E premte, 29.03.2024, 04:56 AM (GMT)

Kulturë

Hylli i Dritës: Nevoja e njohjes së gegnishtes si subjekt i gjallë gjuhësor

E diele, 13.02.2011, 07:58 PM


NEVOJA E NJOHJES SE GEGNISHTES SI SUBJEKT I GJALLE GJUHESOR

 

Perdorimi politik i shqipes nuk e zvetnoi shpirtin e saj, mbasi edhe ne ato kushte vijoi me u krijue nji letersi klandestine, e krahas shqipes se kongreseve te partise, perdorej nji shqipe edhe ne burgjet e Burrelit e te Spacit, krahas formulave te thata te “Zerit te Popullit”, qarkullonin barcoleta antikomuniste prej Shkodret ne Gjirokaster

 

Editorial i revistes “Hylli i Drites”, Shkoder

 

Ne fillimin e viteve’90, me rramjen e komunizmit, u shfaq ne skene problemi i gegnishtes, e cila ishte likujdue ngutshem gati njizet vjet ma pare prej nji Kongresi qe udhehiqej nga nji vullnet i forte politik.

Sot shumica e shqipetareve, nuk njehim ketu idhtaret e atij Kongresi, e kane kuptue se 1972 shenjoi nji thyemje  me traditen. Kete gja shoqnia shqiptare e ka ndie randshem ne keto kater dekada, sidomos  tue humbe aftesine e shijimit  te pasunise shpirtnore  te tradites sone.

Standardi iu largue se tepermi letersise se tradites, tue nxjere ate shume shpejt ne pension dhe tue e lane lexuesin ne meshiren e fatit.

Per nji popull qe kishte dale prej mesjetet ne vitin 1912 do te ishte fatale zbuemja e klasikeve  te letersise dhe mendimit shqiptar si Faik Konica, Gjergj Fishta, Lumo Skendoja, Vicens Prenushi, Branko Merxhani. Bernardin Palaj, dhe kethimi i te tjereve si Naim Frasheri, Vaso Pasha, Sami Frasheri, Luigj Gurakuqi, ne funksione kalimtare te nji epoke qe mtonte me zbehe cdo vlere te maparshme. Zbuemja e te pareve, sidomos e klerikeve veriore, vinte si rrjedhoje e identifikimit  te gjuhes se tyne me botekuptimin qe ata shprehnin ne veprat e veta. Gegenishtja identifikohej keshtu ne nji fare menyre me boten e vjeter, anmike te epokes  se re. Ky thjeshtezim i ceshtjes do te conte drejt vendimeve arbitrare  e te pa peshueme qe pergatiten atmosferen e Kongresit.

Edhe ridimenzionimi i aradhes te dyte te shkrimtareve, erdhi si pasoje e mesianizimit politik te sistemit komunist, i cili donte me e paraqite vetveten ne tanesi, si ne formen ma te nalte drejt se ciles ishte pri, me ose pa vetedije, pjesa ma e mire  e prodhimit shpirtnor te se kaluemes.

Mohimi i tanesishem apo heqja dore prej ketij continuum-i shpirtnor me visarin e se kaluemes, ne emen te nji fillimi te ri, ishte shenje e nji totalitarizimi  barbar.

Zbraztine e krijueme nuk mund te mbushnin gazetaret dhe shkrimtaret e letersise se realizmit socialist. Kete gja lexuesi shqiptare e kuptoi me intuite dhe nder te gjithe shkrimtaret  e kohes vecoi talentin dhe vlerat artistike te Ismail Kaderese, i cili per cudi vijoi me thithe ne vepren e tij leksikun dhe nganjihere edhe fleksionet e  gegnishtes. Me gjithe kete ramje, asht e pa pranueshme ideja e nji gjuhe shqipe ‘’totalitare”, mbasi predikati percakton nji fushe te kufizueme perdorimi dhe nuk ka karakter  gjitheperfshires. Ne qofte se shqipja mbas vitit 1972 do te ishte ba nji gjuhe totalitare,

atehere  shqiptaret duhet te ishin te gjithe te nderkryem, gja qe nuk asht e vertete.

Perdorimi politik i shqipes nuk e zvetnoi  shpirtin e saj, mbasi edhe ne ato kushte vijoi me u krijue nji letersi klandestine, e krahas shqipes se kongreseve te partise, perdorej nji shqipe edhe ne burgjet e Burrelit e te  Spacit, krahas formulave te thata  te “Zerit te  Popullit”, qarkullonin barcoleta  antikomuniste prej Shkodret ne Gjirokaster.

Problemi i gjuhes kishte me qendrue edhe po te mos bahej fjale aspak per gegenishten, mbasi standardi ka tregue se perballe ndryshimeve rranjesore  te shoqnise shqiptare, perballe hapjes  se saj  te gjithanshme, nuk ka force  me perballue as trysnine e jashtme  dhe as  zhvillimin e mbrendshem.

Pamjaftushmenia e tij nuk vjen vetem prej mangesive objektive ne studimin e gjuhes amtare ne shkollat tona, por edhe prej ngurtesimit dhe karakterit  refraktar te vete standardit, i cili asht mbylle ne kukullen e rregullave te shumta  e te perjashtimeve edhe ma te shumta tue pre rranjet  e gjalla me gjuhen e popullit. Para pak vitesh i vuna ne dukje kryeredaktorit te nji prej te perkohshmeve tona, i  cili s’pranon kurrsesi me botue gegnisht dhe nuk e msheh urrejtjen patologjike ndaj gegnishtes, se ne faqen e pare te se perditshmes se tij kishte vu nji titull te gabuem: “Tri mjeke nen hetim.” Per cudine teme, ai jo vetem nuk e pranoj  lajthitjen, por nguli kambe se ishte ne rregull, madje shtoi se kishte konsultue  edhe fjalorin e  gjuhes shqipe edhe titulli ishte i drejte.

E pashe se ishte e kote me i spjegue se ne gjuhen shqipe numerori  tre ka dy gjini  dhe se rregullat e perkimit te emnit me mbiemnin nuk gjinden ne fjalor por dikund tjeter. Ne fund  e lashe ne qetesine e vet te patrazueme, mbasi e di mire  se masterat njivjecare, qe univerzitetet e shumta amerikane i ofrojne, bullgareve, kazakeve, shqiptareve, maqedonasve…nuk  e zavendesojne kurre studimin e gjuhes amtare ne shkollen tetevjecare.

Mund te themi se prej vitit 1972, per shkak te pengeses se politikes gjuhesore per nji hapje ndaj te folmeve edhe idiolekteve, gjuha shqipe merr fryme me nji mushkni, e dobesia e saj asht ndie fort mire ne keto dekada qe i asht dashte me thithe blozen e tymin e pseudo-kultures qe prej shume kahesh ka depertue edhe tek ne.

Por standardi nuk asht tjeter vecse gjuha e burrokracise, se paku keshtu po na e paraqesin pasuesit e tij. Ata qe shprehen keshtu nuk jane krejt  te sinqerte, mbasi standardi asht norma e shqipes, e cdo menyre tjeter perdorimi asht jashte kesaj norme, mandej deri para njizet vjetesh trajtohej si e jashteligjshme.

Tue u nise prej kesaj norme  edhe nji gazetar ka mbete pa e marre vesh se numrori tre ne gjuhen shqipe ka dy gjini, mundet me e bojkotue  gegenishten.

Sot u themi idhtareve te Kongresit, e vetmja menyre  per me kerkue mbajtjen e statu-quo-se nuk asht shenjtnimi  i nji mbledhjeje me natyre politike-gjuhesore, por vetem aspekti funksional i standardit.

Po kush ka  sot guxim e ndershmeni intelektuale me pohue  se ky standard asht i mjaftueshem, i plote dhe i pershtatshem per te gjithe shqipefolesit?

Kongresi i Drejteshkrimit i vitit 1972, ma  fort  se nji akt  gjuhesor, qe nji akt mbi gjuhesor, madje nji akt kufizues, i udhehequn prej nji mendesie jashte gjuhesore. Mbigjuhesor qe qendrimi i gjuhetareve qe me hir e me pahir firmosen rezoluten, dhe e kuptojme se nuk mund te vepronin ndryshe, ndersa ne nji nga lozhat e salles ku zhvillohej Kongresi rrinin hijerande vete Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Jashtegjuhesore ishte prania, jo thjesht fizike, e dy udheheqesve komunista, por e orientimit te qarte politik per marrjen e hapit  fatal dhe vendimtar.

Sigurisht qe kjo gja kishte nji te mire  funksionale, mbasi zgjidhte formulat teknike per perdorimin e shqipes, tue kerkue nji emnues te perbashket e tue e unjisue gjuhen ne nji nivel elementar te zhvillimit te saj. Letersia zotnuese e kohes ishte ajo e realizimit socialist, e cila, tashma dihet, nuk shquhej per zhvillimin e formave gjuhesore te nalta e per nji stil te perpunuem. Ne kete kontekst nuk moren pothuajse aspak parasysh mendimet relativisht te ndryshme qe dolen ne pah gjate diskutimeve paraprake, tue konfirmue keshtu bazen politike qe drejtonte ate process. Gjithcka u krye  me ngut, madje vendosja se cilet dhe sa emna do t’i perkisnin gjinise asnjanese u ba rrokupuje “per mungese  kohe”!!!

Nuk mundet me i ardhe ne ndihme pasuesve te Kongresit asnji analogji me standarizimin e dhunshem te gjuheve tjera, mbasi nuk mund te mendohet si e vlefshme analogia legis  me nji akt te dhunshem ligjor, kudo e kurdo qe te kete ndodhe ai. Aq ma teper qe ky akt, ne keto dekada, nuk ka dhane frytet e deshirueme ne asnji pikepamje.

Sot nuk mjafton ma njohja e gegenishtes si nji subjekt historik, por duhet edhe njohja e saj si nji vlere aktuale. Ne gjashte dekadat e fundit, studimi e njohja e saj  si nji subjekt historik, ka qene e pashmangshme, mbasi dokumentet e para  dhe kryesore te shqipes i perkasin gegenishtes.

Por, i pyesim mohuesat e saj, a ka ndonji  ndryshim mes gegenishtes dhe latinishtes, e cila studiohet vetem ne aspektin e saj historik? Pse duhet qe gegenishtja te studiohet sikur te ishte nji gjuhe e vdekun, ne nji kohe qe ajo flitet e pasunohet prej perdorimit tue nise prej malsive te Elbasanit e deri ne lugine te  Presheves!? 

Kurse pasuesit dhe mbeshtetesit e gegenishtes, sidomos ata qe jane gjuhetare te mirefillte, i pyesim: cka keni ba ju konkretisht ne keto njizet vjet per te? Sa studime, sa glosare, sa gramatika… i keni kushtue  gegenishtes se sotme e perdorimit te saj? A nuk e dini se gegenishtja nuk mbeshtetet tue shkrue ne standard, dhe se nji gja e tille asht nji kundershti ne vetvete? Ne qofte se mundeni  me shkrue e nuk shkrueni gegnisht, nuk jeni moralisht ne naltesine e duhun te  cashtjes, ne qofte se nuk dini me shkrue, atehere kjo asht edhe ma keq!

Kemi nevoje per nji diskutim te hapun rreth gjuhes shqipe, per nji njohje te gegenishtes si subjekt i gjalle gjuhesor, per nji standard te ri e te qendrueshem, jo te mbeshtetun ne diskutime sektare por gjuhesore, te udhehequn prej nji  fryme  ndertimtare, tue braktise dogmatizmin e mosprekjes se nji standardi qe jane mundue me e ngulite per njizet vjet  dhe qe asht  crranjose  keqas  per njizet te tjera.

Ne kushtet e reja gjeopolitike asht i nevojshem nji standard i qendrueshem dhe ma perfaqsues i realitetit gjuhesor shqiptar, e nji standard jetegjate duhet  te mbeshtetet ma shume ne parimin morfologjik, pse ajo qe  do te arrihet me fryme  shkencore duhet te jete nji vlere e pacenueshme  prej perdorimeve te perditshme  te gjuhes, pse gjithsesi gjuha shqipe (jo standardi i 1972) asht nji vlere ma e nalte  se  gegenishtja, por pa te ama nuk asht e plote.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora