E premte, 19.04.2024, 03:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Një margaritar në duart e lexuesve

E diele, 13.02.2011, 08:48 PM


NJË MARGARITAR NË DUART E LEXUESVE

 

( Doli në qarkullim libri “Urtësi nga Reka e Keqe” e krijuesit kosovar, Tahir Bezhani )

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Këto ditë messhkurti,kur ditët e ftohta të këtij dimri të acartë  i kanë dhënë lamtumirën e fundit për t’u ngazëllyer me ditët  me diell,ngrohu zemrat dhe shpirtërat e lexuesve një libër i botuar këto ditë me titull disi befasues dhe sinjifikativ, “Urtësi nga Reka e Keqe”,te poetit,publicistit dhe studiuesit  nga Gjakova ,Tahir Bezhani .

 

Në 98 faqet e këtij margaritari të dhjetë me radhë të veprave të Tahirit,duke filluar rrugën e krijimit me “Koha lind vigaj”,monografi,2001, e duke sfiduar lexuesin e vetveten,”pelcet” në vargje delli i tij poetik pas një viti,por të  shkruara në kohëra të ndryhme libri me poezi, “Përplasje kohe”,duke vazhduar për mos t’u ndalur tashmë asnjëherë,me “Pëlcitje e vouar”,poezi,2004,monografitë për rapsodët e Rekës së Keqe, në vitin 2006,”Shkollat shqipe në Rekë të Keqe” dhe “Smolica-bastion lirie”,2007.

Herë pas here e “nguc”poezia,kjo dashuri e hershme e poetit të Rekës së Keqe,bastionit të heroizmit shekullor ,duke nxjerrë “vigaj”,siç shkruan autori.E “Frymëzimi  në errësirë” është libri poetik i shtati në radhë i Tahir Bezhanit,për të cilin vlerësohet nga kritika dhe lexuesit e shumtë.Poeti kombëtar Din Mehmeti e vlerëson shumë këtë libër me poezi të Bezhanitdhe shkruan parathënien e tij.

 

Por Tahir Bezhani shkruan edhe spikama publicitike, apo kujtime jetësore nga puna në profesionin e tij të nderuar.E në vitin 2009 lind vepra e parë në llojin e vet në letërsinë e Kosovës,”Jetë në furtune”.

Tashmë Tahiri duhet të mbushin boshllekun e mbetur borxh lexuesve,ndaj ngutet e çdo vit pothuaj lind një libër në gjini dhe zhanre të ndryshme.Me librin poetik të botuar në vitin 2010,” Piskamë e heshtur”,mbetet besnik i poezisë.

 

“Urtësi nga Reka e keqe” është libri i dhjetë.Tashmë është në duart e lexuesve.Libër i veçantë në llojin e vet,ka vite që gjurmon në popull fshatrave të Kosovës,odave të kullave kreshnike të Rekës së Keqe,duke mbledhur fjalë të urta.Një urtak mbledh urtësi ,ashtu siç i ka dëgjuar me gjuhën e thjeshtë të popullit të tij.

 

Kemi besim se kritika do shkruaj shumë për këtë libër,se siç thotë redaktori,krijuesi Sejdi Berisha, kjo është një “vepër që provokon për studime historiografike”.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora