marr pjesë në varrimin e dëshmorit Vehbi Ibrahmi, për arsye se ato ditë isha në Kosovë. Ndërsa në varrimin e Enver Hadrit kam marrë pjesë me shumë shokë, me një autobus nga Esslingeni në Gjermani. Këtë organizim e pati bërë veprimtari i njohur, zotëri Nami Ramadani nga Tetova. Zotërinjtë Gani Azemi dhe Ramadan Gashi kanë qenë organizatorët kryesorë në varrimin e dëshmorit Enver Hadri, të cilët gazetari Reshat Sahitaj nuk i zë ngoje fare!?!

Dëshmorin Vehbi Ibrahimi e kam njohur personalisht qysh nëvitin 1971 në qytetin Kufstein të Austrisë, ku punonte në hotelin”Breittenhof” në Thirse, vetëm nja 7 km larg qytetit Kufstein.

Në vitin 1971 biseduam bashkë me Vehbiun për çështjen kombëtare, pasi mori vesh se isha pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 në Gjilan, ai shprehi dëshirën të bashkëpunonte edhe me mua, sikur edhe me të rinjtë e tjerë dhe ma rekomandoi gazetën "Zëri i Popullit" cila vinte me post nga Tirana,sa për informim, ngase dihet se çfarë ishte ajo, porse ishte zor të gjeje diçka nga shtypi djathtist. Dhe në fund, as duhet të na çuditin sjelljet e këtilla të Reshat Sahitajt, tek kujtojmë se çka e këshillonte zotëri Ali Ahmetajn, kryetar i Partisë Demokratike për Integrim në Maqedoni: që të mos e kopjojë dr. Ibrahim Rugovën, sepse nuk do ta lante as Vardari. A mos ke menduar se Ali Ahmeti është dashur ta përpilonte një listë për likuidime fizike edhe të intelektualëve shqiptarinë Maqedoni, ashtu si bërën disa intelektualë në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës!?!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora