E shtune, 20.04.2024, 03:27 PM (GMT+1)

Mendime

Fadil Kraja: “Shkodra asht djepi dhe varri im”

E premte, 12.01.2007, 08:57 PM


Nga Besi Bekteshi    

Fadil Kraja
Si gjithmonë i qetë dhe me lëvizje të ngadalta por të sigurta, me një buzëqeshje të lehtë në buzë dhe cigaren e cila nuk i ndahet, dramaturgu dhe shkrimtari madh jo vetëm shkodran Fadil Kraja, ka energji të shumta për moshën 76 vjeçare të cilën krijimtaria e tij e bën tepër të plotë dhe të mbushur me emocione. Kraja tregon për “SOT” sukseset dhe vështirësi  të kohës në diktaturë. Tregon se ka bërë 12 prova gjenerale për “Çëshjen e Blertës”, por tregon gjithashtu se vetëm kur duartrokiste “i madhi” atëherë shfaqa merrte vrull dhe largohej edhe frika e persekutimi.Kraja ka botuar edhe një roman tjetër “Ballada e Nënës” dhe po vendos edhe një komedi në skenën e “Migjenit” të cilën e ka shkruar vetë. Dramaturgu shkodran tregon edhe për të sotmen dhe vështrimin e tij mbi të.

Në fillim të intervistës tonë Fadil Kraja me dhjetra herë i nderuar me çmime dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë shtetit, i përgjigjet pyetjes se çfarë duan të tregojnë 76-të vitet e tij në krijmtari për Shkodrën dhe se çfarë është në fakt Kraja, një dramaturg, shkrimtar, poet apo regjizor i madh.Njeriu i madh i letrave në Shkodër Fadil Kraja u përgjigj, duke deklaruar në fillim se “çfarë është për të Shkodra”. Ai si një 76-të vjeçar krijues dhe në aktivitet të plotë deklaroi: Shkodra është djepi dhe varri im. Duket si përgjigje “folklorike apo provinciale por unë jam i sinqertë, sepse këtu u linda dhe u bëra shkrimtar, këtu njerzit më respektojnë dhe kësaj Shkodre dhe i jam mirënjohës thoto ai. Mirënjohja shprehet duke jetuar këtu dhe jo duke e lënë atë shtori ai pas pak.  Punën e kam filluar tepër i ri thotë Kraja dhe vetëm 19-të vjeç kam qënë mësues në Mjedë. Ka qënë një fshat shumë mikpritës dhe njerzor dhe natyrisht një fshat shumë fanatik.  Ishte viti 50-të dhe vajzat vinin me perçe. Nuk ishte shkollë në fakt, por një shtëpi, e pikërisht ajo e Hasan Metit vazhdon Kraja ku edhe flinim të katër mësuesit. Nganjëherë na përmbyste edhe Drini kur kishte shumë shi, por aty fillova poezitë e para dhe vëllimin e parë “Kanga Ime” e cila u nderua me çmim e parë dhe aty fillova me korrespondencë edhe “Fakultetin e Letërsisë”.Kam kujtime, sepse në Mjedë qëndroja në fshat, sepse nuk na linin të shkonim në Shkodër, veçse dy herë në javë dhe ishte polici që na ndalonte të iknim në shtëpi.Kraja me humor tregon edhe mrekullinë e syve të para 15-të viteve kur në një ditë të bukur, nga plus katër numurin e syzeve  në një mëngjez është çuar dhe ka kërkuar të vëndosë ato për të lexuar dhe ka zbuluar se nuk ka më nevojë. Ai ka pësuar këtë mrekulli të cilën e ka shpjeguar te mjekët se ndodh realisht dhe sot edhe pse në moshë arrin që aty për aty të mos i përdorë me gjyslyket.Kraja këtë mrekulli që i ka ndodhur, e krahason me atë të Presidentit italian Pertini që mbi 80-të vjeç lexonte pa ndihmën e syzeve sepse i kishte ndodhur e njëjta gjë.Fadil Kraja tregon se “gjinia  dramaturgjisë” ka një fat që nuk e kanë gjinitë e tjera. Drama brënda një nate mund të mbledhë 500 apo më shumë njerëz. Romani nuk e bën këtë gjë brënda një hapësire. Këto 500 njerëz janë kritikë për të mirë, por janë edhe për të keq. Natyrisht që natën e parë vijnë edhe për njohje apo miqësi, por ama të nesërmen këto janë 500 vlersues dhe unë kam vlerësuar shumë natën e dytë shpjegon ai. Gjithmonë në qoftëse nata e dytë ka sallën e mbushur, atëherë shfaqa apo drame e komedia në rastin tim ka pasur sukses siguron dramaturgu.Unë i marr lavdet me kënaqësi deklaron dramaturgu i madh, por po me atë kënaqësi pres edhe vërejtjet. Bëjnë pjesë në kujtime edhe shqetësimet apo ankthet e dikurshme shprehet Kraja për shumë premierat e tij. Ai kujton një dramë të titulluar “Njerëz të Ditëve Tona” e 82-shit e cila ishte me të njëtën temë te “Fytyra e Dytë” e Dritëroit. Kur bëheshin këtoj lloj dramash ishte shqetësim më i madh në Tiranë sa më kujtohet që në provën gjenerale njëri u çua dhe tha: Pse ku i kemi marrë këto drejtora në Londër?Drama pikërisht këtë gjë kritikonte “drejtorat të cilët ishin ndarë nga njerzit”. Duhet të imagjinoni këtë drejtorin që ka qënë në luftë tha Kraja i cili tund shpesh herë dekoratat e luftës për të mbuluar arrogancën e tij dhe parandaluar ndonjë kritikë ndaj tij. Por këtij drejtori të fuqishëm në dramë një inxhinier i ri i thotë “mos mi tund këto dekorata shoku drejtor” sepse është tjetër gjoks ai që i ka fituar dhe tjetër ky që po i tund. Unë nuk kisha menduar se do të kishte një efekt të madh në sallë, por në fakt salla ka reaguar jashtëzakonisht në duartrokitje, sepse nga këto drejtorë atëherë kishte boll. Të gjithë po “rrahshin shplakë” thë Kraja por unë dridhesha.Në fakt erdhi e pa edhe Ramiz Alia dhe shfaqa kishte ditë që po jepej dhe nuk kishte bileta. Ai erdhi në shfaqen e 12-të dhe më takoi në holl dhe duke fërkuar duart (imiton xhestin) më thotë: A di se si është puna Fadil!!? Kjo të shfaqet sa të shkojë, por është pak e rëndë, sepse ne i kemi krijuar këto drejtorë.Në fakt të nesërmen shfaqa u hoq menjëherë, thotë dramaturgu i madh.Edhe sot vazhdon ai “nuk mund të jesh krijues po nuk ishe opozitar”. Në çdo sistem, dhe e vërteton këtë me fjalën e Hygoit i cili te skulptorët e mëdhenj kishte zbuluar deformime në veprat e tyre në momentet e një monarkizmi të kritikueshëm ndaj Burbonëve.Natyrisht shkrimtari godet të keqen brënda kornizave që të lejohen dhe pavarësisht se atëherë nuk lejonin më tepër se drejtorin të kritikoje, mund të thuhet se “hante goditje vetë sistemi” deri sa shkoi puna që vetëm brigadieri mund të kritikohej..Prova gjenerale që bëhej në atë kohë ishte një lloj gjygji për ne, thotë Kraja.Në “Migjeni” kanë qënë mbledhur qindra vetë në sallë për ta parë. Aty kishte dy dënime thotë shkrimtari 76 vjeçar. Ose dënim me “vdekje” ose falje.Mua më kanë ndaluar një shfaqe për termetin tregon ai.Ma ndaluan sepse aty “armiku i klasës kur binte termeti bërtiste dhe këtë rol e luante Viktor Bruçeti bjer, bjer e prita nga toka , e prita nga deti, por erdhi nga termeti” . Kurse salla duartrokiste dhe kjo ishte një lloj aprovimi dhe kjo gjë nuk ju pëlqeu atyre lart deklaron shkrimtari.Te “Çështja e Blertës” janë bërë 12-të prova gjenerale dhe në të fundit kishin ardhur të gjithë sekretarët e komitetit të partisë, kryetari i gjykatës, kryeprokurori, shefi i degës, gjithë policia, gjykata, sekretari rinisë dhe bashkimet profesionale etj etj. Në pushim unë dhe Serafin Fanku kaq të mërzitur dhe të shtresuar ishim sa që villnim tregon Kraja.Kur në një moment vjen një i dërguar i madh i pushteti dhe na thotë: Çka bani ktu.Unë i them i nervozuar-Po presim!!Çfarë po prisni  na thotë ai.Ne presim “garancinë” i them unë duke nënkuptuar makinë e shoqërimit në degë të brëndëshme pikërisht si i thoshin në atë kohë sqaron zoti Kraja.“Po pres me na arrestu i them përfaqësuesit” sepse i keni të gjithë në aty në sallë si kreun e degës, prokurërët dhe gjykatësit bashkë me policët, tregon me emocion dramaturgu shkodran.Në mbledhje kishte propozime nga “partia” që Blerta të kishte tre nëna, atë që e lindi, atë që e rriti dhe nënën parti. Po po, dhe e di unë se çfarë kam hequr për tu shfaqur në atë kohë dhe në atë format drama ime.Këtë dramë “plasën për ta ndryshuar” por nuk e ndryshova. Kurse te “Gjaku i Arbrit” më kanë detyruar të ndryshoj. Ata donin që unë të mbajë “gjallë” një nga të nëntë vellezërit që sipas legjëndes vdesin. Kështu që fundin e kam transformuar sqaron shkrimtari dhe romancieri Kraja.Kishte shumë servilizëm dhe “makiavelizëm” dhe për të dy dramat si për njërën dhe tjetrën të cilat u dhanë edhe në televizion, po ato që kishin bërë luftë dhe ndryshuar kishin pafytyrësinë për të deklaruar të tjerëve: A, shkoni shikojeni dramën se do të kënaqeni sepse është një dramë shumë e bukur.Shumë pak më përpara po ato e kishin quajtur “dramë gati reaksionare” tregon ai.Megjithatë unë kam pasur fat thotë dramaturgu i madh.Kam punuar edhe me një staf aktorësh të lartë dhe regjizor të mrekullueshëm dhe kjo më ka ndihmuar shumë.Drama e parë e imja ka qënë “Fisheku në Pajë” dhe kjo më ka dhënë zemër dhe me të kam pasur fat.Kjo dramë mban rekordin se është dhënë 500 herë vetëm në teatër.Me këtë dramë ka filluar punën si një teatër profesionist edhe teatri i Gjakovës thotë me krenari Kraja.Dramaturgu thotë se të ardhurat në atë kohë kanë qënë më të mira nga botimi i një libri se sa nga dramat të cilat ishin me shumë mundim dhe rrezik dhe nuk merrje më shumë se 12 mijë lekë, kurse shqetësimi ka qënë tepër i madh. Kadareja një ditë atëherë kur e kam pyetur pse nuk shkruan drama më ka thënë pak në mënyrë vulgare se: Nuk shkruaj se paguhet më pak se një poltronë.Kaq shumë kemi vuajtur me dramat se një ditë me Serafinin kaq shumë kemi pirë konjak sa u bëmë keq, shumë keq, prej hallit.Kjo sepse në atë kohë aktorët nuk pësonin ndonjë gjë të madhe, kurse dramaturgu dhe regjizori e “hanin”.Për “Fishekun në Pajë” si për dreq dhe për fat atë erdhi vetë Enver Hoxha ta shikonte, vazhdon rrëfimin e tij Kraja.Këtë dramë ai e pa vetëm dy muaj pasi kishte parë një dramë në Korçë dhe kishte dalë nga salla.Ai erdhi për vizitën në Reç, por shfaqi dëshirën me pa një dramë dhe biletat u shitën për dy ditët bashkë sepse nuk dihej se në cilin ditë do të vinte “i madhi fare”. Mua më kishin caktuar nën lozhë dhe në anë kisha edhe gruan, por ajo nuk erdhi sepse u sëmur. Më kujtohet tregon me akoma një farë ankthi zoti Kraja që drama të vazhdonte për një farë kohe pa duartrokitje.Kjo sepse pritnin “a po duartroket ai”.Dikur në një pjesë të dramës kur “fisheku i mbajtur hidhet nga ai që e mbante” u dëgjuan dy tre duartrokitje mbi kokën time sqaron Kraja dhe nënkupton se këto duartrokitje vinin nga Enver Hoxha. Mbas kësaj tregon ai “u transformua çdo gjë”  e mbas kësaj njerzit hidheshin përpjetë dhe për të treguar ironinë e momentin dramaturgu nënqesh dhe thotë: Kurrë se harroj.Mbas shfaqes kisha pak problem, sepse kisha patur vërejtje të tipit që unë “kanunin po e luftoja me kanun”. Por ato që kishin kritiku dhe kishin shkuar deri në armiqësi mbas duartrokitjeve të “atij” më thënë se “kisha bërë ndryshime të mëdha”. Por ka qënë Tinka Kurti e cila ju është përgjigjur - Ne asgjë nuk kemi ndryshuar.Por unë kam pasur fat, sepse edhe kur planifikoja një dramë unë kisha parasysh aktorët e talentuar si psh Tinka Kurtin, apo Lec Bushatin dhe shkruaja, duke pasur pikërisht parasysh ato. Për romanin e fundit “Ballada e Nënës” Kraja thotë se është një histori që tregon telerancën dhe kulturën religjoze në Shkodër.Në roman tregohet se si nëna Laje strehon vrasësin e djalit të saj dhe djali i saj është një djalë katolik nga Kosova.Për të sotmen Kraja thotë se ka një roman i cili do të botohet sipas tij nga fillim i vitit. Këtë roman thotë Kraja e kam quajtur “Plagët e Diellit” dhe aty shtroj një problem që shum kënd e shqetëson sot. Ky problem thotë Kraja është “mbushja e Shkodrës me arrdhacakë”.Sepse qarkullon ajo parrulla e keqe e “çeçenit apo malokut” apo mendimi se na mbytën dukagjinsit. Por harrojnë se historikisht Shkodra me arrdhacakë është mbushur.Sipas Barletit thotë Kraja, Shkodra u popullua nga rrethinat dhe kanë mbajtur mbiemrat e fshatrave nga kanë ardhur.Nuk kanë kaluar as 100 vjet dhe këto ardhacakë e kanë bërë Shkodrën një ndërqytetet më të zhvilluar të Ballkanit. Unë gëzohem, sot për gjërat e mira që bëhen në Shkodër përfundon dramaturgu Kraja dhe ndoshta unë nuk do ti arrij të gjitha, por ato do ti arrijnë fëmijët tanë dhe kjo është kryesoria.Dramaturgu dhe shkrimtari Kraja tani në fund të vitit po vendos në skenën e “Migjenit” një komedi dhe kjo është edhe surpriza e vitit në gjigandin e kulturës dhe artit në veri të Shqipërisë.Ai thotë se në kulturë dhe teatër, Shkodra ka shumë për të rregulluar, por ai beson se teatri ka kapërcyer krizën.   



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kumari Kibernetik!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora