Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e talentuar Greta Koçi

| E diele, 20.01.2008, 02:00 PM |


Greta Koçi, kjo Nimfë e detit tallazues të muzikës

Nga Albert Vataj - Zemra Shqiptare
 

Greta Koçi
Greta Koçi, e bukur si një Nimfë, me zërin magjik të një Sirene, me krenarinë e Athinasë. Një tipar artistik që muzikën e bën ninullë për lumturinë. Në gjithë këtë larushi zërash, përformimesh, promocionesh artistike, promovimesh, gjithkah që pipëtin pasioni për muzikën, Greta Koçi spikat. Vokali i saj është një zë që perceptohet kjartazi dhe të miklon me ëmbëlsinë dhe sharmin e butë dhe rrezatues si breror. Tash kur konkurenca qaset të shohë veten të shndërruar në një fushëbetejë të ashpër luftë për kreun, gjithherë e më e vështirë rreket përballja edhe për të. Në këtë “kacafytje” vlerash artistike, Greta Koçi, me tançka përmbush tërësinë e saj si Greta Koçi. Ajo rend në skalionin e heronjve, atyre që flamuri i fitores shpalohet bashkë me ambicjet dhe egon e tyre për të tjera sfida, për të tjera lartësi që duhen kapërthyer. Lëmi i muzikës është ndër gjinitë artistike më populiste. Masivizmi e ka bërë atë, jo vetëm ushqimin më të preferuar për një shoqëri të përfytur nga stresi dhe jeta e vështirë, por e ka epur atë në krahët e një pasioni të përflakur. Ngado në jetën gjithëshqiptare muzika është bashkëshoqëruese, është ballsam për plagët lënguese. Ajo është vetë bekimi i këtyre shpirtrave të trazuar. E në gjithë këtë ndërmarrje, Greta Koçi nuk e sheh veten vetëm si njësi e së tërës, por si përgjegjësi e vlerës që duhet përçuar në prehrin e zhuritur të dëshirës për art. Greta e vogel, tash e mbas nuk është më e tillë. Ajo është e madhe, është përfaqësuese, është adhurimi që plazmon në tërë atë që pasionet tona për muzikën dhe të bukurën feksin pushtues. Hapat e saj në rilievin e theqafun të artit janë të mëdhenj, të vendosur dhe mbi tërëçka të arrirë. Ky është vetëm fillimi. Ajo gjithçka në këto hapa ngjitjeje i ka përkthyer në vullnete dhe energji për më të mirën, për më të lartën, për më të mrekullueshmen.
Ashtu qoftë
Amen

 
Intervista
 
Keni lënë pas një përvjetor ditëlindjeje, përrallor mund të them, të denjë për një Hirushe. Në 16-vjetorin tënd ishin të ftuar personalitete të ndryshme të artit dhe ekranit dhe natyrisht për Gretën sejcili kishte mendur për një dhuratë, e atillë që e tija të ishte më e veçante se dikujt tjetër. A mund të na tregoni se kush ishte ajo dhuratë që të ka goditur dhe nga kush e morët atë?
 
Eshte e vertete qe 16 vjetori i ditelindjes sime ishte dhurata me e bukur qe familja ime me dhuroi. Mund te them, se ky pervjetor ishte nje nga pervjetoret me te bukura dhe do te mbetet gjate ne kujtesen time. Dhurata me e madhe per mua, ate mbremje ishte prania e te gjithe artisteve dhe miqve me te mire qe une kam! Ate mbremje me kane nderuar me pranine e tyre artistet  Big te muzikes shqipetare si, Sherif Merdani, Luan Zhegu, Liljana Kondakci, Irma Libohova, Aleksander Gjoka etj. Gjithashtu me nderuan me pranine e tyre edhe miqte e mi, kengetaret e rinj e te suksesshem te muzikes shqiptare. Persa i perket surprizave, ato ishin te shumta. Nje nga surprizat e kendeshme per mua ishte dhe ardhja e “Miss Globe international” per te me uruar ditelindjen. Ishte nje surprize qe nuk e prisja! Nje tjeter dhurate shume e vleshme dhe e mrekullueshme, ishte nje leter e shkruar nga Mjeshti i muzikes Shqiptare Z.Sherif Merdani, ku shkruahej: “Artistes se madhe, por te vogel ne moshe!” E me tej vijonte: “Cdo profesion mund te shuhet, vetem artisti mbetet. Ti je artiste dhe do te mbetesh! Keto ishin disa nga fjalet qe shkruheshin ne kete leter, e cila ishte nje dhurate e mrekullueshme ne kete 16 vjetor per mua!
 
Ta marrim vesh “E madhja, Greta e vogël”, se kujt tradite qytetare i përkisnit, të mos harrojmë se në certifikatën tuaj mediatike, gjithnjë është e shënuar, lindur më 26 shtator 1991, në qytetin e Kuçovës, banoni në Tiranë. Sakaq nuk shmanget se përballja juaj në atë rrugë, në të cilën ke vendosur të rendësh për shumë larg, ka qenë Shkodra. Ç’farë është Greta, shkodrane?
 
Babai im eshte Shkodran, ndersa mamaja ime eshte nga Berati, por ka jetuar ne Kuçove. Prinderit e mi ndodheshin per vizite tek gjyshja ime ne Kucove, ku edhe ato dite linda une.
 
Retrospektiva e atyre që përbëjnë tashmë plejadën e njerëzve të shquar të artit dhe kulturës, rrëfen se pothuaj të gjithë kanë një pikënisje pothuaj të ngjashme nga e juaja, radio, televizion, etj,etj. Mund të themi se kishit lindur të bëheshit e madhe, apo bahqja ku u kultivuat të përzgjodhi që të bëheshe e famshme?
 
Çdo person ka te dhena te veçanta ne jete dhe merr nje profil te caktuar. Une, sigurisht qe kisha te dhena per tu bere kengetare, por kurrsesi nuk mund te behesh nje artist i madh pa punuar intesivisht ne shume drejtime, drejt nje qellimi te caktuar, qe do te thote: Une punoj shume me vokalin, performancen, studioj shume per te rritur nivelin tim kulturor ne menyre qe imazhi im te jete i dashur per te gjithe shoqerine, sepse nje imazh i shkelqyer jep vlera artistike te shkelqyera!
 
Tashmë ju jeni një këngëtare e njohur dhe me një spektër të larmishëm admiruesish. Nëse do tu jepej një trofe për sfidën tuaj të suksesit, kush mendoni se e meriton; magjia e zërit tënd, hiret rrezatuese prej Nimfe, apo dikush a diçka tjetër, Zoti ndoshta?

 
Jane shume komponent qe duhen per te merituar nje trofe te tille, qe thoni ju. Sic ju shpjegova edhe me lart, qe pa nje imazh moral dhe publik te persosur, nuk degjohet as kenga e bukur, as zeri i bukur, as hiret e bukura. Trofeun e meriton: Zeri; Kenga e bukur; Performanca e bukur dhe rrezatimi i miresise me publikun qe te degjon dhe shikon.
 
Behjen tuaj në pjedestalin e një dehje ambrozi për publikun dhe admiruesit e këngës, natyrisht që feksi përmes një balade magjike në Apoloninë antike, si përfunduat në këtë bashkëpunim me Erjon Korinin?
 
Ju faleminderit per komplimentet. E kam shpjeguar shume here kete pyetje, ne shume media, por per respektin tuaj po i pergjigjem perseri. Isha vetem 13 vjec, kur Erioni propozoi kete bashkepunim. E degjova kengen te kenduar nga kengetari Aziz dhe kengetarja Desi Sllava, e rikonfirmuam te drejten e autorit per ta kenduar kete kenge ne gjuhen shqipe. Na pelqeu kenga dhe vendosem ta realizojme.
 
Nga një studim i fundit i një universiteti amerikan është arritur në përfundimin, se bukuria është një ndër shtytësit më të rëndësishëm drejt një karriere të suksesshme, si për femrat ashtu edhe për meshkujt, sipas jush është një konkluzion alibik, apo shtegtim drejt një të vërtete?

 
Per te qene kengetare nuk eshte e domosdoshme te jesh e bukur, por te jesh kengetare e mire, eshte mrekulli te jesh edhe e bukur. Sic e dime te gjithe ka shume vajza te bukura, por nuk kane zerin dhe s'dine te kendojne dhe anasjelltas, ka kengetare te mrekullueshme, por nuk jane te bukura.T'ju jap nje shembull: Kengetarja e madhe Vace Zela ka patur nje ze brilant, qe edhe sot perulet me shume respekt gjithe publiku. Ajo nuk ishte e bukur (fizikisht), por ishte nje 'brilant'
 
Jeni ende shumë e re, shumë e njohur, shumë e admiruar, e pse jo duhet të jeni dhe shumë e pasur. Si e ndjeni veten në këtë kundrim majash, në këtë Olimp perëndishë?
 
Te them te verteten ndihem mire, ndihem e lumtur, por pavaresisht nga keto te mira dua te jem gjithmone njeri i thjeshte, e sinqerte dhe e dashur me te gjithe. Pasuria me e madhe qe une kam eshte respekti qe kane njerezit per mua dhe kete e them me sinqeritetin me te madh!
 
Periodikët e ndryshëm, gazetat e përditshme, media e shkruar dhe ajo elektronike, ju kanë mikluar si rrallë dikë tjetër. I dedikoni edhe atyre diçka të vockël nga pjesa juaj e suksesit?
 
Sigurisht qe media ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne karrieren time artistike, por pavaresisht kesaj ka patur edhe ndonje abuzim nga elemente te vecante (gazetare), te cilet mendojne se duke shpifur dhe hedhur balte mbi nje person publik pozitiv, rrisin jetegjatesine e tyre ne mediat, ku jane te punesuar ose mendojne te behen te famshem me menyra te tilla abuzive, Por teresia mediatike eshte pozitive, drejtuesit e ketyre mediave e kane filtruar informacionin e “shpifur” dhe kane reaguar menjehere ndaj gazetarit “abuziv”.
 
Në CV-në tuaj artistike konstatojmë një larmi turnesh, një protagonizëm që do ta lakmonin edhe ata që jan idhujt tuaj, gjithnjë nëse keni. A do të kishit një episod interesant, që ka lënë gjurmë në sentimentet e Gretës, të cilin nuk do të ndjeheshit e kopleksuar për ta bërë publike?
 
Eshte e vertete qe jane shume raste dhe episode per te treguar. Por nga njerin koncert ne tjetrin jane kaq te larmishme dhe te bukura, sa nuk di cilin episod te tregoj me  perpara. Megjithate po ju tregoj nje nga rastet e fundit.
Me 1 dhe 2 janar, une kam qene duke kenduar ne Prishtine. Koha ishte shume e ftohte dhe rruget ishin te ngrira nga debora. Me duhej te isha ne koncert me daten 3 janar ne oren 19:00 ne Koplik, te Malesise se Madhe. Ne oren 17:00, hyra  ne territorin e Shqiperise nga Hani i Hotit. Sapo afrohem tek vendi ku zhvillohej koncerti shoh rreth 500 vete qe prisnin perpara portes per te hyre ne sallen e koncertit, pasi salla kishte vetem 400 vende. Me priten me brohoritje dhe me uronin mireseardhjen, pasi kishin qene ne merak per udhetimin tim. Pritja e kesaj turme te madhe dhe dashamiresia qe treguan ata per mua, me beri me krah. Koncerti pati shume sukses dhe gjithe publiku kendoi sebashku me mua. Mu duk vetja si pjese e familjes se tyre!
 
Diku kam ndeshur një proverb se: Publiku është për artistin si oksigjeni për jetën. Si ndjeheni kur imazhi juaj artistik mrekullon ata. Ka patur kush guximin ta tregojë, qoftë dhe online për qiellin e shtatë ku e ka hopur performanca juaj?
 
Proverbi juaj eshte mese i vertete. Une mrekullohem ne te gjitha koncertet qe jap. Njerezit reagojne ne menyra te ndryshme, por ajo qe me mrekullon mua eshte reagimi i njerezve invalid, te paralizuar, qe vijne per te me ndjekur mua, ne karroce invalidi.Une shkoj i perqafoj, bej fotografi me ta dhe shoh reagimin e tyre, lotet e tyre. Me sinqeritet ju them qe me qe me qan zemra dhe kete shqetesim e reflektoj edhe gjate interpretimit tim. Gjithashtu kenaqesi e vecante per mua eshte prania e moshave te thyera. Shume prej tyre shkeputen dhe gjejne mundesine te takojne prinderit e mi dhe nder te tjera u thone:- Aaaaaa....., Greta nuk eshte vetem e juaja, eshte edhe e jona.
 
Gjatë një rrëmimi në internet për ju, kam rënë në kontakt me një fakt, se prindërit tuaj kanë braktisur gjithçka të aktivitetit të tyre të derisotëm për të qenë pjesë e atij mekanizmi që prodhon energjinë artistike Greta Koçi, qëndron kjo apo kemi të bëjmë rëndom me një thashethem mediatik?
 
Eshte teresisht thashethem! Familja ime ka bizneset e saj dhe krahas punes se tyre kontribojne jashtezakonisht shume edhe per aktivitetet e mia artistike!
 
Të mos harrojmë se jemi në epokën e individualizmit dhe materializmit, si boshti i filozofisë së ekzistencës së sotme, për ju paraja dhe fama a kanë diçka të përbashkët, apo diçka të papajtueshme mes tyre?
 
Aktualisht nuk mund te perceptoj lidhjen organike mes parase dhe fames, pasi ne mes te kesaj lidhjeje qendron investitori kryesor 'familja ime'. Objektivi im kryesor eshte kenga, qe po te punohet mire, sjell famen.
 
Duke u rikthyer tek Greta Koçi në rëndjen tuaj nga sfida në sfidë na bie në sy bashkëpunimi juaj me kompozitorin Genti Lako. Në marrëdhëniet e punës është ai i kënaqur me ju, apo ju me atë?
 
Une kam bashkepunuar me shume kompozitore dhe tek te gjithe keta kompozitore kam zgjedhur krijimin me te mire, qe mua dhe stafit tim i ka pelqyer. Krijimet e Genti Lakos jane te mira, por kerkesat e mia jane te larta dhe do te marre krijime te atyre kompozitoreve qe kane cilesi dhe perputhen me nje nivel te larte profesional.
 
Maki, Darko Dimitrov, Ocko, nëse jam i saktë, ose burimi nëse ka qenë korrekt, janë kompozitorët me të mirë maqedonas, me të cilët keni bashkëpunuar, përkatësisht për këngët: “Bëj be që s’të dua”, “Dashuri pa shije”, “Një herë po, një herë jo”. Ishte thjeshtë një eksperiencë e re, taktikë suksesi, apo...?
 
Une ju shpjegova edhe ne pyetjen me larte, qe kerkesat e mia jane shume te larta per nje krijimtari cilesore. Jam dhe do te jem gjithmone ne kerkim te krijimeve sa me te suksesshme, me kompozitore vendas apo te huaj. Gjithmone ne perzgjedhjen e me te mires.
 
Gjithashtu mësojmë se një bashkëpunim juaji me Lakon dhe Dukën është pjesë e një përmbledhjeje në Amerikë, tok me emra të njohur në botën e muzikës, Beyonce, Roxett, U2, etj. Nuk e di ta ketë patur kush tjetër këtë prekje me shkopin magjik. Si ndodhi mrekullia?
 
Besoj se nuk eshte vetem ky rast suksesi i kengeve te mija. Per rastin konkret qe thoni ju, nuk e di burimin se nga e ka perzgjedhur kengen Radio Ventures, por di qe familjes sime i kane kerkuar kengen per ta botuar ne nje complation, ne Amerike dhe ne ja kemi dhuruar ate kenge. Ndersa suksesi tjeter qe eshte i papublikuar akoma nga mediat shqipetare, eshte klasifikimi ne Amerike i 100 kengeve me te mira ne bote te vitit 2006, ku kenga ime “Dashuri pa shije”, me kompozitor Darko Dimitrov, eshte klasifikuar e 30-ta ne Bote.
 
Veç zërit tuaj, shpirtit tuaj, hireve tuaja në skenë, ju performoni në mënyrë të shkëlqyr edhe si kërcimtare, duke provokuar një shpërthim të publikut, nëse nuk do të bëheshit këngëtare, kërcimtare do  të preferonit?

 
Jo, po te mos isha bere kengetare nuk do te isha bere kercimtare.Une krahas punes sime si kengetare, per vokalin dhe detyra te tjera per kengen, stervitem ne aerobi dhe koreografi ne menyre qe performancat e mija te jene plotesisht te kompletuara.

Keni punuar, vazhdoni të përkushtoheni, keni përfituar financiarisht nga kjo, si do të dëshironit ta trajtoni këngën dhe Gretën, si një minierë ari apo një pjedestal korifejsh muzike?
 
Une jam kengetare dhe qellimi i vetem qe kam ne jete, eshte te arrij majat e kenges dhe muzikes. Vleresimin apo titujt, sic e cilesoni ju , le ti vendosin te tjeret ne perputhje me realitetin dhe vlerat e mia shoqerore dhe artistike!

© www.zemrashqiptare.net