E merkure, 24.04.2024, 07:52 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Çka është liria?

E diele, 13.02.2011, 08:57 PM


Kadri Mani

 

 

Çka është liria?

 

-Ajo më kryesorja dihet: populli i robëruar lufton pushtuesin dhe çlirohet, e fiton liirinë, apojo?- por kjo nuk mjafton!

-Në një përvjetor të Pavarësisë, Shqipëria bëlente grurë nga Turqia!- unë po mendimoja: si do të dukej sikur edhe ne në Kosovë, pasi të çlirohemi nga Serbia, të blejmë grurë (qumësht, bimë mjekësore...) nga Serbia?

-Sivjet i ngjita 4 dhëmbë (të fildishtë) te mikesha jonë Dr. Besa Bunjaku-Zhushi: baca Kadri, 4 dhëmbë të kushtojnë 100 euro, vetëm për teknikun, unë nuk për vete të marr pare! Fill pastaj, edhe mikesh jonë tjetër, teknikja Afërdita Bunjaku më tha: po ta dija,  edhe unë t'i kisha punuar dhëmbët pa pagesë! Ja pra, dimensionit të Lirisë, iu shtua edhe një dimension:

lur i ke kuadrot tua! Dhëntë zoti të mos mendoni vetëm te paratë!

-Në burgun e Nishit, mjeku malazias, duke ma gërryer dhëmbin, po më merrte në pyetje: në jam unë me Ali Hadrin apo me Halit Tërnavcin?

- O njeri! Sot kam ardhur për dhëmbin, ditëve tjera 24 orë të ngop politikë, ngase jam i dënuar politik... por ai sërish insistonte dhe kur unë i fola pozotivisht për Ali Hadrin e negativisht për Halit Tëravcin, ma nxori dhëmbin e shëndoshë në vend të dhëmbit të sëmurë!

-Gjithë natën e lume, pas çdo 5-10 minutash "gjumë", vrapoja në lajtore e pështyja gjak! Të nesërmën në ora 8 kur u hap ambulanca, dentisti si patekeq më tha se kinse paskësh "harruar" të ma vëjë një tampon!

-I tëri dridhesha: jam i sigurt se kisha humbur 50% të gjakut të trupit!?!

 

 

Kënga e dimrit

 

A a a

E dimri është te na!

Vera vjeshta kanë kalue

E prapë dimri ka fillue

A a a

E dimri është te na!

 

E e e

Ja, bora ra ndër ne!

Çelin lulet n’oda t’nxehta

Se për jashta u soso jeta

E e e

Qe bora ra ndër ne!



(Vota: 16 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora