E premte, 29.03.2024, 01:51 AM (GMT)

Mendime

Alfred Papuciu: Dita na e ben boten atdhe

E premte, 18.01.2008, 06:38 PM


Nga Alfred Papuciu

Kenga e Vace Zeles ne memorien festive

Shkas per kete shkrim ne keto dite para festave te nentorit, u be miku im nga Kosova Sami Avdullahi. Duke mbajtur ne krah djalin e tij, Gentin e vogel qe shihte varur ne mur flamurin kombetar, ai me dhuroi nder te tjera nje kasete me muzike te artistes sone te Popullit Vace Zela. Nuk e di, por sot ne mbremje dola tek Parku Gesendorf, prane shtepise ku banoj dhe e degjoja me vemendje zerin melodioz te Vaces, ato kenge te viteve 60-70 dhe m'u kujtua koha kur ajo kengetare me ate ze kumbues e te fuqishem, i kendonte Atdheut dhe viseve te saj, Myzeqese ku ka lindur e jetuar, te gjitha trojeve shqiptare. M'u kujtua dhe miku im, ish bashkenxenesi, inxhinieri Budjon Pojani te cilin e takova rastesisht ne Florida ku eshte vendosur me familjen e tij. Ai me pyeti per Vacen, per shendetin e saj dhe une te them te drejten nuk dija me shume se ai, megjithese Vace Zela banon ne Zvicer. Ndoshta puna, hallet e perditshme nuk na kane lejuar te takohemi me te gjithe njerezit ne Zvicer e mbi te gjitha me nje artiste te madhe e cila e ka kohen e kufizuar dhe nuk eshte me shendet te mire. Ndoshta nje rast do te ishte festa kombetare ku te ftoheshin shkrimtare, piktore, studente, punetore te nderuar qe per vite te tera jetojne ne Zvicer. Natyrisht shqiptaret shkojne tek njeri tjetri dhe bisedojne per hallet e tyre, e megjithese larg diskutojne me dashamiresi edhe per vendin e tyre Shqiperine, per te afermit e tyre, per shoket e tyre. Ata i ndjekin rregullisht lajmet nga Shqiperia nepermjet televizionit, shtypit, internetit.

Bijte e vendit qe behen perfaqesues

Ne keto dite nentori me kujtohen edhe miqte e Shqiperise, personalitete te fushave te ndryshme, te cilet nga menyra se si komunikojne me shqiptaret, qofte ne takime zyrtare, apo sipas ftesave ne familjet e tyre, tregojne interes per Shqiperine si dhe kane respekt per te gjithe ata shqiptare qe japin ndihmesen e tyre ne nje menyre ose nje tjeter per vendin e tyre. A mund te mos permend piktorin dhe eruditin e talentuar, Bujarin, i cili ne cdo ekspozite pikture qe ka organizuar ne Zvicer, Gjermani, France e gjetiu apo qe piktura te tij jane depozituar edhe ne muze te SHBA, gjithmone e permend prejardhjen e tij nga Shqiperia dhe eshte krenar per kete. Ai nderohet nga piktore me emer ne bote per punen e tij dhe megjithese eshte ne nje moshe pjekurie vazhdon me zell studimet pasuniversitare ne fushen e piktures. Me kujtohet si sot kur Endri dhe i jati mjek, Engjelli, si dhe studente te shumte qe studjojne ne Gjeneve, vune mbi ballkonin e nderteses ku banojne flamurin shqiptar, diten kur Shqiperia luajti ne Gjeneve me Zvicren. Dhjetra flamure me simbolin kombetar u valeviten ne stadiumin e ri te Gjeneves. Nuk mund te ri pa permendur kujtimet e Tafil Boletinit, keti atdhetari te perkushtuar dhe gjysh i mikut tim Nysret, i cili e vuri jeten e vet ne sherbim te kombit e atdheut, si demokrat, si pleqnar, pa menduar per interesin vetiak, por per njerezit e thjeshte.

Qytetaret e botes misionare te se mires shqiptare

A mund te ri pa permendur ne keto caste Profesorin e degjuar zviceran, anetarin e Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, Jean-Philippe Assal, i cili se fundi ne nje ceremoni per nder te tij permendi te paren Shqiperine nga vendet ku ka mbetur i impresionuar dhe jane realizuar projekte ne fushen e shendetesise, si dhe do te realizohen edhe ne te ardhmen. Ai permend me nostalgji Festivalin Folklorik Kombetar, ka shkruar dhe citon ne kumtesat e tij nene Terezen shqiptare. A nuk te ngjall respekt gazetari zviceran Pierre Barde i cili ne biblioteken e tij te pasur ka te gjitha veprat e shkrimtarit Ismail Kadaré si dhe botime te tjera nga Shqiperia dhe flet me teper dashuri per viziten e tij ne Shqiperi. A mund te ri pa permendur doktoreshe Marinette Eyss, nje nga pionieret e mjekesise moderne te Gjeneves, e cila me punen e saj u ka falur gezim e optimizem, si zviceraneve apo te huajve. Nuk mund te ri pa permendur edhe muzikologun Marcel Cellier, pjesemarres ne Festivalin Folklor ik shqiptar, i cili me nagren e tij ka realizuar emisione aq mallengjyese per Shqiperine ne "Radio Suisse Romande", ne prag te festes kombetare te Shqiperise dhe disa muaj me radhe. Ai ka pergatitur dy disqe me muzike shqiptare, dhe shprehet me fjale te bukura e plot dashuri per muziken tone. Shkrimtarja e degjuar zvicerane, Marie-Luce Dayer, me te cilen po pergatis nje vellim tjeter dy gjuhesh, pas "Karuzelit te endrrave", botuar ne shqip e njeh Shqiperine dhe shqiptaret nga shkrimet dhe bisedat me shqiptaret, nga respekti qe ka krijuar per femijet shqiptare te cileve u jep me dashuri mesim. Ne keto dite nentori ajo po pergatitet t'u flase vogelusheve shqiptare. Cdokush qe kalonte vite me pare ne rrugen e Elbasanit nuk mund te mos ndalte shikimin tek shkrimtarja zvicerane Francine Koch, autore e librit " Femija shqiptar me sy te zinj ", nje liber mbreselenes me pershtypje vetiake gjate vizitave ne Shqiperi qe ndermori ne vitet 1994-97. Me kujtohet nje darke, e muajit nentor , kur ishim ftuar nga Francine Koch ne nje feste te organizuar ne Gjeneve per Shqiperine. I gjithe mjedisi ishte me plot fotografi nga Shqiperia, femije zvicerane dhe shqiptare te gezuar kercenin sebashku. Kudo kishte flamure shqiptare. Kur Shqipja nga Kosova dhe shoqet e saj kendonin kenge shqiptare e gjithe salla perpiqej te kendonte bashke me to. Casti me emocionues ishte kur Shqipja dhe grupi i saj kenduan nje kenge per Atdheun meme duke mbajtur flamurin shqiptar te kuq me shkaben dykrenare. Nje simbol i madh qe na krijonte pershtypjen se ishim ne Shqiperi, ne token tone. Keto dite shihja ne televizor ish drejtorin e Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore "AIEA), Hans Blix, i cili mbeti i mahnitur vite me pare nga vizita ne Berat, nga plantacionet e fiqve, nga mikpritja dhe zemergjeresia e shqiptarit.

Nje cast i paharruar nentori

Krahas ketyre vleresimeve per personalitetet e huaja, me kujtohen mbresat e atyre diteve te nentorit kur ish-profesori im i letersise Nonda Bulka na ftoi te zhvillonim mesimin ne kodrat e Liqenit te Tiranes. Nje cast i paharruar ate dite te bukur nentori qe besoj se u kujtohet te gjithe shokeve dhe shoqee te mija te Universitetit. Me kujtohet dhe profesori i paharruar Vedat Kokona i cili diteve te nentorit, para festes kombetare ngjitej me ne ne kembe ne malin e Dajtit, megjithe moshen e tij mbi 60 vjecare. Ai na spjegonte me dashuri e erudicion letersine frenge dhe fliste me admirim per korifenjte e asaj letersie, veprat e te cileve i perktheu gjate gjithe jetes se tij. A mund te ri pa peremndur te paharruarin Reis Malile qe nje dite nentori nuk harronte te na dergonte, megjithese ishim larg Atdheut, pershendetje dhe urime per festen kombetare, na shkruante me perzemersi dhe na jipte kurajo per te punuar per te miren e kombit. Me kujtohen ato dite nentori te vitit 1959, kur im ate i paharruar, Tuni Papuciu, duke pasur mbeshtetjen e shkrimtarit Bedri Dedja, dhe shume shkrimtareve dhe piktoreve te tjere perfshire dhe piktorin e shquar Agim Faja, punonte deri naten vone, me devotshmeri, mbi bocat e revistes "Fatosi" per ta nxjerre numrin e saj, diten e festes kombetare. A mund te ri pa permendur kompozitorin e talentuar, shokun tim Kastriot"Otin) Gjini, i cili ato dite nentori te viteve 70-te pergatiste kengen e tij per Festivalin Kombetar ku i kendonte me dashuri trevave nga kishin ardhur prinderit e tij. A mund te ri pa permendur akademikun Bedri Dedja, i njohur boterisht ne fushen e pedagogjise dhe psikologjise, i cili megjithe moshen e tij mbi 70 vjecare nuk rresht pa shkruar edhe nga Neshateli i Zvicres ku vjen here pas here per voceraket e Shqiperise kudo qe jane, qe ta mbajne gjalle gjuhen amtare dhe dashurine per vendin e tyre. Romani i tij i ri qe titullohet "Sikuriada, ose Kalamajte e pallatit tim-3", i redaktuar ne menyre te perkyer nga bashkeshortja e tij Pandora Dedja, i drejtohet keto dite nentori si c thote vete autori "popullit te kalamajve, jo vetem me ngjarje te verteta e perralla, por edhe me nje program se si ata do ta shnderrojne e perparojne atdheun e tyre te dashur, kur te rriten e te behen gra e burra, deputete, ministra e kryeministra, presidente, prefekte, kryetare bashkie, drejtore, inxhinjere e artiste". A ka mesazh me te bukur per brezin e ri qe do te punoje per te ardhmen e Shqiperise, per te miren e perbashket, per bregdetin e bukur, per token e pasur shqiptare, per ujin e kulluar, per fushen e Myzeqese, Devollit , Lezhes, per Alpet e praruara te Shqiperise ku cdo i huaj ka mbetur i mahnitur, per cdo pellembe toke ku kane luftuar e punuar te paret e tyre. A ka krenari me te madhe qe te jesh shqiptar kur lexon shkrimet e shkruara me dashuri per Shqiperine dhe shqiptaret nga Xhorxh Bajroni, Edith Durham, Julien Emery e qindra te tjere.

Bashkekombasit e Nene Terezes dhe gjuha jone

Ne jemi krenare qe i perkasim nje populli qe gjuha e tij eshte nje nga 9 gjuhet origjinale indo-evropiane, nje nga gjuhet me te vjetra dhe qe ka mbetur e paprekur megjithe invazionet e shumta te huaja. Nje gjuhe qe vazhdojne ta flasin e mesojne femijet shqiptare ne Zvicer, Amerike, Gjermani, Kanada etj., Mario i vogel, Afrimi, Kriosi, e mijra te tjere, fale edhe kujdesit te autoriteteve te ketyre vendeve. Keto dite nentori na behet zemra mal kur kujtojme festen tone kombetare, te nje populli qe ka pasur nene Terezen si bashkeatdhetare, nje pape, guvernatore, perandore dhe vezire te medhenj. Te respektosh dhe te duash vendin tend, te punosh me devotshmeri per te kudo qe je, eshte nje shenje dinjiteti dhe emancipimi.Te tille jane miqte, shoket, te aermit e mij kudo qe jane, ne Zvicer, Sunio, Toronto, Nju Xhersi, Nju Jork, Florida, Las Vegas, Londer, Stamboll, Rome, Shqiperi, etj., etj. Prandaj, ne keto caste te afrimit te festes sone kombetare, duhen flakur tej fryma e klaneve, e futjes se pykave midis bashkeatdhetareve kudo qe jane, e shperndarjes se fletushkave apo e letrave anonime kunder bashkekombasve nga ana e njerezve deshtake dhe arriviste qe vegjetojne akoma edhe pak edhe neper rruget e Evropes apo botes. Ne fakt ata nuk i sherbejne kombit, por prishjes se frymes se kohezionit, te dashurise per njeri tjetrin, ata i sherbejne kthimit te nje kohe qe ka perenduar njehere e pergjithmone. Do te ishte mire qe ata te mendojne qe kane fat qe ne kohen e demokracise kane mundur te punojne e jetojne si gjithe qytetaret e kombeve te tjere ne Greqi, Itali, Zvicer, Gjermani, Amerike, Kanada, Australi e kudo, dhe qe femijet e tyre do te kene nje jete me te mire po te jene te bashkuar e jo ne hasmeri me njeri tjetrin. Do te ishte me mend qe ata te kujtojne se jetojne ne vende si Zvicra apo edhe gjetiu, ku bashkejetojne me zviceranet apo popujt e ketyre vendeve, shume perfaqesues nga popuj dhe shtete te ndryshem te botes, te cilet identitetin e tyre kombetar e ruajne me ligje. A nuk duhet te marrim shembull nga sh!
ume popuj te vendeve te tjere, si italiane, spanjolle, portugeze, argjentinas, franceze, cifute, angleze, arabe etj etj., qe jane detyruar te largohen nga vendi i tyre jo vetem per arsye ekonomike, por edhe per te punuar dhe jetuar edhe ne nje shtet tjeter qofte edhe per disa vite, dhe qe e duan njeri tjetrin, bashkeatdhetarin e tyre, e ndihmojne njeri tjetrin dhe me sa kane mundesi japin ndihmesen e tyre me investime per shtetin e tyre ame. Por kjo do te arrihet nese krijohet nje fryme solidariteti apo mbeshtetje nga te gjithe ata qe e ndjejne se edhe diaspora shqiptare kudo qe eshte te afrohet dhe te behet e ndergjegjeshme per fatet e nje kombi te lashte dhe qe nuk mund te zhduket kurre megjithe anatemat apo pykat e ndonje keqdashesi te koheve moderne.

Ky meditim personal percohet i teri nga mbresat e mija te sinqerta jetesore, nga dashuria dhe malli per atdheun, nga synimi per te sjelle si nje shqiptar i thjeshte nje mesazh human.

Gjeneve, me 26 nentor 2003

Koha Jone, E Diele, 30 Nentor 2003



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora