Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Clark Gable (1901–1960)

| E merkure, 16.02.2011, 08:58 PM |


KLERK GEBËL (1901–1960)

 

Nga Halit Bogaj

 

Kaluan dyzet vite dhe asnjëherë në kinematografinë botërore nuk doli ndonjë film për t` ia tejkaluar realizimit kolosal”Përftoi bashkë me erën”,në të cilin shkëlqeu në mënyrë fenomenale aktori legjendar-Klerk Gebël,duke mbetur edhe Mbreti i ëndrrave filmore në Holivudin e shkëlqyer.Ret Batleri i tij madhështor akoma jeton i paprekur në zemrat tona skofiare,për t` u bërë vazhdimisht i popullarizuar dhe duke u rrezistuar viteve dhe dekadave të kaluara.

 

Roli i tij maestral në atë film ka mbetur ndër realizimet më të suksesshme në mbarë kinematografinë botërore.Dikush thoshte se Vivien Li/Skarlet O` Hara/ishte më e madhe se Klerk Gebël,por ne nuk mund të mendojmë ashtu ngase secili personazh e ka rolin e vetë të duhur në film, duke u bindur tërësisht se ai i Ret Batlerit është më brilant se çdo tjetër në atë kryevepër të pavdekshme filmore e cila i kishte fituar 10  çmime oskarë ,duke mbetur menjëherë pas “Ben Hurit” kolosal me 11 shpërblimet e tilla, Edhepse”Përftoi bashkë me erën”ishte krijuar në vitin 1939,.Sa herë që para nesh shihej aktori kryesor, na dukej gjithnjë e më i madh, duke mbetur legjendë e gjallë me çdo skenë të filmit fenomenal të cilin e kishte realizuar regjisori maestral i atyre viteve-Viktor Fleming.Klerk Gebël shkëlqente vazhdimisht me filmin impozant me të cilin kishte hyrë përfundimisht në historinë e artrit të shtatë, duke mos dashur të kyçej në një luftë absurde mes një populli të njejtë që luftonte në ato vite, por që rrjedhat e domosdoshme e fusin gjithsesi në vorbullën e padëshiruar të asaj lufte.Ret Batler është hedonist,bixhozgji dhe njeri aventurier që adhuronte botën femërore, derisa kur në zemrën e tij  hyn Skarlet O` Hara/Vivien Li/ e cila ndryshon jetën e tij në tërësi.Ret Batler ishte njeri autoritativ dhe kahdo që shkonte i kishte rrugët e hapura dhe ishte i mirëseardhur tek të gjithë,duke qenë edhe ndër personalitetet kryesore të shoqërisë amerikane të asaj kohe.Për t`u bërë personazh komplet në filmin e ndritur”Përftoi bashkë me erën”,atij i ndihmoi sëtepërmi edhe ekipi i zgjedhur nga:Lesli Hauard,Vivien Li dhe Olivia De Hevilend që luajti  Melaninë e bukur,të dashur dhe të qetë, e cila ishte e dashuruar përjetësisht në Eshlin e saj markant/Lesli Hauard/.Aktorët kryesor të filmit përbëjnë katërshin më të dalluar të mbarë kinematografisë botërore,duke realizuar secili nga një rol madhështor dhe specifik gjatë kohëzgjatjes katërorëshe të filmit.Shikuesit dhe adhuruesit e shumë të këtij filmi,me padurim e pritnin daljen nëpër skena të tjera të Ret Batlerit,për t` u mahnitur me lojën e tij të fuqishme artistike dhe me sharmin e madh burrëror që posedonte në qenjen e tij karizmatike.Roli i tij  nga ky film ishte papërsëritur nga askush tjetër,por as nga vetë Klerk Gebël i cili luajti edhe në disa filma të tjerë,duke qenë shumë më i zbehtë ,përveç në filmin tjetër”Banda e engjujve”ku luan prapë në mënyrë fenommenale me aktorin e ri –Sidni Poatje dhe aktreshën e famshme të asaj kohe-Ivon De Karllo.Në këtë film aktori luan rolin e një pronari robërish të cilët i lëshon në liri,pjesë e të cilëve është edhe Sidni Poatje ,i cili i falenderohet thellësisht pronarit të tij..Edhe me këtë rol pozitiv Klerk Gebël fitoi simpati të mëdha tek

Clark Gable & Vivien Leigh: Gone with the Wind (1939)
Clark Gable & Vivien Leigh: Gone with the Wind (1939)
shikuesit e shumtë nga mbarë bota,duke mbetur një aktor i adhuruar vazhdimisht.Gebël luajti me sukses edhe në filmin”Mogambo’ku kishte partnere aktreshat e famshme:Ava Gardnerin  dhe Grejs Kelin,por ky film as përafërsisht nuk qëndron në nivelin e filmave më lart të përmendur të aktorit të shquar.Edhe në filmat e tjerë,kur krijonte me aktoren dhe gruanë e tij-Kerol Lombard,Gebël nuk ishte i  dalluar me ndonjë rol të madh,përveç në komedinë e njohur të Frenk kaprës”Ndodhi në një natë”e cila ishte shpërblyer me çmimin Oskar.Pas vdekjes së gruasë së tij të dashur/Lombard/,në një fatkeqësi ajrore, Klerk Gebël dëshpërohet me të madhe dhe nuk donte të luante më në film, por falë shokëve dhe miqve të tij të dashur ai pranon sërish të angazhohej edhe në filma të tjerë të njohur.Klerk Gebël ishte sinonim i një burrërie antike dhe zgjonte kurreshtje të shumta në mbarë botën,sidomos në atë femërore tek e cila ishte shumë i adhuruar.Gebël filloi të luante shumë herët në film,duke u dalluar dhe shpërblyer me çmimin Oskar për versionin e dytë të filmit”Rebelimi në anijen Bounti”,në të cilin kishte parnere aktoren e famshme Movita.Duke e shikuar këtë film, Brando i madh ishte betuar se një ditë edhe ai do ta luante rolin e Kristian Flejçerit të paharruar,çka u bë realitet në vitin l963, kur filmi i fitoi 5 shpërblime oskarë ,për të mbetur ndër kryeveprat më të fuqishme kinematografike të të gjitha kohrave.Për të gjithë artdashësit e shumtë filmorë,Klerk Gebël mbetet ndër figurat më kolosale  që krijoi role të shumta dhe poliedrike në filmat e tij të popullarizuar në mesin e të cilëve ishte edhe”Misfists” i Xhon Hjustonit  të madh, ku luanin edhe legjendat filmore:Merilin Monro dhe Montgomeri Klift.