E enjte, 25.04.2024, 11:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Alma Papamihali: ''Bastardi'' – Novelë nga Agim Nelaj (ShB Milosao)

E shtune, 19.02.2011, 08:58 PM


“BASTARDI“ – Novelë nga Agim Nelaj (ShB Milosao)

 

Nga Alma Papamihali

 

Novela e autorit, „Bastardi“e doktor Agim Nelajt, me parathënie të shkrimtarit Pajtim Çaushi e shtëpisë botuese Milosao, është prurje e një subjekti real me tematikë qe shtrihet në një peridhë kohore, që nis para 90-tës dhe e vazhdon rrjedhën e ngjarjeve deri në ditët e sotme.

Eshtë pikërisht mjeshtëria e autorit, që këtë libër  prej104 faqesh, lexuesi ta përpijë në lexim pa e shkëputur nga dora brënda një dite, pasi vetë ngjeshja e personazheve realë dhe e karaktereve të ndryshme që gjenden në të, bëjnë gjithçka të jetë mjaft interesante dhe të nxisë kureshtjen gjatë leximit pa mundur të shkëputesh prej tij.

Nëpërmjet një libri indirekt njihemi me autorin, edhe pse në pamje të parë njohim vetëm personazhe të tjerë. Por ajo që të bën përshtypje në stilin e z. Nelaj, është njohja dhe përshkrimi filozofik i shumë situatave në këtë novelë, gjë që i jep lexuesit një mesazh të qartë i cili do vlente edhe për ditët që do vijonin më pas dhe ky libër të kishte zënë vënd në biblotekën e secilit lexues.

Në këtë libër autori ka bërë në mënrë mjaft të rrjedhshme komunikimin e personazheve mes tyre, por në të njëjtën kohe ka shtjelluar fenomene që i ndeshim në jetën e përditshme, ndër të cilat përmendim marëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë, respektin prind-fëmijë, dashurinë dhe perceptimin e gruas në shoqëri…madje tek kjo e fundit qëndron edhe veçantia e autorit, i cili mjeshtërisht ka mundur të hyjë në karakterin e gruas ( per shembull tek personazhit Kozara) duke e psikologjisur atë në mënyrë të veçantë, edhe pse vetë i një gjinie tjetër.

Ajo që të bën gjithashtu përshtypje në këtë novelë, është njohja dhe përdorimi i dialekteve të ndryshme nga autori, në gojën e personazheve…duke i shtuar në këtë mënyrë ngjyrshmërinë e cila të shtyn në leximin pa ndërprerje.

Në përfundimin e kësaj novele, dalin në pah si vese ashtu edhe virtytyte të jetës, që çdokush nga ne patjetër i ka ndeshur njëherë në jetë…si të tilla mund të përmenden dashurinë prindërore, mosmirënjohjen në shoqëri, respekti reciprok, apo domethënia e dashurisë së vëretetë. E megjithatë, këtë ishin vetëm mendime të thjeshta pas leximit të „Bastardit“, i cili ndër të tjera ka edhe mjaft interesant dhe intrigues për lexuesin edhe vetë titullin…

Kë ka quajtur vallë „Bastard“ autori Nelaj. Për më shumë, do t ju rekomandoja ta lexonit vetë atë, duke i uruar njëkohësisht autorit, suksese në krijime të tjera!

 

18/02/2011



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora