E merkure, 24.04.2024, 06:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Babi, kur po ma blenë një biçikletë

E diele, 20.02.2011, 07:39 PM


Këngë kurbeti:

 

BABI, KUR PO MA BLENË NJË BIÇIKLETË ?

 

E la nënën n’ prag të derës ,

E la nusen si lule t’ pranverës ,

Një djalë t’ vogël  e la n’ djep

Dhe  u nis ai  për   kurbet .

 

Kur u nis  për  kurbet të zi –

Fort e puthi  djalin e tij !

Pika lotësh mbi f’tyrë vërshiu –

Thua se binin  riga shiu !

 

-Si t’ia kthej shpinën fëmijës ,

Si t’ia kthej shpinën shtëpisë ,

Si t’ a  la vatrën t’ vetmuar ,

Nënën , gruan të pikëlluar ?!...

 

Sytë me lot të mjegulluar ,

Me kokë mbrapa duke shikuar –

Kah qilari i shkatërruar ,

Kah vatra e mjeruar ...

 

Iu afrua nënëlokes së vet

Dhe diçka në  vesh  po i flet

Për djalin që e la në djep –

Po ia len  një amanet:

 

“Ruama  djalin , mori  nënë,

Pashë atë gji  që ma  ke dhënë !

Mos t’ ma marrin nëpër këmbë –

Se po shkoj n’ kurbet të rëndë ”!

 

U nis djali për kurbet –

Shkuan shumë muaj e  u banë  shumë vjet !

Nëna e gruaja mbeten n’ pritje ,

Djali n’ lojë edhe në rritje ...

 

Djali u rritë dhe filloi të flas –

T’ parën fjalë mësoi “Nënë” të thërras !

T’ dytën fjalë mësoi të thërras “Gjyshe” –

Eja t’ luajmë si dallëndyshe !

 

II.

 

Një ditë duke lozur me fëmijët tjerë n’ livadhe –

E  pa se i mungonte  një fjalë shumë e madhe ,

Që s’e kishte mësuar t’ a  shqiptojë hala ,

Ai, kurrë s’ kishte dëgjuar për fjalën “Baba!”

 

Kur u kthye në mbrëmje ishte mbushë me mall –

Gjyshja , mezi priste  t’ ia tregojë një përrallë !

Nipi i tha gjyshes – në gjumë sa s’ kam ra ,

Më trego të lutëm : ”Kujt i thonë “Baba?!”

 

Gjyshja ,nga kjo pyetje  u pre si në shpatë ,

Por , nipi këmbëngulte s’e linte rehat !

Gjyshes nga kjo pyetje pika desh i ra –

Gjyshe ,  m’ trego t’ lutëm, a kam unë baba?!

 

-Po, more bir  i lokes , paç jetë e shëndet ,

Ti, e ke babanë , por ai është në kurbet !...

Kur të kthejë babai nga kjo rrugë e shkretë –

Do t’ blejë rroba t’ bukura dhe një biçikletë!

 

Djali, prej merakut shumë net mbet pa gjumë –

Ëndërronte babanë , që do t’ a dojë shumë!

Ëndërronte babanë , që do t’i kthehet shpejt –

Me rroba të bukura dhe me  biçikletë!...

 

Një ditë si në ëndërr e pa babanë e vet ,

Por ai, nuk mund t’ kthehej nga i ziu kurbet !...

Dhe kur erdhi koha prej tij për t’u ndarë –

Djali nuk iu ndante gjithnjë duke qarë !

 

-Babi , kur do t’ kthehesh nga i ziu kurbet

Dhe kur po ma blenë atë biçikletë ?

Babi , më trego   lutëm,  kur po vjen,

Ato rroba t’ bukura, ti, kur po m’i bien ?!

 

-Kur të vije babai - rrobat do t’i bien ,

Dhe një biçikletë - babai do t’ a blenë !

Do të jesh i lumtur edhe ti n’ këtë jetë –

Po sa t’ kthej babai nga i ziu kurbet !

 

Maj 1986,

Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora