E premte, 19.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Lulja e zemrës

E diele, 13.02.2011, 08:57 PM


Erotika në poezinë shqipe: Enver Gjerqeku

 

LULJA E ZEMRËS

 

Nga Ali D. Jasiqi

 

Lulja është simbol i bukurisë dhe në të njëjtën kohë edhe i dashurisë. Përmes përshkrimit të dukjes së saj poetët i shprehin ndjenjat veta suptile, e shprehin dashurinë ndaj femrës,,që është simbol i së bukurës, e në të njëjtën kohë edhe i dashurisë. Si e këtillë ajo, lulja pra, paraqet subjektin e veçan poetik. Së është kështu dëshmon edhe poezia erotike e njërit ndër shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqipe, kultivuesi i njohur  i sonetit ,Enver Gjerqeku. Edhe ai në ditët e djalërisë ka shkruar poezi me motive të dashurisë , duke u radhitë kështu në mesin e poetëve që i kanë kënduar kësaj teme në forma dhe mënyra të ndryshme.

E dashura e tij me emër Lenorë  është lulja e zemrës së poetit, të cilën e fton të vijë në kopshtin ë rinisë së tij, që bashke  të mbjellin lule më  të bukura dhe kështu  rininë ta zbukurojnë. Kulminacioni i dashurisë se dy të rinjve arrihet natën e dhëndërisë ,atëherë kur ata fillojnë jetën e përbashkët për të krijuar familje.

Enver Gjerqeku lindi më 25 gusht 1928 në Gjakovë në një familje qytetare. Në vendlindje kreu shkollën fillore (1942) dhe Shkollën Normale (1948), kurse Fakultetin Filozofik – grupin e gjuhës e të letërsisë shqipe në Beograd (1955), ku edhe u magjistruar (1961).Pasi kreu Normalen, shërbeu një kohë mësues, e pastaj shkoi në studime. Gjatë studimeve ishte anëtar i redaksisë së revistës ”Zani i rinisë” (1954-1956). Pas mbarimit të studimeve shërbeu profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Shkollën Normale të Prishtinës (1956-1959), në Shkollën e Lartë Pedagogjike (1959-1962) dhe prej vitit 1962 e deri në vitin 1995 në Fakultetin Filologjik të Prishtinës ligjërues i lartë e profesor i Letërsisë shqiptare. Në dy mandate u zgjodh prodekan i Fakultetit. Ishte kryetar i Seksionit e mandej i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në periudhën 1956-1967 ishte anëtar i Redaksisë së revistës letrare “Jeta e re’, kurse më 1965-1968 edhe i Redaksisë së revistës shkencore Gjurmime albanologjike. Gjatë viteve 1986-1991 ishte kryeredaktor i Redaksisë së Enciklopedisë së Jugosllavisë për Kosovën në gjuhën shqipe. Më 21 tetor 1986 u zgjodh anëtar korrespondent dhe më 3 prill 1991 anëtar i rregullt i ASHAK.Për letërsi E.Gj. interesohet që kur ishte nxënës. Më 1946 botoi në Zanin e rinisë poezinë e parë “Shoqes së mbyllun në çarshaf”. Prej asaj kohe paraqitet pothuajse vazhdimisht me poezi dhe me punime të zhanreve të tjera në revistat e gazetat tona:” Zani i rinisë”, “Rilindja”, “Jeta e re”, “Fjala” etj. Përmbledhjen e parë të poezive “Gjurmët e jetës” e botoi  në vitin 1957. Përveç poezisë, merret edhe me studimin e letërsisë shqiptare, përkthen nga serbokroatishtja në gjuhën shqipe kryesisht poezi, prozë dhe anasjelltas. Poezia e tij është përkthyer shpesh në gjuhën serbokroate e në gjuhë të tjera të ish-Jugosllavisë. Ka marrë pjesë në takime, manifestime dhe simpoziume letrare si në vend ashtu edhe në vendet e tjera: në Shqipëri, Rumani, Çekosllovaki, Hungari, Turqi, Rusi, Uzbekistan, Amerikë, Kanada, etj. Në të gjitha këto takime, tribuna e simpoziume, është prezantuar me krijimtarinë e vet, me kumtesa dhe me referate rreth letërsisë shqiptare, që krijohet në trevën e ish-Jugosllavisë, në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare. Për veprimtari të pasur në fushën e letërsisë është fitues i shpërblimeve të Këshillit Popullor të Kosovës 1950, 1957, 1959, i Shpërblimit Krahinor të Dhjetorit 1960, i Shpërblimit të Nëntorit të Prishtinës 1969, i Shpërblimit të Rilindjes 1976, i Shpërblimit të 7 Korrikut 1989 dhe i  shumë shpërblime te tjera. Është autor edhe i disa botimeve antologjike, si: “Sytë që shprepin dashni” (1959, bashkë me E. Mekulin), “Shtigjeve të qëndresës “–( Stazama otpora) (1961, në të dy gjuhët, bashkë me E. Mekulin e V. Shitën), Panorama e letërsisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi (1964, bashkë me R. Kelmendin e H. Mekulin), Ndre Mjeda: Vjersha (1962, 1970, me parathënie e aparaturë shoqëruese). Po ashtu përpiloi, zgjodhi dhe redaktoi përmbledhjen përkujtimore të poezive të Esat Mekulit “Qëndresë urtësie”, botim i ASHAK (1996).Poezia e Enver Gjerqekut është botuar pothuajse në të gjitha antologjitë, përmbledhjet e panoramat e letërsisë shqipe në ish-Jugosllavi e jashtë, duke filluar nga përmbledhja Shkëndijat e para” (1956),e gjer ke  “Dega e pikëlluar, poezia shqipe në Jugosllavi. Po ashtu kjo poezi është përkthyer në disa gjuhë botërore.

Vdiq në  tetor te vitit 2008 në Prishtinë dhe aty u varros 

 

Enver Gjerqeku

 

LULJA E DASHUNISË

 

Në kompshtin tim vallë ngrehin lulet

Sa herë n’agim era i përkund

Në mes drandofilja krenare

Vesën e natës n’rreze shkund

 

Kur kopshtin tim e përshendes,

Lulet  me përqafojnë me erë;

Drandofilja gëzimin e mëshef

E faqet nga turpi I skuqën.

*

Në lulishte të zemrës sime

Rritet lulja n’pranverë të saj,

Bukuri  e erë trupit m’i fal

E dallgave të jetës u jep uzdajë,

 

Ti Lenorë –lulja e par’ e zemrës,

Eja në kopshtin tim t’rinisë

Lule t’bukura te mbjellim

E rininë me to ta zbukurojnë.

 

Ti shoqja ime virgjinë,

Dehma ,pra,zemrën – folenë tande

Me kangë që njeriun e rrit

E jetës së tij i fal dritë.

 

Në valët e nxehta t’dashunisë

Me mue si vjollca do t’rritesh;

E natën e parë t’dhandrisë,

Lulja jonë do të shëndrisë –

 

Lulja me e bukur e rinisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora