E premte, 19.04.2024, 09:31 PM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Revolucionet, dhe efekti Domino në vendet me popullsi arabe

E enjte, 17.02.2011, 09:59 PM


Revolucionet, dhe efekti Domino në vendet me popullsi arabe

 

Nga Pirro Prifti, Analist

 

Gjithkush që ka lexuar 10 ditë që tronditën botën mund të kuptojë një farë ngjashmërie midis revolucionit të tetorit të 1917, revolucioneve te kadifenjta të viteve 1990, dhe revolucioneve në vëndet afrikano-arabe të 2011.

 Tre pasojat negativeë kryesore të shpërthimit të revolucioneve në vendet me popullsi arabe : Papunësi-Varfëri-Korrupsion, po japin efektet e tyre dramatike në këto vënde dhe do të mund të përhapen gradualisht edhe në vënde të tjera jo-arabe në të ardhmen.

Shkaqet e këtyre tre efekteve negative që përbëjnë flamurin famëkeq tringjyrësh të këtyre vëndeve të varfëra  në politikën- shoqërinë e këtyre vëndeve, do ti rreshtojmë më poshtë.

 Nevoja për ndryshime dhe reformat e domosdoshme për të ri-kapur ekuilibrin e prishur politiko-ekonomiko-social të këtyre vëndeve tregon dhe njëherë mos stabilitetin e botës kapitaliste sidomos në vëndet në zhvillim, apo siç përmëndi dikur Lenini se’.. për të fituar një revolucion socialist ai duhet bërë në hallkën më të dobët të këtij zinxhiri…’.

Hallkat e dobëta ngelen sigurisht vëndet në zhvillim të cilat pavaërësisht dëshirës së tyre për të ecur përpara hasin vështirësi serioze si  të brëndëshme ashtu dhe të jashtme.

 Shkaqet se përse në vëndet ish-socialiste u bë ndryshimi njihen dhe nuk do ti analizojmë këtu, por arësyet se përse në vëndet arabo-afrikane apo pikërisht në ato vënde që mund të quhen hallka të dobëta të zinxhirit kapitalist sipas Leninit, ose vëndet e botës së tretë sipas Mao Ce Dun-it, apo vëndet në zhvillim sipas analistëve të vëndeve të zhvilluara kapitaliste – do ti parashtrojmë më poshtë aq më tepër kur 20 vjet pas prishjes së murit të Berlinit, u mendua se një periudhë paqeje do të vinte më në fund, sepse në një farë mënyre, e gjithë bota u fut në rrjedhën e një sistemi tashmë post-kapitalist por me plot elemente positive të huazuara nga sistemi i dështuar komunist.

Mendoj se shkaqet që kanë acaruar gjëndjen në vëndet tipike të botës së tretë apo të vëndeve në zhvillim janë sa politike aq dhe ekonomike dhe sociale.

 Kjo po ndodh në vëndet afrikano veriore me shumicë arabe të cilat në fakt janë vënde laike por me shumicë dërrmuese të popullatës –islamike si: Tunisia, Egjipti,Libi, Sudani,Etiopia, dhe Algjeria, Nigeria.

 Efekti Domino në këto vënde arabike për shkak të dy arësyeve kryesore që po citoj më poshtë do të vazhdojë , por krahas dëshirës së madhe për tu demokratizuar dhe për të arritur standarte si vëndet e zhvilluara kapitaliste, egziston rreziku I përfitimit nga këto lëvizje popullore edhe ekstremizmi islamik, I cili vjen edhe hapur edhe I kamufluar nën petkun e drejtësisë sociale.

Mundet që zhvillime të tilla të mund të ketë shumë shpejt dhe në vëndet aziatike me popullatë arabe si dhe në ato jo me popullatë arabe, Jemen, Jordani, Siri,Arabi Saudite, Bahrein, Iran, por dhe në Indonezi, etj, pra, në vëndet tradicionale arabe dhe jo arabe ku klikat në fuqi kanë degraduar sistemtet politike të vendosura aty me ndihmën e perëndimorëve.

Në se në fillim duhet të përmëndim faktin se  rënia e komunizmit shkaktoi efekte domino të shpejta në të gjithë vëndet ish-komuniste apo ato që kishin parti të forta të majta; me sa duket ky efekt domino por i vonuar po duket në vëndet e tjera në zhvillim  apo ato të ashtuquajturat vende të botës së tretë.

Janë dy arësyet politike që shkaktuan këtë lëvizje të madhe sociale-politike dhe ekonomike:

 

-boshllëku shpirtëror dhe zhgënjimi i shpresave, dhe depresioni pasues social për një të ardhme të bukur ashtu si e predikoi komunizmi për gati 100 vjet; dhe popujt i u kthyen shtëpisë të vjetër tërë dëshpërim i ngjashëm me  fatalizmin e poetit Persian Omar Khajam (të përkthyer aq bukur nga Fan Noli) tek ‘Rubairat’, në të cilën thotë se ’.. s’ka Zot, e cfarë të bëjmë’?:

 

"Natën kur flinja, më tha shpirti: 'Pi!                                              Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli,

         Në gjumë dhe në Varr s'ka lumëri;                                                 Besnikët jashtë thirrë: 'Portat çeli!'

Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;                                             E shkurtër është Jeta, ja, u mplakmë

                           Ke shekuj që të flesh në qetësi.'                                                    Dhe mbetmë si kofini pas të vjeli."

                             Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte,

                                        Një zë që nga Taverna po gjëmonte:

                                                      Çohuni, djem, e Verë sillnani,

                                                         Se Fati na e thau lëngun sonte.

 

-rigjallërimi i Islamizmit, si një burim shpirtëror që nuk donte të linte bosh shpirtin e njerëzve të lodhur nga iluzionet boshe të komunizmit- I cili rigjallëroj shpresat e botës së tretë e cila ishte edhe ajo hipnotizuar nga parrullat komuniste utopiste:liri-barazi-vëllazëri. Sigurisht kjo pasoi një valë ekstremizmi e raikalizmi I cili po zbehet pak nga pak për t’ja zënë vëndin arësyea se përse kërkohen reformat: të zëvëndësohet kapitalizmi I sotëm dhe  I degjeneruar më republika islamike apo me një lloj tjetër republike laike por dhe jo e një tipi të tillë capitalist amerikano-europian. Shkaku është se Parrula utopike:liri-barazi-vëllazëri u zëvëndësua nga klasat sunduese hipokrite të këtyre vëndeve me treshen tjetër ogurzezëe djallëzore që po rrënon vëndet e botës së tretë: Korrupsion-Papunësi-Varfëri.

 Këtyre dy shkaqeve kryesore të cilat nxitën nevojën për ndyrshime në vënde të tjera jo-komuniste, sidomos në ato vënde që dikur u bashkuan shpirtërisht nëpërmjet tre liderëve pacifist Naser-Gandi-Tito dhe që u quajtën nga Mao Ce Dun-i si vënde të botës së tretë, mund t’iu bashkangjiten dhe argument të tjerë që precipituan ngjarjet 12 cite pas revolucionit të kadifenjtë në vëndet ish-komuniste:

-           rritja e jashtzakonshme e popullsisë (ashtu si e kam spjeguar në shkrimin tim të para disa ditëve: ‘Faraoni’  Mubarak, dhe probleme të ngjashme në Shqipëri’), shkaktoi destabilizimin ekonomik nëpërmjet rritjes së pafrenuardot nga politikat ekonomike të vendeve përkatëse afrikano-veriore,

-           degradimi i sistemeve politike hipokrite në ato vende, sisteme politike të tilla të huazuara me ‘copy’ nga vendet perëndimore prej shumë vitesh përpara, degradim moralo-politik i cili solli korrupsion të madh në dobi të klasës së korruptuar politike, për shkak të nepotizmit, autoritarizmit, dhe pseudo-pluripartitizmit.

-           mungesa e një perspektive ekonomiko-financiare të përballueshme shkaktoi që masat popullore të varfërohen edhe më duke u detyruar të emigrojnë në vendet e BE për një jetë më të mirë. Llogaritet që vetëm nga Egjypti kanë emigruar rreth 3 milionë njerëz në BE dhe SHBA, po kështu së bashku nga këto vende llogaritet të jenë larguar rreth 10 milionë njerëz gjatë 20 viteve të fundit.

Ka dhe Arësye të tjera të cilat nuk janë të vendeve të lart-përmëndura,  por që janë të vetë vendeve të zhvilluara kapitaliste të cilat si pasojë e depresionit ekonomik-financiar janë munduar të shkarkojnë vendet në zhvillim,  barrën e tyre financiare, qoftë duke reklamuar globalizmin i cili fillimisht do të rëndojë tek vendet e dobëta, qoftë duke përdorur median për të mashtruar këto vende porsa i përket përparimit të tyre të madh ekonomik , qoftë dhe nëpërmjet luftës tregtare legale dhe në formë kontrabande në të cilën ç’do gjë shitet dhe blihet.

 Në disa nga shkrimet e analistëve perëndimorë  sot po del në sipërfaqe një argument i ri:

‘Mediat perëndimore në përgjithësi janë duke ‘vdekur’ porsa i përket  lajmeve të reja. Lajmet në fakt-shkruajnë analistët- janë propagandë qeveritare ose propagandë korporatash.

 Njerëzit  kërkojnë gazetarë me integritet real që shkojnë pas të vërtetës, por në fakt ka një korporatë gjigande e kontrollit të mëndjes që hedh karburant makinerisë së medias për të thënë gënjeshtra..’.

 Problemi i dis-informimit te medias për popullatën dhe kthimi i saj gradualisht dhe në mënyrë të kamufluar në një makineri e pushtetit e tregojnë dhe opinionet që vijnë direkt nga vendet e zhvilluara. Ja si thotë nje Repist, Rapper M-1 (këngëtar i muzikes rep në një këngë të tijën nxjerrë para pak kohësh:Titulli i këngës është  -‘Injoranca-armiku kryesor i SHBA’;  e pastaj shprehet: ’..ju mund të gënjeni të gjithë popullin gjithë kohës, por nëse ju mashtroni ata të duhurit atëhere pjesa tjetër do të vijë  pas jush..’.

Ky problem i medias i cili ka arritur përmasa të rrezikshme në vendet në zhvillim për shkak të pushtetit jo-demokratik apo pseudo-demokratik,  tek vendet e zhvilluara ka filluar tashmë të  ‘infektohet në mënyrë graduale’.

 Së fundmi mund të them se problemi i radikalizmit si pasojë e tre fenomeneve negative kryesore që po haset tek vendet në zhvillim për të cilat fola më sipër, është një rrezik potencial që kërkon kujdes.

Rasti i  gjallërimit islamik edhe në trojet shqiptare qoftë edhe si pasoje e boshllëkut shpirtëror që la sistemi komunist qoftë dhe për shkak të derdhjes së milionave dollarë për të ndërtuar xhami në Kosovë e në të gjitha trojet shqiptarë, para të ardhura nga arabia saudite në formën e ndihmës për të varfrit, mund të krijojë një vatër aspaktë mirë dhe shumë problematike, duke patur parasysh që në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ka individë që janë përgatitur për të hedhur faërn e dyshimit dhe mos besimit ndaj komuniteteve të tjera jo isame në Ballkan.

Problemet që po hasen dhe po përhapen në formën e efektit domino në vendet arabe të Afrikës së veriut dhe në Azinë e mesme si pasojë e të tri efekteve negative që shkaktuan këtë disekuilibër:  papunësi- varfëri-korrupsion – qoftë për shkak të shtimit pa-precedent të popullatës, qoftë për shkak të korrupsionit qeveritar për shkak të qëndrimit për nj kohë të gjatë në pushtet me të gjitha format e mënyrat e huazuara nga demokracia perëndimore por të manipuluara mirë nëpërmjet pushtetit autoktarit, nepotizmit, dhe medias së blerë, po krijojnë mundësinë e përhapjes së mëtejshme të revoltave popullore të cilat kanë për qëllim largimin e klikave të korruptuara e të pasuruara me para të e buxhetit të vendeve përkatëse, por dhe mbëjnë në vetvete kërkesën për një drejtësi sociale më të mirë, përzgjedhje më të mira, për ligje më të drejta e bazuar në standardet perëndimore. Në përfundim këto lëvizje,- vijnë së bashku me rrezikun radikalit islamik i cili ka gjetur të njëjtin terren si komunizmi para 100 vitesh në popujt e respektuar  me fe islamike.

Ky radikalizëm përbën një rrezik potencial qoftë ndaj vetë këtyre vendeve që kërkojnë reforma, qoftë dhe për vendet e zhvilluara për tre arsye:

-           radikalizmi do të nxisë njerëzit të skojnë në vendet e BE, deh SHBA e Kanada, Australi, për të përhapur islamizmin.

-           Do të shtoj emigrimin drejt vendeve në zhvilli për një jetë më të mirë.

-           Nëpërmjet shtimit të pa-precedent të popullsisë islamike edhe në vendet perëndimore do të kërkojnë pas disa vitesh vendosjen e ligjeve islamike e të shtetit islamik po në këto vende perëndimore. Këto objektiva i kanë shprehur disa herë analistët arabë në debatet TV (një rast, para disa ditësh në RUSSIA TV.COM), por dhe shumë diskutantë e debutues fetarë islamikë.

Gjëndja mbetet shpresëdhënëse por dhe e rrezikshme. I takon vendeve të zhvilluara të marrin masa ndaj  rivendosjes së mundshme të një sistemi të ri të ngjashëm me komunizmin por që sot quhet ‘shtet islamik’ , duke mundësuar emigrimin e të huajve në vendet e tyre, por duke mos lejuar më multi-kulturalizmin, i cili sipas kryeministrit Kamerun- ngeli një opsion i dështuar në vendet e BE.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora