E enjte, 25.04.2024, 12:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Cleopatra (1963)

E enjte, 10.02.2011, 08:57 PM


“KLEOPATRA”/1963/

 

/Laureat i 4 çmimeve oskarë/

 

NJËRI NDËR FILMAT MË SPEKTAKULARË.

 

Nga Halit Bogaj

 

I realizuar për mrekulli dhe në mënyrë fenomenale nga regjisori kolosal -Zhozef Mankieviq,filmi “Kleopatra”ka mbetur ndër krijimet më të fuqishme spektakulare deri në ditët e sotme,i cili ishte njëkohësisht edhe ndër filmat më të shtrenjtë në mbarë kinematografinë botërore.Me të drejtë mund të thuhet se asnjë version i derisotëm nuk doli që ta tejkalonte atë të Elizabet Tejllorit i cili,në vitin 1963  i kishte fituar 4 çmime oskarë .Elizabet Tejllor,Riçard Barton dhe Reks Harison sikur  ishin të lindur për rolet e tyre fenomenale me të cilat kanë hyrë  në historinë e artit të shtatë si figura poliedrike filmore.Reks Harison/në rolin e Qesarit romak/shkëlqen përfundimisht me aktrimin e tij brilant,duke na dhënë një figurë të shquar sikur të ishte e vërtetë,kurse Liz Tejllor në rolin e Mbretëreshës egjiptiane/Kleopatra/,duket madhështore deri në amshim.Riçard Barton hyp në Olimpin filmor me rolin e hedonistit Mark Antoni cili në fillim dukej sikur ishte i lënë anash por vie çasti kur del në sipërfaqe për t`i vrarë dhe ndëshkuar vrasësit e Jul Qesarit.Edhe Mark Antoni është një figurë e fuqishme historike dhe filmore që shquhet sidomos pas vrasjes  së Jul Qesarit të cilin e kishte respektuar,dashur dhe nderuar si askush tjetër në Perandorinë romake.Edhe Kleopatra-Mbretëreshë e Egjiptit e kishte parë dhe hetuar se Mark Antoni/Riçard Barton/ ishte i tillë dhe besnik deri në fund, me ç` rast e dëshmoi lojalitetin e vetë ndaj Qesarit.Vijnë vitet dhe ditët kur Roma do të komandohet nga i biri i adoptuar i Jul Qesarit , Oktavian Augusti/Rodi Mek Dauell/,i cili do t`i ndjekë  për t` i vrarë Kleopatrën dhe të dashurin e saj Mark Antonin,për t`u bërë vetë Perandor mbi perandorët dhe për ta shpallur veten Augustus,krahasuar edhe me madhështinë e vetë zotrave/,titull që nuk e kishte pasur as vetë Jul Qesari/.Filmi”Kleopatra”e kishte arritur qëllimin e vetë të plotë për të hyrë edhe në grupin e filmave më të shikuar të kohës dhe Elizabet Tejllor për t` u bërë  ndër aktoret më të famshme të atyre viteve shkëlqimtare,prapa së cilës nuk qëndronin as Riçard Barton dhe Reks Harison, si dy figura shumë eminente filmore. Reks Harison arrin shkallët më kulminante të artit 
Pas filmit”Kleopatra”,Liz Tejllor bëhet edhe më e famshme dhe më e afërt me aktorin Riçard Barton me të cilin martohet për të luajtur bashkë edhe në tre filma të tjerë”Netët Iguane”,”Tigresha e zbutur”dhe”Kush i frikësohet Virxhinia Vulfit”në të cilët realizojnë prapë role sepcifike,dramatike dhe kolosale, ashtu siç dinin të vepronin përherë si dy aktorë madhështorë që ishin mësuar  së bashku. Liz Tejllor  dhe Riçard Barton bëhen dy legjenda të gjalla të botës magjike filmore dhefilmi i tyre/Kleopatra/një bestseller i paparë spektakular i cili shikohej me adhurim në çdo vend të botës.Në film kemi momente shumë të prekshme, siç është vrasja e dhembshme e Jul Qesarit nga shokët e tij : Bruti dhe Kasi të cilët i kishte dashur  së tepërmi ,por të cilët kishin vendosur ta vrisnin  duke menduar se demokracia romake kishte rënë në fund të pusit, çka nuk ishte fare e vërtetë,sepse Qesari ishte një njeri i madh i asaj kohe dhe i perandorisë së fuqishme dhe të pamposhtur romake,lavdinë e së cilës e kishte ngritur pikërisht ai me luftrat e tij të shumta dhe ngadhnjimtare.Pas vrasjes së Qesarit  i tërë popilli ishte melankolik ngase ishte vrarë idhulli i tyre të cilin e kishin dashur me një dashuri shumë të madhe dhe të sinqertë.Egjipti rrezikohej sërish nga një diktator jo parimor siç ishte Oktaviani i cili ishte një rrezik permanent  për masat e gjera popullore dhe për vendet e pushtura nga ana e tij. Duke parë forcën e çuditshme dhe vlerat e mëdha artistike që i kishte filmi “Kleopatra”,na duket se ai ka mbetur përherë  i pakaluar nga asnjë version tjetër,ngase bukuroshja nga Egjipti mahniste edhe Qesarin e madh romak i cili kishte pushtuar një pjesë të madhe të botës.Në pjesën e parë të filmit,Mbretëresha egjiptase bëhet pjesë e pandarë e shpirtit qesarin,duke u çuditur të gjithë se si kishte aftësi të tilla që ta përfitonte aq fuqimishtperandorin e famshëm romak,me ç` rast edhe Roma  filloi të fliste dhe të pëshpëriste,duke e ndier veten të fyer që Perandoria kishte rënë në një gjendje të tillë,pa e kuptuar fare se edhe Kleopatra ishte rrëmbyer pas kthetrave të dashurisë qesariane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora