E premte, 19.04.2024, 12:29 PM (GMT+1)

Editorial

Mark Berisha: Kosova - në Evropë pa të krishterë!

E premte, 25.02.2011, 08:59 PM


Kosova - në Evropë pa të krishterë!

 

Ka disa vite që PDK si pjesë e qeverisë së Kosovës i ka vënë vetes ,,detyrë'' dhe ,,mision' që të angazhohet për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Pra, në dy struktura perëndimore të cilat janë të dominuara nga popullata e krishterë.

 

Shkruan: Mark Berisha, Prishtinë

 

PDK tradhëton PSHDK

 

Me 11 nëntor të vitit 2010, në prag të zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën me 12 dhjetor të po atij viti PDK lidhi koalicion me një parti të vetme-me PSHDK. Marrëveshja ishte që në rast se PDK do të mandatohej që të formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës, atëherë PSHDK do të përfaqësohet në po atë qeveri me më së paku një ministër dhe dy zëvendës-ministra. Kjo gjë bëri bujë në mediat vendore dhe ndërkombëtare në kuptimin se PDK po inkorporon në vetvete elementin shqiptar të krishterë, për çka ajo nuk mund të lëvdërohej në të kaluarën, pasi që ishte ndër partitë e vetme në Kosovë që në kryesi kurrë nuk ka pasur një shqiptar të besimit katolik, edhe pse në luftën e udhëhequr nga UÇK me qindra të tillë kanë luftuar për çlirimin e Kosovës dhe një numër i tyre ka dhënë jetën për atdheun e përbashkët. Por, çfarë ndodhi me të vërtete pasi që përfundoi procesi i zgjedhjeve? PDK ,,harroi'' se ekziston një koalicion me nje parti tjetër. Ndoshta kjo nuk është dhe aq e çuditshme pasi që në shumicën prej partive tona politike brenda ,,llojit'' të vet kishte aq mashtrime, favorizime dhe pabesi.

 

Kush është lobuesi më i mirë për përafrimin me Evropën?

 

Qeveria e re e Kosovës tashmë është zgjedhur. Me tërë forcën deklarohet se intergimet në BE janë prioritet nacional. Jam shumë i vetëdijshëm se njeriu nuk ka mundur të zgjedhë emrin sepse ai na është vënë nga prindërit atëherë kur ishim foshnje. Por, mendoj se emrave të ministrave të Kosovës si Hajredin, Ramë, Bajram, Enver, Mahir, Bedri, Ferid, etj do ju bënte nder edhe ndonjë emër ministri si Zef, Gjergj, Marjan, Janez, Anton, Robert, Gegë, Mark apo Lazër. Të mos flasim se sa evropian tingëllojnë emrat Behgjet, Jakup dhe Hashim. Loja fëmijërore e Ministrit të ri të Kulturës, Memli Krasniqit i cili përdhunoi figurën e Nënë Terezës në mënyrën më të ulët dhe më primitive është tregues se një pjesë që qeverisë sot me Kosovën propagandojnë perëndimin e në të vërtetë do e dëshironin lindjen. Ndosha elementin e krishterë në Kosovë kjo qeveri para Evropës ka menduar ta ,,përfaqësojë'' me Nenadin dhe Radojicën, të cilët në këtë rast i konsiderojnë më të afërt se demokristianët e Kosovës që flasin, jetojnë, frymojnë dhe vdesin shqip.

 

Quo Vadis PDK?

 

Nëse Kosova pretendon se i përket civilizimit perëndimor dhe se do të jetë pjesë e botës demokratike atëherë duhet të marrë shembull Shqipërinë e cila që nga rënia e komunizmit gjithmonë ka pausr në njërën nga tre pozitat më të larta shtetërore (president, kryeparlamentar apo kryeministër) një të krishterë-katolik shqiptar. Poashtu duke marre në konsideratë të dhënën se duket se bisedimet teknike Kosovë-Serbi mund të mbahen në Bruksel, do të ishte shumë me rëndësi që në krahun e djathtë të Edita Tahirit të jetë një politikan shqiptar katolik nga Kosova. Për të riparuar injorimin dhe cinizmin në raport me partnerin e koalicionit, PDK do duhej ndarë PSHDK së paku katër zëvendës-ministra si dhe duhet, nëse jo kërkuar falje, atëherë të shprehë keqardhjen për ,,harresën'' dhe mospërbushjen e premtimeve publike. Në të kundërtën, mund të ndodhë që PSHDK të shpallë publikisht të vdekur marrëveshjen me PDK dhe ta varrosë atë simbolikisht në një gropë të zezë duke e djegur atë letër me nënshkrimet e Hashim Thacit dhe Marjan Demës para mediave kosovare dhe ndërkombëtare dhe atë mu në sheshin ,,Nënë Tereza'' në Prishtinë, afër bustit të Gjergj-Kastriotit Skendërbeut të cilin mu demokristianët e Kosovës e sollën aty ky është sot.



(Vota: 22 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora