E premte, 18.10.2019, 12:01 AM (GMT+1)

Plus » Shoqëria

Pajisje e re për zhbllokimin e artereve të zemrës; Ilaçet kundër pagjumësisë

E marte, 07.03.2006, 06:50 PM


Pajisje e re për zhbllokimin e artereve të zemrës

Shkencëtarë në Australi kanë prodhuar një pajisje të re që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrat e trajtimit të sëmundjeve të zemrës.

Pajisja e re është e llojit “stent” që vendoset në artere dhe përdoret për hapjen e tyre. Por ndryshimi nga paisjet e tjera që përdoren tani është se pajisja e re tretet në organizëm, gjë që ul dukshëm mundësitë e ndërlikimeve në shëndetin e të sëmurëve nga zemra

Aktualisht, gjatë procedurave mjekësore për parandalimin e goditjeve në zemër për të mbajtur hapur venat e gjakut përdoren pajisje të ndryshme. Por kur vendosen në organizëm, këto pajisje metalike mbeten në trup dhe në disa raste mund të shkaktojnë gërvishtje të artereve e madje edhe mpiksje gjaku.

Doktor Roxher Allen thotë se pacientët që kanë pajisje të tilla metalike në trup, gjithashtu janë të detyruar gjatë gjithë jetës së tyre të marrin ilaçe për hollimin e gjakut.

Por pajisaj e re u projektua nga firma australiane CSIRO dhe përbëhet nga një lloj materiali i quajtur polymer që është një përzierje e disa materialeve natyrale dhe sintetike.

Pajisja e re mund të tretet në trup në çdo kohë, nga 1 deri në tre muaj, ose edhe më gjatë, nëse mjekët e shohin të nevojëshme, dhe zbërthehet në molekula të padëmshme kur përfundon funskionin e saj.

Shkencëtari Nigel Poole thotë se polymeri vetshpërbëhet në molekula oksigjeni e nitrogjeni, të cilat pastaj dalin natyrshëm nga trupit. Kjo do të thotë që brenda artereve të pacientit nuk qëndrojnë më objekte të huaja, siç ndodh me pajisjet e deritanishme.

"Ky është një lajm mahnitës”, thotë doktori, “sapo pajisja shpërbëhet, arteri i gjakut kthehet në gjendjen normale si në formë edhe në përmasë. Kjo do të bëhet një mjet me vlerë, që do të shpëtojë jetë njerëzish”

Shkencëtarët e këtij laboratori thonë se në të ardhmen e afërt polymeri mund të gjejë përdorime edhe në fusha të tjera të mjekësisë si për shembull për ngjitjen e kockave të thyera ose për të ndihmuar në mbylljen e shpejtë të plagëve. Shkencëtari Nigel Pool shpreh besimin se një ditë polymeri do të gjejë përdorim të gjërë deri në zëvëndësimin e pjesëve të dëmtuara apo të sëmura të trupit.

Ky material shpërbërës pritet tani t’i nënshtrohet provave të tjera para se përdorimi i tij të miratohet nga agjencitë përkatëse të ilaçeve.

Shkencëtarët parashikojnë që këtë vit në mbarë botën të kryehen mijëra operacione me përdorimin e polymerit. Ata besojnë se shpikja e tyre do të sjellë përmirësime të jashtëzakonëshme në shkencën e mjekësisë.

Ilaçet kundër pagjumësisë

Mjekët shprehin shqetësim rreth shtimit të madh të përdorimit të ilaçeve të gjumit. Ata thonë se studimet mbi dëmet e ilaçeve të tilla mungojnë, prandja edhe rreziku i tyre mbetet i panjohur. Ndërkohë mjekët statistikat tregojnë se 20 milionë amerikanë vuajnë nga pagjumësia dhe mjekët thonë shtim i përdorimit të ilaçeve të gjumit ka marrë tashmë përmasa dramatike.

Për Xhenine Huriko, netët pa gjumë përbënin një torturë. Një mëngjes, pas një nate pa gjumë nga inati ajo e hodhi tej orën pasi nuk mund të duronte dot sinjalin e zgjimit. Pas kësaj ajo shkoi tek mjeku, i cili i rekomandoi ilaçin Ambien, ilaçi më i përdorshëm sot kundër pagjumësisë.

Sot amerikanët përdorin ilaçe të tilla kundër pagjumësisë më shumë se kurrë më parë. Arsyeja, thonë ekspertët, është se njerëzit mendojnë papushim rreth punës.Vitin e kaluar, farmacitë regjistruan 42 milionë receta për ilaçe gjumi, ose 60 përqind më shumë se 6 vjet më parë.

Doktor Andrea Tuker thotë se pagjumësia po bëhet një problem i madh në Shtetet e Bashkuara, dhe arsyeja është se gjatë natës njerëzit nuk arrijnë të shkëputen nga problemet e ditës.

Por disa mjekë thonë se shtimi i përdorimit të ilaçeve të tilla vjen edhe si rezultat i reklamave të shpeshta për shitjen e tyre. Vitin e kaluar, firmat farmaceutike shpenzuan 300 milionë dollarë në reklama për t’i bindur konsumatorët se ilaçet e gjumit janë të padëmshme dhe efektive.

Doktor Greg Jakobs thotë se pacientët vijnë në klinikë dhe kërkojnë ilaçe që i kanë parë të reklamohen në televizion. Dhe numri i njerëzve të tillë shtohet nga dita në ditë. Ai mendon se edhe mjekët duket se nuk tregojnë përmbajtje në dhënien e recetave për ilaçe gjumi. Studime rreth dëmeve afatgjatë që mund të sjellin ilaçet e gjumit nuk ka patur, prandaj edhe rreziku është i panjohur.

Prodhuesit e ilaçit Ambien thonë se marrja e këtij ilaçi sipas këshillave të mjekut nuk shkakton ndonjë rrezik, prandaj u takon mjekëve të përcaktojnë se për sa kohë një pacient duhet të marrë ilaçe të tilla.

Por disa mjekë besojnë se pagjumësia mund të kurohet edhe me mjete të tjera, përveç ilaçeve. Si për shembull: përdorimi i dhomës së gjumit vetëm për të fjetur; heqja nga dhoma e gjumit e televizorit, kompjuterit ose çdo gjëje që lidhet me punën e përditëshme; këshillimi me një mjek specialist dhe kryerja e ushtrimeve shlodhëse.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT