E marte, 19.03.2024, 11:34 AM (GMT)

Editorial

Arben Llalla: Dhunimi i gurëve të varreve

E merkure, 23.02.2011, 08:00 PM


Varret shqiptare në Korçë të vitit 1888
Varret shqiptare në Korçë të vitit 1888

 

DHUNIMI I GURËVE TË VARREVE

 

Nga Arben LLALLA

 

Ashtu siç para shkruar në shkrimin tim të datës 12 shkurt se grekët kanë filmuar varrezat ortodokse shqiptare te shek.19 me mbishkrime greke u vërtetua. Dje në një media elektronike greke janë paraqitur fotot e varrezave shqiptare ortodokse me mbishkrime greke te vitit 1888. Deklarata e ish-konsullit grek Theodhoros Ikonomu se Korça është pjesë e Vorio Epirit dhe të krishterët le të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për origjinën e tyre...

Është bazuar pikërisht tek filmimet dhe fotografimet e varrezave të Korçës. Siç duket grekët ende ngatërrojnë fenë me kombin si në mesjetë.

E njëjta strategji me fotografimet e varreve me mbishkrime greke ka ndodhur pak vite më parë kur disa gazetarë grekë filmuan varrezat e vjetra ortodokse në qytetin e Manastirit (Bitola) duke na ofruar pamje të pllakave të varreve me mbishkrime në gjuhën greke. Këto veprime u bën me qëllim që Greqia të ngrejë pretendimet se në Maqedoni jeton një minoritet i fshehur grek me rreth 100 mijë njerëz.

Por le ti japim përgjigje deklaratave të ish-konsullit grek Theodhoros Ikonomu për gurët e varreve në Korçë që janë në gjuhën greke dhe fotografuar nga Maria Karathanu.

Dihet se këndimi në kishat ortodokse të trevave shqiptare deri sa u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare gjuha greke ka qenë gjuhë zyrtare e liturgjisë në kishë. Kështu, ishte e natyrshme që edhe mbishkrimet në pllakat e varreve të shqiptarëve shkruheshin në këtë gjuhë, ashtu si myslimanët shqiptar i shkruanin në gjuhën turke me shkronja arabe. Më 1922 u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare dhe më 1929 u formua Sinodi i Shenjtë me Kryepeshkop Visarion Xhuvanin, por njohja zyrtare u bë disa vite më vonë nga Patriakana Egumenike e Stambollit. Pra, pas shpalljes së Kishës Autoqefale kaluan disa vite deri më 1937 që zyrtarisht u njoh gjuha shqipe të përdoret në kishën ortodokse dhe në mbishkrimet e varreve. Grekët besoj se i dinë këto fakte historike. Informatat flasin se grekët kanë filmuar varrezat e vjetra shqiptare që janë me mbishkrime greke në disa qytete si Korça, Gjirokastra, Saranda, Delvina. Këto pamje grekët ua paraqesin ndërkombëtarëve për tu treguar se ekziston popullsi shumicë greke në jugun e Shqipërisë, të cilët për 50 vite regjimi komunistë i asimiloj me dhunë.

  Meqenëse grekët qenka i interesuar për pllaka varresh ne pyesim. Pse Greqia në fillim të viteve 1930 zhduki mbi 500 mijë varre të bashkësisë hebreje në qytetin e Selanikut? Me pllakat e varreve qeveria greke ngritën godinat e Universiteteve në këtë qytet. Pse Greqia në fillim të viteve 1970 prishi varrezat e bashkësisë bullgare, rumune dhe shqiptare në qytetin e Selanikut? Ç’u bë me kockat e të vdekurve? Pse gjithë kjo urrejtje e popullit grek ndaj popujve të tjerë të cilët i kanë ofruar kulturë dhe zhvillim Greqisë?!

Në përfundim dua të shtoj se provokimet greke për autonomi të Vorio Epirit kanë mbështetjen e Rusisë. Kohët e fundit vihet re një përkrahje të madhe të mediave ruse për shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët e atjeshëm.

Me anulimin e regjistrimit të popullsisë që do të mbahej në prill 2011, grekët kanë shtypur formularë për të bërë vetë regjistrimin e popullsisë në Republikën e Shqipërisë duke shkelur çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtare. Pra, ëndrra e shovinistëve grek për aneksimin e Jugut të Shqipërisë nuk është shuar. Ata me të gjitha mjetet po përpiqen që sa më shpejtë të realizojnë projektin e MEGALO IDESË.

Varre në Korçë, të fotografuar nga Maria Karathanu
Varre në Korçë, të fotografuar nga Maria Karathanu

Formularet e regjistrimit të shtypur nga grekët
Formularet e regjistrimit të shtypur nga grekët



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora