E marte, 19.03.2024, 11:44 AM (GMT)

Editorial

Nysret Ismajli: Presidenti i Kontestueshëm!

E marte, 22.02.2011, 08:00 PM


Presidenti i Kontestueshëm!

 

Nga Nysret Ismajli

 

Rrugët e  Kosovës në orët e mbrëmjes ishin të zbrazta, kjo ngjau për shkak se në Kuvendin e Kosovës po mbahej një seancë e jashtëzakonshme. Të gjithë ishin të përqendruar në programet televizive që po përcillnin punimet e Kuvendit të Kosovës. Qytetarët patën mundësinë që ta përcjellin këtë seancë në televizionet e Kosovës që po transmetonin punimet  drejtpërdrejtë. Unë personalisht sikur shumë të tjerë lutesha që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë Pacollin për President.

            Në këtë seancë u votua për presidentin e Kosovës fillimisht, pastaj edhe për qeverinë Thaçi 2. Gjatë votimit të presidentit të pranishëm në kuvend ishin vetëm partnerët e koalicionit që përbënin vetëm 67 deputet nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Në raundin e parë dhe të dytë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nevojiteshin 81 vota për të zgjedhur presidentin. Në këtë seancë nuk ishin prezent 80 deputet andaj votimi për president ishte i palogjikshëm dhe i paarsyeshëm. U votua kot së koti për president në raundin e parë dhe të dytin ngase Pacolli nuk mori më shumë se 58 vota as në raundin e parë e as në të dytin. Kundër Pacollit president doli edhe nënkryetari i PDK-së z. Fatmir Limaj i cilin është i dyti më i votuari në subjektin e tij politik dhe ndër më të votuarit në Kosovë. Pas raundit të dytë nga deputeti Hajredin Kuçi në konsultim me liderin e tij Hashim Thaçi kërkuan një pauzë 5 minutshe për t’jua tërhequr veshët deputetëve që ta votojnë Pacollin president. Ata deputet që votuan kundër në raundin e parë dhe të dytë ne seancën e Kuvendit të Kosovës, ishin 4 nga ta që ndryshuan mendim dhe votuan pro Pacollit president. Pauzë e kërkuar për konsultim 5 minutash e shfrytëzuan për mbi 40 minuta dhe pasi që u rikthyen në Kuvend ishin 62 deputet të KK që votuan pro Pacollit president.

            Tani edhe pse u votua si u votua z. Pacolli është President i Republikës së Kosovës. Subjekti i tij politik në kuvend përfaqësohet me vetëm 8 mandate në Kuvendin e Kosovës. Ai në deklaratat e tij të mëhershme u tregua shumë gënjeshtar duke dhënë deklarata dhe intervista kontradiktore. Në librin e tij autobiografik thotë se në zgjedhjet e kaluara ka pasur ofertë nga z. Hashim Thaçi për të bërë koalicion në vitin 2007 dhe gjoja se ia kishte ofruar Pacollit postin e Presidentit të Kosovës. Por ky vetë e tha se nuk e pranova ngase në Kuvendin e Kosovës ishte i përfaqësuar me vetëm 13 deputet që do të thotë se nuk e ka përkrahjen e popullit. Tani dëshira e tij për të qenë President ishte edhe më e madhe, ani pse përfaqësimi i subjektit të tij që vetë e themeloi ka vetëm 8 mandate në kuvend.

            Pacolli tani në krye të shtetit, është i martuar me Maria Pacollin e cila është nga Rusia. Kjo i bie se zonja e parë e Kosovës është 33 vjeçja e cila vjen nga Rusia që ishte dhe mbetet kundërshtarja me e madhe e Pavarësisë së Kosovës. Nuk pa flasim shumë për të kaluarën e dyshimtë e Pacollit. Vetëm një detaj që nuk e duron tradita shqiptare po e cekim në këtë artikull. Presidenti i porsazgjedhur Pacolli ishte i martuar disa herë që tregon se është lakmitar dhe i pamoralshëm. Presidenti i Pacolli aktualisht është i martuar me rusen Maria e që mosha e saj mund të ishte e njëjtë me moshën e ndonjë nga vajzat e Pacollit sikur të ishte martuar me kohë dhe të kishte fëmijë

            Tani unë si qytetar nuk e shohë Pacollin si përfaqësuesin e popullit. Sigurisht që ai nuk mund të na përfaqësoj, ngase puna e tij, familja e tij, investimet e tij dhe mendoj që edhe qenia e tij është jashtë Kosovës. Neve nuk na nevojitet pasuria e tij, ai i pasurua shumë shpejtë dhe u konsiderua se kishte fituar një pasuri e cila është shumë e dyshimtë. Ne duam që të kemi një president të moralshëm dhe i zgjedhur me konsensus nga Kuvendi i Kosovës.

Pacolli tani është presidenti i serbëve të Kosovës dhe i partive në koalicion. Sigurisht. Pacolli dhe familja e tij e ngushtë nuk dinë ta flasin aq mirë as gjuhën shqipe prandaj nuk mund të jetë përfaqësuesi i popullit. Sot duhet të shënohet kjo datë si një ditë e keqe që i ka ndodhur Kosovës.

            Sot e gjithë Kosova ndjehet e turpëruar që familja presidenciale është gjysmë ruse. Ndoshta edhe më shumë se gjysmë ruse, ngase asnjëri nga tre fëmijët e  Pacollit që i ka me Marian e Rusisë, nuk dinë të flasin mirë gjuhën shqipe.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora