E enjte, 25.04.2024, 10:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Bota artificiale digjitale

E shtune, 19.02.2011, 08:27 PM


Bota artificiale digjitale

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Gjithmonë dikush pyet mësuesin e tij të matematikes, "A do më duhet ndonjëherë të përdor analizën numerike në jetën e përditshme?" Për shumë nga ne , thotë Artur Benjamin, përgjigja është jo. Ai ofron një mënyrë të re të mësimdhënies në matematike për t'iu përshtatur kohëve digjitale. Tërë bota shndërrohet në një valë digjitale, zëvendëson natyralizmin me digjitalizimin, e vërteta triumfon me “artificialitetin” pushtues. Tashmë bota është tejet artificiale, u harruan kohërat e Napoleonit, Cezarit dhe Aleksandrit, digjitalizimi është shndërruar si një betejë e pa shtershme. Po t’ju thoshe këtyre statujave se do të vjen koha kur njeriu do flas me telefon, mesiguri se nuk do besonin. Para disa viteve 70 përqind e njerëzve nuk kanë ditur se çka është telefoni mobil, por tash kjo gjë është bërë e rëndomtë. Tash birra është pa alkool, mishi pa yndyrë, kafeja pa kafeinë, seksi nuk është më seks, por është seks digjital, çdo gjë ka filluar ta humb  traditën dhe shijen e natyrës. Kjo botë artificiale, e mbyllur në gënjeshtrën sunduese, maratonën piramidale e ka tek jo e vërteta tek mashtrimi për të vazhduar te e nesërmja. Duhet të ndodh një ndalim i dhunshëm, me qëllim për ta frenuar këtë shije artificiale, sepse shija e vërtet po e humb identitetin, po mashtrohet me perden digjitale e cila gradualisht po globalizohet, dhe si rritje të kolektivit po e merr gjithë njerëzimin. Këtu fshihet edhe mundësia e përshpejtimit, por në esencë asgjë nuk përshpejtohet sepse ligjet e natyrës reale, vrapojnë me ritëm të njëjtë, as më shpejt e as më ngadalë, mendja me mashtrim fluturon më shpejt, por prapë esenca me duar të së vërtetës e kthen në barazim. Informata si  rol kryesor, përcjellët brenda një sekonde, mundësia për të kuptuar është me shpejtësi marramendëse, kjo është pozitive në hapat drejt njohjes. Por, nëse digjitalizimi futet në ndjeshmëri, mendoj se ndjenjat digjitalizohen dhe barazimi është artificial. Këtu do komentoja artin, i cili dita ditës digjitalizohet dhe përshpejtohet. Artet në përgjithësi më shumë i përkushtohen teknikës sesa thellësisë, ndjeshmërisë, shpirtit. Magjia e tyre tashmë vlerësohet për nga mundësia efektive e skenave, të cilat përpiqen të shëmbëllejnë si reale, ose të ngjashme me skenat e përditshme. P.sh filmi ka tejkaluar çdo horizont të zhvillimit, ka arritur që fantazinë ta shndërroj në realitet, shikuesi të bëhet pjesë e fantazisë, madje me mish e shpirt të udhëtoj në konceptin e regjisorit, i cili vazhdimisht ngacmon egon, ndjenjat dhe ritmin e zemrës së shikuesit. Për një kohë të shkurtër, kjo i ngjan si një magjie e përkohshme, me mundësi të larta zhvillimi. Ndërkaq, arti figurativ i nënshtrohet dukshëm digjitalizimit, ngjyrat më nuk përjetohen, sepse gjatë përjetimit ato krijojnë përjetësinë e tyre, mundësia e mendjes vrapon tek e pa “kufijshmja”, duke mos e njohur të “kufijshmën”, andaj ndodh përzierja. Piktura si art, më shumë posedon ndjeshmëri, sepse shpirti përkthehet natyrshëm në pëlhurë, por tash në këtë kohë, shpirti digjitalizohet, kjo sikurse po harron bota këshillën e gjeniut të madh Leonardo Da Vinçi: “O piktor! Përpiqu ti bësh krijimet e tilla, që t’i bëjnë për vete shikuesit. T’i bëjnë të ndalen e ti shohin të mahnitur, të ndiejnë kënaqësi nga ajo që shohin e jo t’i tërheqin në fillim e pastaj t’i braktisin shpërfillës, siç bënë ajri me ata që natën dalin në dritare lakuriq, drejt e nga shtrati, për ta parë ç’na qenka ky ajër: i lagësht apo i thatë, i ngrohët apo i ftohtë. Bëji veprat si fresku flladitës, që i tërheq te vetja njerëzit në mot me zheg dhe s’i lë të largohen. Mos ia lejo vetes të jesh pikësëpari njeri praktik e pastaj shkencëtar”.  Edhe aktorët kanë filluar të jetojnë dhe të ndikohen nga vala digjitale, natyrisht kjo mbase mundësia për ta shpërfaqur ndjenjën është më e lehtë. Por, nuk janë të pajtimit filozofët si Friedrih Nietzche i cili thotë: “Aktorët e mëdhenj janë të lumtur që jetojnë në mashtrim duke menduar se personazhet historike të cilat i paraqesin ata, me të vërtetë janë ndier si ata, derisa i shfaqin ndjenjat e tyre, por në këtë gabojnë: forcat e tyre zbuluese dhe imituese të cilën duan ta shfaqin për profeci, depërton aq thellë sa për t’u shpjeguar gjestet, intonimi dhe shikimi, në përgjithësi ajo e jashtmja, përkatësisht kapin hijen e shpirtit të një heroi të madh, një luftëtari, një burrështeti, një njeriu ambicioz, depërtojnë deri në afërsi të shpirtit të objektit të tyre, por jo edhe deri në shpirtin e tyre. Mos të harrojmë se kur të dëgjohen pafytyrësitë e tilla se aktori është majmun ideal, dhe atë majmun deri në atë nivel që fare nuk mund të besoj në “thelb” dhe në thelbësore, për të e tëra është lojë, ton, gjest, binë dhe publikë.”

 

Andaj, si për fund do thosha se , universi nuk është i pushtuar nga natyra dhe tradita, por nga digjitalja e cila të vërtetave u ka humb identitetin. Çdo ditë e më shumë ballafaqohemi me vlerat të cilat e kanë humb esencën, janë shndërruar në botë të pa vërtetë si në aspektin kulturor, po ashtu politik dhe ekonomik.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora