E merkure, 24.04.2024, 07:05 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

“Apple” nxjerr ne treg Lap-topin me te holle ne bote

E enjte, 17.01.2008, 08:18 PM


Stiv Xhobs ka prezantuar te rene me te fundit te vitit 2008, lap-topin e ri «MacBook Air»

SAN FRANCISKO- Stiv Xhobs administratori i deleguar i kompanise “APPLE”, shoqeria lider e risive teknologjike serish habit admiruesit dhe nxjerr ne treg lap topin me te holle ne bote.
Jane shume ne fakt produktet e reja qe jane prezantuar para dy ditesh ne “Mac Eorld”, konferenca e organizuar nga “Apple” ne San Francisko, Kaliforni. Mes tyre ne plan te pare siç e ka percaktuar edhe vete Xhobs eshte “lap-topi me i holle ne bote” i pagezuar me emrin “Macbook Air”. Ai nuk ka nguruar te flase per kete te re te fundit qe pritet te zbarkoje ne tregjet boterore.
Numri 1 i kesaj kompanie ka deklaruar se “Apple” ka shitur 4 milion telefona celulare “iPhone” ne dyqind ditet qe nga ardhja ne treg e hibridit qe eshte nderthurje e nje kompjuteri dhe nje telefoni celular te prezantuar ne 29 qershor te vitit 2007. Ai ka shtuar se duhet vleresuar fakti qe per vitin 2008 shitjet e ketij hibridi parashikohet te shkojne ne 10 milion cope. Ne lidhje me te rejat e fundit te prezantuara shpresat mbeten tek lap topi i ri “MacBook Air”, nje pc super i holle (0,76 polesh)dhe me nje hard drajv prej 80 gigabait dhe nje ekran 13.3 polesh qe do te kushtoje 1. 799 dollare. Dorezimet e para pritet te dalin pas dy javesh, sipas specialisteve ky lloj kompjuteri do te sherbeje per perforcimin e imazhit te kompanise “Apple” si prodhues i objekteve avangarde. Ne kete fushe ky prodhim i ‘Apple’ duket i parezistueshem: NE kuader te vitit 2007 jane shitur ne fakt 7 milion kompjutera “Makintosh” me nje rritje e krahasuar me vitin 2006. Apple konsiderohet keshtu prodhuesi i trete me i madh i kompjuterave ne Shtetet e Bashkuara. Xhobs ka folur edhe per krijimin e dyte te rendesishem te “Apple” per vitin 2008: transformimi i programit “internet Tunes” ne nje lloj programi dixhital permes te cilit perdoruesit mund te perfitojne nje pjese te te rejave kinematografike. Marreveshja me 20 Century Fox ,Earner Brothers, Ealt Disney, Paramount, Universal dhe Sony do t’i garantojne ketij lloj programi nje oferte prej 1000 filmash duke filluar nga muaji mars. Filmat do te mund te shikohen pas 30 diteve nga dalja e formatit Dvd. Marrja me qera e tyre do te kushtoje 2.99 dollare ose 3. 99 dollare per çdo film te sapo dale nga sallat kinematografike. Mes te rejave te fundit, funksionet e reja te ketij telefoni celular do t’u mundesojne perdoruesve mes shume gjerave interesante, te dergojne nje tekst mesazhi shume personave nga lista e tyre dhe njekohesisht te personalizojne ekranet e tyre(ne kete rast mund te zgjedhin deri ne nente opsione). “Apple’ ka bere te ditur edhe çmimin e ri te televizoreve Apple, duke prezantuar edhe nje lloj tjeter televizori i cili do t’u jape mundesine perdoruesve te porosisin nje film permes aparatit duke i pare keshtu ne ekranin e televizorit, pa kryer veprimet me pare ne kompjuter.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora