E premte, 29.03.2024, 11:00 AM (GMT)

Faleminderit

Xhafer Leci: Tre heronjët e Kosovës

E merkure, 16.01.2008, 08:33 PM


TË TRE HERONJËT E KOMBIT

Nga Xhafer Leci

Gjilani si qendër e Kosovës verilindore, nuk do ta kishte historinë e vetë të famshme pa këta tre komandantë dhe heronj të popullit shqiptar. E poashtu as Kosova dhe Shqipëria. Heronjët e kombit Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani kanë  ikur në përjetësinë e ëndrrave tona kombëtare, ndaj lindë pyetja: pse ende Gjilani nuk ua ka ngritur përmendoret në qendër të qytetit këtyre tre heronjëve? Gjilani me rrethinë do të ishte i varfër pa këta tre tribunë të lirisë, të cilët i bëjnë nderë të madhe kësaj pjese të Kosovës dhe gjithë shqiptarisë. Prandaj KK i Gjianit duhet patur patjetër parasysh këtë detyrë dhe obligim të shenjët ndaj këtyre martirëve. Këto tri figura nuk duhët ndarë kurrë nga njëri tjetri, sepse vet historia, lufta dhe trimëria e tyre i ka bashkuar në altarin e lirisë së Kosovës. Tri përmendore-lapidarë duhët ngritur sa më parë në qendër të qytetit, dhe nuk më është e njohur se sa shkolla, apo abjekte tjera me rëndësi i mbajnë sot emrat e ktyre tre komandatëve legjendarë në këtë qytet! Plotësisht jam i vetëdijshëm se përgjegjësit komunalë të Gjilanit kanë shumë obligime, e kuptoj edhe pamundësinë e komunave  të Kosovës më bugjete shumë të vogla, por besoj se populli do ta ndihmonte ngritjen e përmendoreve të këtyre tre heronjëve, ashtu siç e ka ndihmuar gjithherë deri me sot ndërtimin e tyre. Kur të filloi puna, atëherë gjendën edhe donatorë dhe njerëz tjerë të vullnetit të mirë që do ta ndihmojnë një nismë të tillë, sepse aq sa është e shejtë një gjë e till, aq e kemi edhe si obligim moral ndaj dëshmorëve të kombit siç ishin Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani.
Lavdi heronjëve të kombit.

(Botoi "Bota sot"më 24.09.2004, f.20)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora