E premte, 29.03.2024, 12:55 AM (GMT)

Editorial

Gani Qarri: Gëzuar trevjetori i Pavarësisë!

E merkure, 16.02.2011, 08:00 PM


Kosovë: Gëzuar trevjetori i Pavarësisë!

 

Nga Gani Qarri

 

Pavarësia e vendit tim, është momenti më sublim që më dha frymëzimin për këtë shkrim festiv. Është shqiptari im ai i cili dëshiron të gëzohet të paktën një herë në vit me rastin e kësaj feste historike edhe pse akoma trajtohet me një Pavarësi të kufizuar. Është populli im ky me fatin e të cilit bëhen eksperimentet më të fundit ndërkombëtare në këtë fillim shekulli në Evropë. Është loja e vendorve dhe ndërkombëtarve, që bëhet me jetën dhe ekzistencën e vendit tonë, mjerisht pengesa më e theksuar e zhvillimit normal të jetës në Kosovën tonë të Pavarur  me  Pavarësi të mbikëqyrur!

 

Nganjëherë edhe vet çuditem se sa shpejt që ec koha dhe pothuajse gati fare si pavërejtur kaluan  tri vjet që nga shpallja e Pavarësisë së atdheut tim-Kosovës,e cila po të mos ishin problemet e shumta që e përcjellin vendin, nga euforia e festimit, dëshira e flaktë  për Pavarësinë e arritur dhe ndjenja  e papërshkruar  e të jetuarit  në LIRI,  do të  ishte vërtetë  e perfeksionuar për festim pa fund!

 

Por, "moratoriumi" i pështirë  me Pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës ende nuk ka përfunduar,dhe kjo nuk mundë të vazhdojë edhe më tej kështu,ajo duhet urgjentisht në kuptimin e tërësishëm të fjalës ta marrë formën e pavarësisë së plotë shtetërore,ngase Pavarësia e Kosovës nuk mund të ngelë përgjithmonë e burgosur në Pakon e Ahtisarit. Kombi ynë nuk meriton trajtim të tillë eksperimental edhe në këto kohë,atij duhet ti ofrohet ndihma e nevojshme dhe mbështetja e munguar kronike nëpër kohë, për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë në trojet e veta, për bashkim kombëtar, dhe jo trajtim me kufij e pengesa që neve edhe në këtë shekull të na mbajnë të ndarë si popull.

 

Edhe me këtë rast festiv i bëj apel gjithë opinionit shqiptar kudo,dhe atij ndërkombëtar në vend dhe jashtë tij që me veprimet e tyre,Popullit tonë si kombi më i vjetër autokton në Ballkan,me gjuhë dhe  kulturë të lashtë aq sa edhe vet koha e ekzistencës së tij në këto troje,në shkrimin e historisë më të re,më në fund pas kaq peripecish e vuajtjesh, t`ia lejojnë edhe atij, pranojnë dhe mundësojnë, bashkimin kombëtar e të gjithë shqiptarëve në një shtet dhe të integruar si komb,ti hap rrugën për të ardhmen e tij , drejt familjes Evropiane.

 

Mjerisht në vend të kësaj,Bashkësia ndërkombëtare dhe misionet e tyre në vend, jo rrallë sillen me agresivitet ndaj nesh si popull, përdorin presione të ndryshme dhe vendosin kushte të rënda ndaj shqiptarëve,edhe pse gjymtyrët e trupit të tyre,janë të ndara pa të drejtë dhe të keqtrajtuara pa mëshirë dhe pa asnjë ndihmë a përkujdesje meritore ndaj tyre. Ne po qese bëjmë një krahasim me të drejtat që gëzon minoriteti serb në Kosovë dhe diskriminimin që iu bëhet shqiptarëve autoktonë në Kosovën lindore,shqiptarëve nën ish FYROM-in e tej lazdruar të cilin me të drejtë nuk e pranon Greqia si "emër" dhe Bullgaria si mini-"popull" inekzistent,por që megjithatë, të vetmit janë shqiptarët që pranojnë çdo gjë nga ky kuazi shtet,që nga tendenca për asimilim të tyre, zvogëlim të numrit të popullsisë ,rrënimin e historisë dhe prejardhjes,krahasimin me hajna ,kaçak e bandit,pengesa në gjuhë dhe regjistrim të popullsisë shqiptare,rrënim objektesh kulturore,historike e fetare  dhe bastardimin e autoktonësisë sonë kombëtare  madje edhe dajakun e tyre, me heshtje të turpshme,duke mos harruar edhe zullumin e madhë ndaj shqiptarëve nën mal të zi,shpërnguljen me dhunë dhe terror e gjenocid ndaj vëllezërve tanë çamë,konfiskimin e tokave dhe pasurisë së tyre me forcë ushtarake të kthyer në ligj shtetërorë! nga qeveritë e vendeve fqinjë,asnjë popull tjetër nuk do mund ta duronte as pranonte një gjendje të ngjashme siç është ky lloj keqtrajtimi dhe vuajtja e tillë  shqiptare edhe në këtë shekull të ri.

 

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto,edhe Kosovës së Pavarur i bëhet thirrje  për bisedime mbi statusin e saj me Serbinë, ku përflitet se do bisedohet për Veriun e pushtuar të vendit,por jo edhe për Kosovën lindore,do të flitet për Statusin të Kosovës së pavarur por jo edhe për Iliridën pa të drejta njerëzore dhe kombëtare,të cilës përkundër kaq vuajtjeve shqiptarët e asnjë pjese kombëtare,sot e gjithë kohën,nuk i dalin zot sa e si duhet si Komb. Por çështja e Statusit të Kosovës sa herë u dashka të bisedohet?! ajo sikur është biseduar një herë me Serbinë dhe nuk do duhej diskutuar më, sepse me përfundimin e luftës në Qershor të Vitit 1999. Serbia e ka humbur si mundësinë e administrimit të mëtutjeshëm pushtues të Kosovës ashtu dhe të drejtën për të zhvilluar bisedime politike për Statusin e vendit tonë ,madje tash e tri vjet më parë, Kosova është shpallur Shtet i pavarur dhe është njohur ndërkombëtarisht, nga 75 vende të Botës!

 

Ndaj,lufta historike e UÇK-s kundër Serbisë për ne është akoma e freskët ngase atë e kanë përjetuar shumica e popullsisë së sotme shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës, dhe ajo i ka të njohura ngjarjet e fundshekullit 20 në Kosovë të cilat sollën edhe intervenimin e NATO-s kundër Serbisë, nga 24 marsi deri më 12 qershor  të vitit 1999 për ta larguar pushtimin ushtarak-policor serb dhe shtypjen afro një shekullore të popullsisë shqiptare,nga pushtuesit sllavë.

 

Megjithëse Dielli i lirisë ngrohë pjesërisht edhe shqiptarët,për rrezet e të cilit u flijuan shumë gjenerata,flijime ato që sollën edhe Pavarësinë e Kosovës e cila ishte gëzim i të gjithë shqiptarëve, Popullin tonë nuk mund ta lë të qetë kujtimi për pjesët e pushtuara të kombit,kur dihet se Kosova arriti një pavarësi jo të plotë,tokat tona mbetën edhe më tej të copëtuara në shumë shtete, sakrificat shumë shekullore shqiptare të brezave që u flijuan për çlirim dhe bashkim kombëtar nuk u shpaguan tërësisht dhe shekulli i sakrificave kombëtare,u përmbyll pa rezultate të dëshiruara për Atdhe të plotë për të gjithë shqiptarët.

 

Pushteti  i Kosovës edhepas tri vjet Pavarësie, nuk ka shtrirje në  mbi 30%  të territorit të vendit e cila ende është jashtë kontrollit të institucioneve tona shtetërore. Në këtë pjesë doganat nuk kontrollohen nga shteti i Kosovës,aty veprojnë strukturat e policisë së Serbisë,ku qarkullimi i paligjshëm i mallrave dhe trafiqet klandestine,nuk ka të ndalur , të cilat buxhetit të Kosovës i kushtojnë me miliona euro,derisa edhe mijëra pjesëtar të pakicës serbe marrin paga nga shteti i Kosovës,të cilët nuk e njohin dhe punojnë  kundër shtetit tonë, kur varfëria e skajshme e qytetarëve shqiptar pa asnjë të ardhur nuk njeh fund,dhe vazhdon me rritje të dhembshme..

 

Në prag të këtij përvjetori të Pavarësisë së vendit tonë,me gjithë gëzimin e madh që kemi për te, ne ndjejmë thellë në zemër edhe zhgënjimin në rritje të bashkëkombëseve tanë nga shkaku i varfërisë së madhe,papunësisë së lartë,keqpërdorimeve gjithfare, nepotizmit dhe pasurimit  brenda natës të disa individëve, grupeve e klaneve të caktuara të cilët në rend të parë kanë interesin e përfitimit personal dhe grupor, gjë e cila na irriton pa masë,ngase Politika është bërë Komb dhe Atdhe i shumë njerëzve të paskrupullt të cilët me apo pavetëdije kombin tonë,po e dërgojnë me shpejtësi marramendëse, drejt arkivave të historisë së shkatërrimit.

 

Për ne, është një moment i veçantë që me këtë rast të shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë,ndaj veprës së të gjithë atyre që luftuan, sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke  falënderuar edhe të gjithë ata që ndihmuan pavarësinë e vendit tonë ,e sidomos Amerikën e cila megjithë telashet tona të mëdha të brendshme dhe të jashtme ,e ndihmoi dhe përkrahu çështjen shqiptare dhe atë të  Kosovës duke iu gjetur gjithmonë pranë me veprime dhe angazhime konkrete pa të cilat mbijetesa e kombit dhe gjeografia shqiptare, kush e di se si do dukej sot,sepse në këto kohë populli ynë i vogël shqiptar,ka pothuaj një qind parti politike që kanë mbirë si këpurdhat pas shiut,në çdo kënd ku frymohet shqip,sado i vogël qoftë ai,të cilat janë shumë të përfolura për korrupcion dhe të kqia tjera ndaj kombit dhe vendit,që në vend të unifikimit të popullit ,kanë futur gjuhën e përçarjes dhe të urrejtjes ndërshqiptare e cila edhe pa përpjekjet e armiqve të jashtëm të cilët angazhohen  çdo ditë  që nga jugu në veri, në lindje dhe perëndim,të gllabërojnë sa më shumë toka tona dhe të blejnë e asimilojnë sa më tepër që të jetë e mundur pjesë të kombit shqiptar, në gjithë shtrirjen tonë fizike, rrezikojnë një shpërfytyrim të panjohur kombëtar deri më tani,në gjithë historinë e re dhe të vjetër shqiptare....

 

Ashtu edhe politikanët e Kosovës të cilët e kanë gojën plot pavarësi dhe shqiptarizëm , përkundër një përqindje shumë të vogël të pakicave,ata Kosovën nuk e paraqesin sa e si duhet-shqiptare, madje edhe pse mëse 95 %  janë shqiptar autokton dhe përqindja e pakicave në vendin tonë është nga më të voglat në Ballkan dhe Evropë, megjithatë edhe pas kaq vitesh të luftës, Kosova definohet si shtet multietnik dhe trajtohet me një Pavarësi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht.

 

Faji nuk është vetëm tek të huajt sepse edhe pse ne shqiptarët,Festën e Pavarësisë kaq shumë e kemi pritur dhe aspiruar, festë kjo e cila për ne zgjon shumë emocione të veçanta, mu kjo Pavarësi  kaq e dëshiruar, edhe ashtu siç është e mbikëqyrur,shqiptarët i ka vënë në sprovë të pa kalueshme para botës demokratike,të cilët assesi nuk po arrijnë të dëshmojnë se ne jo vetëm duam por edhe dimë të ndërtojmë shtet të pavarur dhe demokratik,gjë që me sjelljet e deritanishme,politika e vendit i ka zhgënjyer si shqiptarët e shumëvuajtur ashtu edhe padronët mbikëqyrës ndërkombëtarë.

 

Pavarësia e Kosovës është një nga datat më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar, ajo edhe ka qenë ideal i yni i cili me 17 shkurt të vitit 2008, vulosi realizimin e ëndrrës së të gjithë atyre që nuk kursyen as jetën për këtë ditë të shenjët, që edhe shqiptarët e Kosovës më në fund t'i gëzohen lirisë. Ndaj me rastin e 17 Shkurtit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,të gjithë shqiptarëve të Dardanisë dhe trojeve tjera etnike ju urojë ditën e pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar duke dëshiruar çlirimin e të gjitha trojeve tona dhe krijimin Shqipërisë Etnike ku të gjithë shqiptarët e bashkuar mund të ndiheshin të lirë dhe të gëzuar.

 

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Rroftë Bashkimi Kombëtar!

Rroftë Shqipëria Etnike!

 



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora