E enjte, 25.04.2024, 12:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Revista “Kosova” dhe prezantime të reja shqiptare në botën rumune

E diele, 13.02.2011, 08:58 PM


Revista Kosova, nr. 1-2011
Revista Kosova, nr. 1-2011
Revista “Kosova” dhe prezantime të reja shqiptare në botën rumune

 

Nga Baki Ymeri

 

Nuk është mirë të bezdiset lexuesi me subjekte që nuk sjellin asnjë risi, por është mirë të dihet se këto ditë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në Bukuresht doli në dritë numri më i ri i revistës “Kosova” kushtuar Kosovës dhe dashamirëve të saj gjithandej në botë (nr.1/2011). Në një hapsirë tipografike prej 54 faqesh, që në fillim përmendet fakti se numrat e parë të revistës respektive i sponsorizoi Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Kulturës (2010), ndërsa gjatë këtij viti, derisa të krijohen kushtet për një përkrahje të re, revistën “Kosova” o botojmë me kontribute vullnetare.

          Në kuadrin e rubrikës “Opinione”, paraqitet Përparim Demi me artikullin “Punët e shtëpisë nuk qiten në Pazar”, me nëntitullin “Një shoqëri pa një kod moral është shoqëri e dehur”, pas të cilit pason Mona Agrigoroaiei me shkrimin bilingv “Molodova dhe Kosova, dy fate identike”. Pason një portet me titullin “Filoshqiptarët e Bukureshtit: Viktor Marin Basarab”, me nëntitujt “Kosova u bë e njohur kur Zoti e fshikullonte kuçedrën nga qielli”, “Kadareja më shtyri ta dua Shqipërinë dhe ta konsideroj si atdheun tim të dytë”, “Malli ndaj vendlindjes është një përjetim përvëlimtar, që të bën të përjetshëm”, “Kosova është Kosovë e jo Kosovo”, “Kush e solli flamurin kombëtar më 28 Nëntor 1912 në Vlorë?”.  Në vazhdim, në kuadrin e rubrikës kushtuar gjuhësisë, Emil dhe Genc Lafe paraqiten me një analizë shkencore kushtuar albanologut rumun Grigore Brënkush dhe librit të tij “Kërkime mbi fondin Trako-Dak të gjuhës rumune”, ku faktikisht bëhet fjalë për një mrekulli të historisë, respektivisht për fjalët më të bukura dhe më të vjetra të gjuhës shqipe dhe rumune që vijnë nga një lashtësi parasllave dhe paralatine. 

           Pason në gjuhën rumune një polemikë internet me titullin “Çdo  rumun i Banatës e don Kosovën për motive lehtë për t’i kuptuar”, një artikull i “Shqiptarit” të vitit 1889 me titullin “Dhelpra e Ballkanit”, ku bëhet fjalë për Serbinë antishqiptare, një polemikë tjetër me titullin “Propaganda serbe të antiamerikanit Victor Roncea”, artikulli “Imperializmi serb” i Ali Dvoranit (marrë nga “Shqipëri e Re” e Bukureshtit, 29 Nëntor 1922). Në kuadrin e rubrikës me vlera letrare botohet një medallion estetik i Aurel Sibiceanut “Një atdhe i fjalëve” me mendime mbi Miradije Ramiqin dhe poezinë e saj, poezi të  Miradije Ramiqit nga Kosova dhe Sadik Krasniqit nga Gjermania, “Posta e redaksisë” me një letër vlerësimesh historike të Skënder Zogajt për rëndësinë e ribotimit të revistës “Kosova”, ndërsa në kuadrin e albumit fotodokumentar jepen në kolor flamujt e dëshirave shqiptare për bashkim kombëtar, fotografitë e Gjergj Kastriotit, Ismail

Nga fototeka e revistës Kosova
Nga fototeka e revistës Kosova
Qmalit, Gjergj Fishtës, Nënës Tereze, Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit, Hillary Clintonit, Hashim Thaçit, Teki Dërvishit, ballina librash të Jusuf Zenunajt, Sadik Krasniqit, si dhe dy portrete të poetëve Alma Papamihali dhe Hasan Qyqalla. 

Përndryshe, në spektrin e ndërlidhjes së botës shqiptare me massmedian rumune, revista e famshme e Fokshanit që shpërndahet në çdo cep të Rumanisë, “Oglinda literara” (Pasqyra letrare, e botuar në 5 mijë ekzemplarë dhe e shfletuar nga 10 mijë lexues në internet), në numrin e saj të shkurtit (2011) e prezanton veprën e njohur të Fahri Balliut “Zonja e zezë” dhe një shkrim të Përparim Demit mbi rëndësinë e trakasve si sivëllezër të ilirëve. Në kuadrin e rubrikës “Prezente albaneze din Bucuresti”, revista “Climate literare”, nr. 39, 2011, i ofron një faqe reçensionit të Florentin Popescut mbi librin “Kosova letrare” të poeteshës Monica Mureshan. Kohë më parë, revista “Impact literar” (nr. 375/2010), pas prezantimit të vlerave lirike të Sadik Krasniqit, Pal Sokolit, Liman Zogajt dhe Remzi Limanit, kritiku letrar Victor Sterom e prezantoi me një medalion esistik poeteshën vlonjate Vilhelme Vranari-Haxhiraj, ndërsa Mihai Antonescu antologjitë “Çelësi i shpirtit” dhe “Ishulli i pavdekësisë” (fq.18-19).

Në revistën “Cronica” të Jsshit (nr.12/2010), Marius Chelaru boton reçensionin “Kolonitë shqiptare të Rumanisë. Rumania dhe shteti shqiptar”, kushtuar librit me të autorit Ion Teodorescu “Coloniile albaneze din Romania. Romania si statul albanez (1912-1914)”, botim bilingv, Editura Privirea, Bukuresht, 2008. Revista “Lumina Lina” (Drita e Qetë), Reviev of Romanian Spirituality and Culture, botim i Institutit Teologjik të Ortodoksisë Rumune në New York, në numrin 4/2010, e prezanton poetin kosovar me banim në Zvicër, Fehmi Kelmendi, me një medalion bibliografik dhe estetik, si dhe me 15 poezi të zgjedhura nga vëllimi “Golgota kosovare” (Bukuresht, 2010): Të burgosurit, Analet e historisë, Histori e hidhur, Kosova, Kriminelët, Vdekja, Zbulimi, Kënga, Çelësi, Baladë heroike, Tri data, Hipokrizia, Tradhëtari, Dëshira, Netët dhe ditët, të rikënduara në gjuhën rumune nga autori i këtij shkrimi (fq.82-83).



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora