E premte, 19.04.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Në Göteborg të Suedisë një ekspozitë e piktorit shqiptar Xhevdet Spahija

E diele, 13.02.2011, 08:24 PM


NË GÖTEBORG TË SUEDISË NJË EKSPOZITË E PIKTORIT SHQIPTAR XHEVDET  R. SPAHIJAJ

 

Nga Sokol DEMAKU

 

Në Galerinë ”Mitt i centrum” në Göteborg - Suedi, më 12 shkurt 2011, u hap ekspozita e piktorit tonë të njohur Xhevdet Spahija nga Kosova

Xhevdeti i lindur në Pejë dhe shkolluar po aty në shkollat artit i diplmouar në aklademin e arteve në Prishitnë, mësues arti në qyetine  Gjakovës dhe me studimet posdiplomike me titull Mr. Pikture është një pasionues i pikturës në vaj.Xhevdet spahija është njëri nga piktorët tanë të njohur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë. Ai falë punës së tij përkushtuese tashmë po i radhit sukseset njërin pas tjetrit. Deri më tash ka hapur shumë ekspozita vetanake dhe kolektive në shumë mese të Kosovës e Shqipërisë dhe ja se fundi edhe në Göeteborg të Suedisë. Dhe jo vetëm kaq, por Xhevdet Spahijaj me punën e tij prej piktori të talentuar është bërë i njohur në shumë vende të Evropës e të Botës.Këtë vit në prag të ditës së shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës Xhevdeti po e nisë mirë e mbarë, më 12 shkurt 2011, ka hap ekspozitë në Galerinë e Klubit të Artistëve ”Mitt i centrum” në Göteborg, galeri kjo që gjendet në rrugën qendrore të qytetit të Göteborgut, ku jan të vendosura edhe shumë galeri atjera arti. Hapja zyrtare e kësaj ekspozitës u bë sot më 12 shkurt në orën 12.00 në pranin e shume miqëve të artit, mysafirëve dhe bashkekombasve tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në qytetin Göteborg dhe rrethinë. Pra ishin të pranishëm dashamirë arti, njerëz që kanë në shpirt pikturën. Kjo ekspozitë e artistit të njohur, Xhevdet Spahija( pikturë) do të qëndrojë e hapur deri më 3 mars.Piktori kosovar Xhevdet Spahija  thot se: “Piktorët e morën mbi supet e veta përgjegjësin gjuthënjerëzore! U bënë të parët vdekëtar që na sollën perendit t`i shohim, ashtu sic ishin-të lakuriquar”.Pra përmes pikturës perenditë e kanë kuptue se shikimi i njeiut vdekëtar i arrijti atje në mja të Olimpit thot Xhevdet duke aluduar në ate që ai shprehë permes punimeve të tij n ë vaj në pikturat e paraqitura në Galerin “Mitt i centrum” në Göteborg. Por ai vazhdon duke komentuar këte se perendit në një kohë e patën shume  lehtë me artete tjera dhe thot per vehte se po nuk je paksa i rebeluar në jetë ti nuk mund të bëhesh piktor. E kjo pra siq duket është edhe heroike por në një aspekt edhe shumë e sorshme për individin.Në këtë ekspozitë pra personale të piktorit tonë të njohur Xhevdet Spahijaj artdashësi mudn të shijoj rebelimin e artit fisnik, përmes shkermoqjes nga anatomia e gruas, qoftë ajo Eva, Putana, qoftë Rozafa besëligë apo edhe shumë piktura tjera të punuara nga Xhevdi e që paraqesin këtë ndjenjë njerëzore. Xhevdeti duke aluduar në punimet e tija thot se në këto gra vlon pasioni i racës njerëzore. Cka Frojdi nuk ka arritur ta shoh në anatomin e gruas me syrin e tij njeriu i sotëm mund ta shoh sot në këtë ekspozitë timen ne pikturat e mia të prezentuara këtu.



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora