E enjte, 28.03.2024, 11:39 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ismet Beqiri, Sekretari i LDK-së: Duhet të kërkohet falje për heqjen e fotografive

E premte, 25.02.2011, 06:28 PM


Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka shprehur revoltën e partisë lidhur me veprimin e djeshëm të ministrit të sapoemëruar të Kulturës, Memli Krasniqi, i cili kishte hequr nga holli i kësaj ministrie fotografinë e ish- presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe humanistes së shquar shqiptare, Nëna Terezë.

Në një konferencë për medie Beqiri ka lëshuar një varg kritikash dhe ka thënë se veprimi i ministrit Krasniqi ishte i papërgjegjshëm dhe është fyerje për institucionet e Republikës së Kosovës.

"Fyerje për historinë më të re të Kosovës, fyerje për botën e kulturës shqiptare, fyerje për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në veçanti, fyerje për familjen e nderuar te Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Heqja e fotografisë se Nënës Terezë është fyerje për simbolin e shqiptareve në botë, për figurën më të madhe shqiptare në botën perëndimore, fyerje për simbolin e përkatësisë dhe të përcaktimit perëndimor të shqiptareve, mbi të gjitha është fyerje për figurën e madhe të humanistes botërore", ka thënë ai.

Madje, Beqiri duke shprehur qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë çështje ka kërkuar që kryeministri të distancohet nga ky veprim i pamatur dhe të marrë masa që të kthehen fotografitë e simboleve historike të vendit.

Ai tha se nëse nuk kërkohet falje dhe nuk bëhet kthimi i fotografive, atëherë LDK-ja do të kërkon nga kryeministri dhe Kuvendi shkarkimin e ministrit Krasniqi.

"Nëse i njëjti nuk e bën këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës do kërkojë nga Hashim Thaçi dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës shkarkimin e tij", ka thënë Beqiri.

 

Rikthehen fotot e Rugovës e Nënës Tereze

 

Një vendim të pashkruar i ministrit të Kulturës Memli Krasniqi për të hequr nga holi i Ministrisë së Kulturës fotografitë e presidentit Ibrahim Rugova dhe Nënës Tereze, duket se është "shfuqizuar" nga vetë ai. Burime tona nga Minsitria e Kulturës bëjnë të ditur se fotografitë e presidentit Ibrahim Rugova dhe nënës Tereze janë rikthyer përsëri në të njëjtin vend ku kan qëndruar më parë në Ministrinë e Kulturës. Këtë e ka bërë të ditur edhe edhe vetë ministri Krasniqi përmes një komunikate për shtyp.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora