E enjte, 25.04.2024, 09:55 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Faruk Tasholli: Mrekullia e Tetovës

E hene, 07.02.2011, 07:11 PM


Xhamia e ndërtuar nga Lazim Destani në Tetovë
Xhamia e ndërtuar nga Lazim Destani në Tetovë
MREKULLIA E TETOVËS

 

Nga Faruk TASHOLLI

 

Familja Destani nga Tetova, e prirë nga kryefamiljari Lazim Destani, në shenj kujtimi e nderimi për babain e vet Dalif Dstenin, ndërtoi një nga xhamitë më të bukura në Ballkan, në qytetin e bukur rrëzë malit të Sharrit, në Tetovë.

 

Viti 2010, në kulturën shqiptare veçanërisht dhe në atë islame përgjithësisht, do të mbahet mend se në Tetovë, në qytetin e dijes, të kulturës, të ekonomisë dhe të traditave shqiptare në Maqedoni, u ngrit një objekt i veçantë dhe madhështor fetar e arkitekuror: Xhamia kushtuar Dalif Destanit.  Brenda një kohe fare të shkurtër, ky objekt e zbukuroi pamjen e Tetovës, ashtu si monumentet e shumta të botës islame, ku në një kohë të largët,  një pjesë e shqiptarëve lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit islam,  si, arkitektët, lulishtarët dhe ndërtimtarët shqiptarë. Le të na kujtohet arkitekt Sinani, i lindur në fshatin Geraj më 1489, nga rrethi i Tepelenës. Magjia e tij

Arkitekti Ilaz Llokmani me autorin e shkrimit në hapësirat e xhamisë
Arkitekti Ilaz Llokmani me autorin e shkrimit në hapësirat e xhamisë
krijuese e ndërtuese, për disa vite me radhë, ia ndryshoi pamjen botës so Orientit, duke e pasuruar me 400 Objekte, qofshin ata tempuj fetarë, kulturorë, apo ndërtime të jetës praktike. Po nga projektet e Arkitetk Sinanit, në Perandorinë Osmane, u ndërtuan 84 xhami të mëdha die 58 të vogla, një pjesë e të cilave, përpos funksionit historik, edhe sot e kryejnë funksionin poraktik.  Ta marrim shembull xhaminë Sulejmanie, e ndërtuar në Stamboll për shtatë vite me radhë, kushtuar Sulltan Sulejmanit. Pa dyshim që është një nga mrekullitë ë Stambollit, ashtu si edhe xhamia Selmie në Edrene, kushtuar Sulltan Selimit me një arkitekturë mahnitëse. Po ashtu, një nga shtatë mrekullitë e botës, Taxh Mahallin në Indi,  do ta projektojë edhe arkitekti tjetër shqiptar Ustad Isa Mohamed (Mehmet Isai) me prejardhje  nga Opari ndanë Qesaratit. Ai në ndërtimin e kësaj vepre monumentale, me vete kishte edhe dy shqiptarë të tjerë, mjeshtër Ahmetin dhe lulishtarin Ismail Rumin. Si dihet, Taxh Mahalli, u ngrit në vitin 1629, kur Shah Xhahani i Indisë u prek thellë nga  bashkëshortja e  tij, e cila vdiq lehonë. Ky Objekt në berg të lumit Juma, me bukurinë arkitektonike, sa mahnitëse aq edhe akustike, me shekuj reflekton  dashuri dhe  perjetim estetik në ndërgjegjen e njerëzimit. Sa herë përmendet Taxh Mahall, jo rrallë citohet edhe një vizitore të ketë thënë e ngazëllyer: Që sot do të vdisja me gaz, po të më ngrihej nesër një Taxh Mahall mbi varr!                  

 

Ashtu sikurse në botën islame, edhe në viset shqiptare dhe gjithandej nëpër Ballkan, ku shtrihej Perandoria Osmane, u ngritën objekte fetare, kryesisht të inicuara nga pashallarët. Pjesa më e madhe e tyre edhe sot kryejnë funksionet fetare, por shërbejnë edhe si objekte kulturore dhe si identifikim i shumë qyteteve

Hapësirë brenda xhamisë
Hapësirë brenda xhamisë
ku ato ndodhen. Një funksion të tillë e kanë edhe Xhamia e Madhe në Prishtinë, pastaj xhamia e Safi Sinan Pashës në Prizren, xhamia e E´them Beut në Tiranë etj. Të gjitha këto xhami,  kishin nga një kushtim shpirtëror në nismë, që më vonë të bëheshin vatra të lutjeve për njerëzimin. Një kushtim të tillë e bëri edhe Lazim Destani në emër të babës së tij Dalifit, duke ia sjëllë Tetovës një mrekulli, nga të rrallat në Ballkan. Derisa me shekuj njihej si minarja më e lartë e Ballkanit prej 42 metrash, ajo e xhamisë soë Safi Sinan Pashës në Prizren,  xhamia e Lazim Destanit ka një minare prej 51 metrash lartësi.

 

jë mbrëmje, i shoqëruar nga arkitekti i kësaj mrekullie, Ilaz Llokmani, por edhe nga donatori Lazim Destani, që deri në qindarkën e fundit e bëri gjithë investimin  vetë deri në përurim, kam fatin ta vizitoj këtë mrekulli. Që nga jashtë, reflektimi i dritave dhe hapësirave të kaltra në natën dimërore, sikur të japin përshtypjen e ardhjes së një agsholi me diell. Sa më larg, xhamia me minare, duket më bukur. Por duke u afruar, tash njeriu hub në një bjekt, që përmbrenda, i shfaqet një botë tjetër, sa funktionale aq edhe mahnitëse. Hapësira e gjerë, kupola e lartë, përfshirë këtu edhe mafilin,  krijojnë një akustikë kumbuese, derisa fare me zë të ulët, Ilaz Llokmani, arkitekti   i përcjelljes so çdo detaji të ndërtimit, më shpjegon për formën, përmbajtjen dhe vlerën e  materialeve  masive origjinale të secilit elemnt që përbëjnë ndërtesën.Përpos elementeve të artit islam, arkitekti dhe donatori, nuk kanë lënë pa përfshirë në të edhe elemente të

Lazim Destani, donatori i shumë projekteve në hapësirat shqiptare
Lazim Destani, donatori i shumë projekteve në hapësirat shqiptare
kulturës dhe traditës shqiptare, përfshirë këtu edhe shkrimin shqip, si shenja identifikuese të trevës ku tashmë besimtarët shqiptarë pesë herë në ditë i drejtohen me lutjet Perëndisë. Po kështu, nga pravija me dritë, bukur reflektojnë edhe shumë vepra arkitektonike e monumentale, te ekspozuara në njërin nga muret e xhamisë, përfshirrë këtu edhe Taxh Mahallin e famshëm.

                                               

Por jo vetëm kaq, pak përtej xhamisë, po në zemër të Tetovës, Lazim Destani ka ndërtuar edhe shkollën "Naim Frashëri", një objekt modern, që do ia kishin lakmi shumë shkolla të botës së zhvilluar perëndimore, që nga oborri, e deri te hapësirat e brendshme. Po ashtu, kjo shkollë pritet të modernizohet edhe më tëj, po nga i njëjti donator, që jo vetëm në Tetovë prej nga vjen, por edhe në hapësirat shqiptare gjithandej, nga rasti në rast shtrin dorën e ndihmës, në shenj falënderimi ndaj Zotit për biznesin e suksesshëm familjar, që tashmë i ka kaluar edhe hapësirat ndërkombëtare.



(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora