E premte, 19.04.2024, 05:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Berisha: Shqiptarët nderojnë figurën e Dom Nikoll Kaçorri

E diele, 13.02.2011, 07:47 PM


Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në Meshën e mbajtur në Katedralen e Shën Luçisë në qytetin e Durrësit, me rastin e riatdhesimit, pas 94 vitesh, të eshtrave të rilindësit dom Nikoll Kaçorri.  Në fjalën e tij kryeministri Berisha vlerësoi figurën e Dom Nikoll Kaçorrit në krijimin e shtetit shqiptar. “Shqiptarët shprehin mirënjohjen më të thellë, ndaj njërit prej burrave më të shquar të historisë sonë kombëtare, ndaj njërit prej personaliteteve, arkitektit kryesorë të pavarësisë së vendit, Dom Nikoll Kaçorrit. Burrit që do të zbriste nga kreshtat e Lurës për të mbetur përjetë kreshtë e virtyteve shqiptare, për të mbetur kreshtë frymëzimi dhe besimi të shqiptarëve tek zoti, tek vendi i tyre, tek flamuri, tek e ardhmja” theksoi Berisha.  Sipas tij Nipoll Kaçorri, shndërroi dioqezën e tij jo vetëm në një kështjellë besimi tek Krishti dhe zoti, por në një kështjellë besimi të pathyeshëm, tek flamuri dhe Shqipëri.  “Në jetën e tij, të meshtarit kurrë ndonjëherë nuk ndau në punën e tij, porosinë e Krishtit dhe porosia e Krishtit për Dom Nikoll Kaçorrin, ishte “Jepi Shqipërisë atë që i takon”, dhe ky burrë i madh i dha Shqipërisë, i dha flamurit atë që i takon. Ja sepse në mbledhjen e parë të themelimit të pavarësisë etërit e saj në unanimitet të plotë do të përcaktonin dhe zgjidhin Dom Nikoll Kaçorrin si zëvendës kryeministrin e qeverisë së parë të shtetit shqiptarë të pavarur” theksoi më tej kryeministri Berisha.  Më tej kryeministri Berisha theksoi se “babai i pavarësisë Ismail Qemali, të cilët shqiptarë përjetësisht i detyrohen për veprën e tij të madhe, ia doli ta shpëtojë nga kthetra dhe planet e ndarjes dhe këtë vend ku do shpallej pavarësia, erdhi në Durrës për ti dhënë flamurin, flamurtarit, por tradhtitë dhe përpjekjet e fundit të portës, e bënë të pamundur shpalljen e pavarësisë në këtë qytete dhe delegacioni u zhvendos në Vlorë, ku shpalli pavarësinë dhe ne presim me kënaqësi, dinjitet dhe mirënjohjen më të thellë 100 vjetorin e saj”.  Ndërkohë eshtrat e Imzot Kaçorrit deri më tani preheshin në Vjenë të Austrisë, por pas një kohe të gjatë përpjekjesh dhe me ndihmën e familjes Kaçorri, që jeton në Shqipëri dhe Kanada, me përkrahjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Vjenë, me ndihmën e veçantë të Qeverisë austriake, si dhe me ndihmën e anëtarëve të Misionit Katolik Shqiptar është arritur që të zhvarrosen eshtrat e shtetarit themelues të Shqipërisë, klerikut dhe demokratit të shquar, duke mundësuar sjelljen e trupit te tij në atdhe. Imzot Nikoll Kaçorri, është një nga personalitet që firmosi Pavarësinë e Shqipërisë, ka qene nënkryetar i qeverisë së Vlorës në 1912 si dhe protagonist kryesor i zhvillimeve kulturore dhe politike me peshë kombëtare. Ai ishte pjesëmarrës edhe në Kongresin e Manastirit, ku u përcaktua alfabeti i gjuhës shqipe.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora