E premte, 19.04.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Arben Rrozhani: Berisha-Geixh, flirti antishqiptar

E enjte, 10.02.2011, 08:40 PM


Sali Berisha dhe Nikolas Geixh, kryetar i shoqatës Panepirotike
Sali Berisha dhe Nikolas Geixh, kryetar i shoqatës Panepirotike
Berisha-Geixh, flirti antishqiptar

 

Nga Arben Rrozhani

 

Në verën e vitit 1996, nacionalisti grek, Nikolas Geixh, do të shfrytëzonte një dëgjesë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për të denoncuar regjimin e Sali Berishës në Shqipëri. Ai u drejtohej anëtarëve të Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare se në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 26 majit vendi ishte përballë pushtetit të njëshit dhe vetëm ndërhyrja e fortë e botës demokratike, veçanërisht e SHBA-ve, mund ta shpëtonte atë që të mos bënte prapa drejt diktaturës. Në qendër të sulmeve të kryetarit të shoqatës, Panepirotike, ishte presidenti i vendit, Sali Berisha, i cili e kishte shndërruar testin zgjedhor të majit në një farsë, duke fituar si në regjimin e kaluar komunist.

 

Asokohe, Geixh kishte dy vite që nuk mund të hynte në Shqipëri, me urdhër të qeverisjes së PD-së. Në vitin 1994, ai ishte shpallur person i padëshirueshëm dhe nuk u lejua të hynte në territorin e Shqipërisë, ndërsa ndodhej në makinë në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas ish-presidentit Berisha, Gage kishte financuar një organizatë terroriste greke, përgjegjëse për vrasjen e katër ushtarëve shqiptarë në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, tragjedi që futi në rrugë të pakthyeshme marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.

 

Në mars 1997, ndërsa raportonte në Parlament, ish-shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, shprehej: "Nikolla Geixh ka qenë i shpallur për ca kohë, person i padëshirueshëm në Shqipëri, pastaj, në varësi të zhvillimeve politike, i është hequr etiketimi 'non grata', ka ardhur në Shqipëri, pastaj është shpallur përsëri 'non grata', domethënë nuk është lejuar të hyjë në Shqipëri para zgjedhjeve të 26 majit, kur po vinte bashkë me zëvendësin e tij të POAK-ës". Në vazhdën e sulmit ndaj armikut të jashtëm edhe deputetët e PD-së, denonconin "komplotin greko-amerikan" ndaj qeverisë së PD-së. Ish-deputeti i PD-së, Blerim Çela, po në atë Kuvend do të shprehej: "Lobi grek në Amerikë, dihet botërisht se është i fuqishëm dhe se, në administratën e Shtëpisë së Bardhë, këshilltarët e presidentit Klinton janë me origjinë greke e miq të Nikolas Geixh.

 

Ambasadorja e SHBA-ve, zonja Mariza Lino, bëri një deklaratë në "Zëri i Amerikës" se nuk ka ndërhyrje të shërbimit të fshehtë të Amerikës në Shqipëri. Ne politikanët po bëjmë sikur e besojmë. Por, a e beson populli shqiptar këtë deklaratë? Edhe fëmija i djepit e di se këtë katrahurë e kurdisi Amerika dhe nuk është zor i madh të disekuilibrosh Shqipërinë e varfër ku, njerëzit pa karakter, blihen për njëqind dollarë".

 

Nikolas Geixh do të "bëhej i gjallë" në fund të vitit 2001, kur në Shqipëri përplaseshin kryeministri Ilir Meta dhe kryetari i PS-së, Fatos Nano. Ai ishte "kumbara" i takimit Nano-Meta në Korfuz.

Në fillim të dhjetorit 2002, ai do të vinte për herë të parë pas tetë viteve në Tiranë, duke takuar kryeministrin Nano dhe kryetarin e PD-së, ish-armikun e vjetër Berisha, ndërsa si rezidencë kishte zgjedhur ambientet e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Pas takimeve me Nanon dhe zëvendëskryeministrin Meta, Geixh, për të parën herë, shkoi në selinë blu, në takimin me kryetarin e PD-së, Berisha.

 

Pas takimit, gjithçka ishte lënë pas krahëve, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. "Disa nga qëndrimet e tij në të kaluarën unë i kam kritikuar fort. Por të gjithë ne bëjmë gabime në jetë. Tani ka ndryshime qëndrimesh dhe mua më duhet të pranoj qëndrimet e reja që po thonë", - shprehej greku për Berishën.

 

Ndërsa ky i fundit, bëri "mea culpa" për mysafirin: "Për hir të së vërtetës, çështja është pak më ndryshe. Mirëpo, kur je i vendosur të shohësh përpara, nuk ia vlen shumë që të rrëmosh. Ndërsa gjykoj se asgjë, asnjë copë tokë e planetit, nuk ka ndryshuar më shumë se Ballkani. Dhe për hir të së vërtetës, ky ndryshim, më i madh se tek të gjithë të tjerët në Ballkan, është tek shqiptarët", - shprehej ai, duke hedhur në kosh të plehrave akuzat që ai dhe partia e tij kishin bërë në adresë të nacionalistit.

 

Prej atëherë, Geixh, me dhe pas raste, ka hyrë me qindra herë në Jug e në Tiranë, me thirrje edhe më antishqiptare se ato të viteve '90, por qeveria shqiptare nuk është ndjerë, edhe pse "Vorio-Epiri" është rikthyer në axhendën e nacionalistëve grekë, kësaj radhe me regjistrimin e popullsisë, duke blerë "grekë" si në Korçë.

 

Deklarata e Nicholas Gage, president i Federatës Panepirotike në Kongresin Amerikan, korrik 1996

"Shpëtoni Shqipërinë, Berisha po e çon sërish në diktaturë"

 

Të drejtat e njeriut dhe demokracia në Shqipëri

E enjte 25 korrik 1996

Dhoma e Përfaqësuesve, Komiteti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, nënkomiteti për operacionet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, Washington, DC.

Zoti Gage.

Faleminderit, z. Kryetar. Dëshiroj t'ju përshëndes ju dhe Komitetin që mbani është dëgjesë për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shqipëri, sepse ky vend i pafat është sërish përballë pushtetit të njëshit dhe vetëm ndërhyrja e fortë e botës demokratike, veçanërisht e SHBA-ve, mund ta shpëtojë atë që të mos bëjë prapa drejt diktaturës. Unë jam këtu për të folur mbi minoritetin grek, por unë jam njëlloj i shqetësuar për privimin e të drejtave politike për të gjithë qytetarët shqiptarë, sepse vetëm funksionimi i lirë i institucioneve demokratike dhe zbatimi i ligjeve të zbatuara njëlloj për të gjithë shtetasit, do të mundësojë që edhe minoriteti të ndjehet i sigurt.

 

Shteti demokratik në Shqipëri mund të shihet në disa aspekte. Sot, në Parlamentin shqiptar, anëtarët e partisë së Berishës mbajnë 122 nga 144 vende dhe ka 7 deputetë nga disa parti të tjera. 11 deputetë po bojkotojnë Parlamentin në protestë për mashtrimet elektorale në maj 1996. Në këto zgjedhje, partia e Berishës "fitoi" 87 për qind të vendeve, diçka që është e pamundur në një vend me demokraci reale.

Unë nuk mbaj mend në histori se ku ka ndodhur kështu, kur zgjedhjet ishin të lira.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora