E marte, 16.04.2024, 08:09 AM (GMT+1)

Mendime

Lek Previzi: Persekutimi komunist i nji familje patriote ne Shqipni!

E premte, 18.01.2008, 07:14 PM


Persekutimi komunist i nji familje patriote ne Shqipni!
 
Nga Lek Previzi

Lek Previzi
I deruemi zoti Bardhyl Demiraj,
Miredita.

Po ju drejtohem si pergjigje ndaj shkrimit me intervisten e dhene z. Leka Bungo, te cilen ma rekomandonit mua per lexim.

Se pari, une nuk kam qene as humorist as drejtues artistik apo estrade, qe te perfshihem ne ate bisede, dhe as me ka perzene kush prej atdheut. As nuk jam marre as merrem me politike e partina. Qe prej 1990 gjendem ketu ne Belgjike, per aresye se ketu kishte jetue e vdekun prindi im, ne qofte se ia ke ndie pakez zanin, Gjenerali Prenk Pervizi.

E sa per sistemin e diktatures e kritikave qe i bahen, per krimet e masakrat qe ka krye mbi popullin e tij, qofte nga ana njerezore e po ashtu nga ajo kulturore e historike, kjo s’do shume mendje per t’u kuptue nga ata qe kane nje bagazh te mire kulture ne koke, por edhe nga njerezit e thjeshte qe e kane pesue mbi kurrizin e tyne. Per ata qe nuk kane pase telashe, nuk kam çka me thane.

Se si erdhi ne fuqi ajo diktature famekeqe komuniste, mjafton te njihet historia e nje familje shqiptare dhe une po e nis nga e imja, si shembell. Jam i shtyme ne kete nisme, sepse, siç e thashe nuk jam drejtues estradash as humorist, por siç ma poshte do te shihni.

Kur brigatat e famshme te ashtuquejtuna çlirimtare erdhen ne krahine time te Kurbinit, ne Laç, e para pune qe bane ishte te digjnin shtepine tone, te grabisnin çfar aty gjendej, te konfiskonin gjiçka dhe te kerkonin te na zhduknin edhe neve. Pa çka se shtepia ishte bombardue e gjysme shembun prej gjermaneve. Nuk u mjaftuen me kaq, por dolen ne malin e Skurajt, ku ishin kullat historike te Pervizajve (ku njena ishte e jona) te cilave iu kallen zjarrin. Ma vone ne u dorezuem, por si familjen tone ashtu dhe ato te fisit, me 1945, i degdisen ne kampet e internimit te Beratit, Tepelenes, te Porto Palermos, te izoluem me tela e ma vone te tjera kampe pune, per te cilet do te keni dijeni. Ne keto kushte kampesh, vdiqen gjyshja 90 vjeçe, nana, nje vella, nje foshnje e vellajt, nje kusheri e nje kusherire me gjithe foshnje. U vrane dhe vdiqen ne burgje dhjet burra. Gjjthsej flijimi i familjes sone idhullit te pangopun e gjakatar te komunizmit arriti ne 16 viktima e 650 vjet burgje e kampe perqendrimi. Kjo sadopak historia e partise komuniste. Kjo gjithashtu nje histori qe nuk ka asnje lidhje me intervisten tuej te Leka Bungos. Ne trungun familjar, denimet jane si me poshte : gjyshja, pese vjet, 1945-1949. Nana, 32 vjet, ‘45-77. Vellai, 42 vjet, ‘47-49, vellai tjeter, i madhi, oficer akademist, 47 vjet, 44-91, i nenshkruemi, 40 vjet, 1950-90. Grueja ime, 42 vjet, ‘48-90. Femijet linden e u rriten ne kampe. Ky shembull faktik ta shumezoni me dhjeta e qinda familje te tjera. Prandaj thashe se historia e komunizmit shkruhet me keto fakte dhe jo me prralla me mbret te sajueme per lavdine e nje regjimi te palavdishem, qe e katandisi Shqipnine ne nje çiflik personal dhe ne nje vath te madh berresh, ku kasapi shkonte here pas here te merrte desh, dele e qingja per t’i therun sipas qejfit te tij sadist.

Keshtu qe e zgjodhem rrugen e mergimit, per t’i ikun e shpetue asaj gjendje ku na ishin mohue e neperkambe te gjitha te drejtat njerezore e shqiptare, te shkeluna prej vete shqiptarve. Ndryshe nga ç’thote z. Bungo, femijet e mi, tre djem, ketu i kane pase rruget e hapuna per te fitue ato qe u ishin mohue. Djali i madh, kreu akademine mbretrore te arteve te bukura ne Bruksel, nxanesi ma i shkeqyeshem e fitues i çmimit te Akademise ne pikture, per ate vit akademik. Ai sot asht piktor i afirmuem, dhe ka hy ne enciklopedine e artisteve belge te dyqind vjeteve te fundit. Djali tjeter punon ne nje zyre qeveritare, shef byroje. Tjetri, me familje, asht shef guzhine ne nje restorant te qendres. Pra ky asht ndryshimi midis diktatures qe femijet e mi i kishte çue ne fushe me hap kanale e me prashit bime bujqesore, per t’i katandise si mos ma keq ne bujkrobe. Kjo ka ndodhe edhe me shume familje shqiptare te tjera.

E sa per njoftim, ketu ka nga bashkatdhetaret tane qe kane arrite suksese. Ka nga ata qe jane profesore ne universitetet belge. Kemi nje mjek kirurg qe eshte emnue kryetar ne komitetin e kirurgjise belge. Kemi profesore qe japin mesim ne gjimnazet, ne gjuhe te hueja, franceze, flamande, angleze, gjermane, spanjolle, italiane, e shqipe, kjo ne raste te veçanta. Kemi muzikante qe jane afirmue me muziken shqiptare dhe ua kane imponue muzikanteve te huej, ne koncerte zyrtare dhe jo ne dasma e mbramje defrimi. Nuk jane ngrite me rrah gjoksin as me krijue buje te madhe, por secili ban punen e vet me pasion. Prandaj nuk jam aspak dakord edhe me ato qe lexova ne shkrimin tuej. Ne qofte se muzikante te shquem si Krantja paskan perfundue ne kafene, taverna e dasme, ketu nje djale mjaft i talentuem e ka fut muziken shqiptare ne repertorin belg, dhe ka krijue kuartete me profesore e muzikante belge te shquem, per te luejt muziken tradicionale shqiptare ne skenat belge sepse muziken klasike e njohin mire vete. Kemi dy muzikante te rinj qe kane fitue me konkurs hryjen ne orkestrat e medha belge e qe thirren edhe jashte vendit. Ka edhe bisnesmene, qe drejtojne shoqeri ndertimi, ku marrin ne pune ustallare shqiptare. Pra ka mjaft gjana te dobishme. Nje shoqate kulturore, e krijueme tash kohet e fundit, shqiptaro-belge ka organizue takime te ndryshme te nivelit, si perkujtimin e 110 vjetorit te revistes se Konices. Perkujtimin e mbrojtjes se hebrejve nga shqiptaret. Promovimin e nje poeti shqiptar dhe te librave te dy shkrimtareve te tjere. Para nje muej u organizue nga vete belget nje dyjavshe kushtue kultures shqipare, me muzike, letersi, poezi, gjuhesi, ekzpozita fotografike e pikture, muzike e valle popullore me kostume shqiptare, etj. etj.

Kurse une vete, tashma ne moshen afro 80 vjeçe, jam marre me shkrime. Botoj qe nga 1993 nje reviste te vogel “Kuq e Zi”, qe hyn ne 15 vjetorin e daljes se saj, e qe ka meriten te jete e dyta qe del ne Belgjike pas 100 vjet te asaj te Konices. Kam botue nje vellim me poezite e burgjeve e kampeve, shqip, italisht e frengjisht. Kam perkthye nga italishtja e vjeter vepren origjinale te Dhimiter Frangut mbi jeten e veprat e Skanderbeut, qe pati jehone ne Shqipni e gjetke, e per te cilen mora nje far çmimi moral. Albashkenca nuk e permendi fare, ku permenden shume gjana te tjera. Kam perkthye (per botim) edhe nje liber tjeter mjaft te vlefshem, te nje studiuesi te huej, Eduard Schneider, “Pellasget, e pasardhesit e tyne”, ku ndiqet filli gjuhesor e paraqiten 780 rranje-fjale shqipe me origjine pellasgjike. Gjithashtu, nga italishtja e vjeter, kam perkthye (po per botim) vepren e Historianit e figures se njohun te rilindjes italiane, Paolo Jovio, “Tregim mbi turqit dhe veprat e Skanderbeut”, shkrue ne vitit 1531 e botue disa here. Pjesen e Skanderbeut (qe perkon fjale per fjale me ate te Frangut) e kam paraqite, per te vertetue se si vepra e Frangut ishte pervetesue jo vetem nga Jovio, por edhe nga shkrimtare te tjere pasardhes, duke e ditun se Frangu librin e vet e kishte shkrue latinisht me 1480, e qe ma vone, italisht, pati nje numer te madh botimesh. Jam ne botim e siper ne Paris te librit t’im ‘”Albanie, pays à connaître” ‘Shqiperia vend per t’u njohun”, nje studim e pershkrim permbledhes nga origjina deri ne ditet tona dhe vazhdoj me shkrime personale, kujtime, biografi, por edhe poezi etj.

Sigurisht se e gjitha kjo pasi e kisha humbun nje jete, ate ma te forten e te dobishme. Tani kerkoj te fitoi ato qe kam humubun, teper vone, por ma mire vone se kurre. Sa per aresim, kam krye nje shkolle te mesme ne Itali, Rome deri me 1944, me profil artistik letrar. Vazhdova nje kohe licuen artistik ne Tirane ku u arrestova me 1950 e u mbylla ne kalane e Porto Palermos, e ne vazhdim ne kampe intenimi e burgje te tjera, ku per fat kisha per bashkevuejtes, nje pjese te elites se kultures shqiptare, qe i kishte shpetue pushkatimit. Me kete elite qendrova kater vjet ne Kuç te Kurveleshit, ku na kishin izolue 100 burra te rrezishem (??!!), nder ta, 60 ishin me tituj e me disa doktorata, nga universitete te ndryshme evropiane, keshtu qe Kuçi u kthye ne nje Akademi te vertete dijesh e kulture. Njihem si piktor i kampeve, i ndaluem dhe i denuem, per ata qe i kaluen ato denime, se ju me shoke nuk keni si te me njihni, sepse as qe e keni dite qe mund te ezistoja, jo vetem une, por edhe gjithe ata qe e pesuen si une dhe ma keq e ma zi. Nuk jemi familje qe te dalim e te trumbetojme poshte e nalt per meritat, cilesite e aftesite tona, siç veprojne me buje te tjere, qe nuk kane pesue asgja dhe shesin mend, se paskan qene persektue duke ngrohe kolltuqet e lidhjes se shkrimtareve apo te ndonje zyre ose katedre, ndersa i neshkruemi me shoke ishin katandise ne burgaxhi e bujqe te “bejlereve” te kuq, te lidhun pas fijeve te mustakeve te Stalinit.

U detyrova te paraqes kete si autobigrafi te vogel, qe te jeni te qarte se me keni te bani. Keshtu qe shkrimi juej per Bungon, nuk ka se si te perkoje me gjendjen time, te kalueme e te tashme, qofte nga mosha po ashtu nga pesimet e persekutimeve e denimeve te pa fund e krye, kur Leka i tjeter, gajaste njrezit me humorin e tij, ne sallat e teatrove, ndersa ne fushat pa mbarim te bujqesise, grate qanin mbi fatin e tyne si bujkrobina e skllave te nje sistemi aq perbindesh sa qe nuk arrin kush ta perfytyroje as ta pershkruej. Ku edhe femijet e tyne ishin te denuem te katandiseshin ne bujkrobe e skllaven. E ne qofte se Shqiperia ka pasun a po ka ndonje shkrimtar te madh, do te kishte qene mire qe ai te merrej me kete epos tragjik te nje populli te tane dhe jo me flutura e bukuroshe te kabareve e trotuareve te Parisit e te metropoleve te tjera. Por nuk besoj se ai mund te arrinte me pershkrue ate qe nuk kishte perjetue vete, e vepra e tij do t’ishte teper e zbete ndaj vrazhdesise hukubete te nje realiteti mizor.

Gezohem qe jeni i biri i Profesorit e gjuhetarit te shquem Shaban Demiraj. Une ate e kam pas nje kohe te shkurten, profesor gjuhesie, para se me ra ne denime. E kam takue ketu ne Bruksel, ne nismen e orvajtjen tone per te mbajte nje simpozium historik tre ditor ne Bruksel, ku kemi hartue se bashku me te tjere, programin e simpoziumit, ku ai u emnue Kryetar i Komisionit Pergatitor te Simpoziumit, qe mjerisht nuk u arrit sepse u sabotue nga njerez pa palce kurrizore shqiptare. Profesori luejti rol shume pozitiv dhe u mundue me i dhane rruge kesaj nisme, por u sabotue ai vete, nga njerez pa ndergjegje kombetare. Kam disa fotografi qe kemi dale se bashku, duke bisediue se si me veprue qe ai simpozium te realizohej. Kaq.

Me falni per kete nderhyemje te gjate, por e pashe te nevojshme te njihem me themel se kush jam, kujt i perkas e perse jetoj e punoj, akoma sot ne nje moshe qe kerkon qetesi e pushim trupor e mendor.
Me nderime Lek Pervizi

Marre me 06 Jan 2008 nga www.alb-shkenca.org (Subject: Re: [Alb-Shkenca] nje artikull i botuar sot ne “Shqip”)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora