Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alfred Papuçiu: Te shprehesh kulturen tende

| E premte, 18.01.2008, 06:31 PM |


"TE SHPREHESH KULTUREN TENDE"

Gazeta zvicerane "Le Courrier" ka botuar kete shkrim

Alfred Papuciu falenderon Gjeneven per mikpritjen e saj ndaj bashkesive te huaja dhe respektin ndaj kulturave te vendeve te origjines.

S'ka shume kohe qe isha ftuar ne kishen e Sakre-Ker per nje koncert te Krishlindjeve, te realizuar nga Koralja Ibéro amerikane ne Gjeneve. Grupi i 36 koristeve te 18 kombeve quhet "Kantares". Ai drejtohet nga Alfredo Lavalley, qysh nga nentori 2000. U mrekullova nga kenget e te gjithe koristeve, perfshire edhe mikeshen tone Karoline, qe na shpinte ne nje bote hyjnore, te qete, plot emocione dhe dashuri per njeri-tjetrin. Ne degjuam kenget tradicionale meksikane, kenget popullore argjentinase, portorikene, braziliane, venezueliane, kolumbiane, peruane. Cdonjeri nga ne e duartrokiti kete grup te mrekullueshem.

Mendoj se eshte nje arritje per Zvicren dhe sidomos per Gjeneven multietnike qe ne saje te mirekuptimit te autoriteteve kantonale apo federale, grupet artistike te popullsive qe vijne nga kater anet e botes mund te shprehin kulturat dhe kenget e tyre. Ata kane te gjitha te drejtat per te krijuar grupe artistike. Ne Gjeneve, femijet e tyre ose ata vete mund te ndjekin kurse ne gjuhen amtare ne Universitetin Popullor shqiptar, ne Biblioteken Nderkulturore te Kryqit te Kuq te Gjeneves, ne "Camarada" etj. ne Gjeneve. Ata kane librarite e tyre ku mund te gjejne libra dygjuhesh, si edhe ne gjuhen e tyre amtare. Personalisht, kam dhene ndihmesen time modeste per integrimin e shqiptareve ne Zvicer: kam realizuar me profesoreshen Francine Koch permbledhjen dygjuheshe: "Femija shqiptar me sy te zinj", "Perrallat e Zvicres" (dygjuhesh) te akademikut, shkrimtarit dhe profesorit shqiptar te pedagogjise dhe psikologjise Bedri Dedja, si edhe "Karuzelin e endrrave" te shkrimtares zvicerane,
Marie-Luce Dayer ne shqip.

Te gjithe popujt qe jetojne ne Gjeneve, ne saje te legjislacionit, edhe pse jane natyralizuar zvicerane, per te cilen ata i jane mirenjohes Zvicres, mund te ruajne nacionalitetin e tyre te vendit nga kane ardhur: ate italiane, spanjolle, afrikane, etj. Pra, ato kane te drejte te kene dyshtetesine, femijet e tyre mund ta dine se nga vijne dhe cila eshte prejardhja e tyre, nje mundesi qe nuk eshte e zakonshme ne vende te tjera te botes. Nje dite, keta femije mund te vendosin te kthehen ne vendet nga e kane prejardhjen, si edhe te qendrojne ne Zvicer.

Bravo per Gjeneven, nje qytet nderkombetar, i qete dhe i begate, nje qytet i turizmit, i bankave, por qe pret gjithashtu ne gjirin e vet mijera te huaj qe punojne dhe jetojne aty ne harmoni! Te sillesh ashtu sic duhet ndaj popullit dhe kombit qe te ka strehuar, te ka dhene pune dhe te gjitha te drejtat themelore eshte e lidhur me pergjegjesine qe ndien cdo evropian, shqiptar, francez, gjerman, bullgar, afrikan, arab, etj., m kulture, per fatin e popujve te tjere te kontinentit dhe te botes.

Alfred Papuciu

Perkthyes-mediator kulturor