E enjte, 18.04.2024, 07:41 AM (GMT+1)

Mendime

Kristina Rasi: Politika si shkencë dhe politikanët shqiptarë!

E marte, 15.01.2008, 09:09 PM


POLITIKA SI SHKENCË DHE POLITIKANËT SHQIPTARË!

Nga Kristina RASI

Ka më tepër se një decenie që populli shqiptar në të gjitha trevat e Shqipërisë Etnike, në mediat shqiptare, me faqet kryesore zë vend politika.
Vallë a mësuam ne diçka nga kjo politikë ?!
Apo vallë nuk po e kuptojmë ende fjalën “politikë”?!
Politikanët shqiptarë kudo në trevat shqiptare, fjalën politikë e marrin si shaka apo edhe si një mundësi ku mund të gjejnë veten e tyre për qëllimet e tyre personale, si mund të pasurohen për një kohë të shkurtër duke mos menduar fare për pasojat që po ia bëjnë kombit dhe atdheut të tyre, dhe kurrë nuk e morën as e marrin politikën si shkencë e cila duhet mësuar dhe studiuar si çdo do shkencë tjetër.
Fjala, politikë apo „shkencë politike, duhet të kuptohet drejt si të gjitha shkencat tjera, dhe është shumë e përafërt me shkencat sociale, dhe me shkencat filozofike.
Politika, si shkencë që është njëra ndër më të hershmet, politika është kuptimi normativ i saj i quajtur si kuptimi „idealist“ apo „moralist“.
Në këtë kuptim mund të përfshihen konceptet e politikës që e lidhë me të mirën e përbashkët si: „Politika është luftë për një rend të drejtë“.
Për këtë kuptim përcaktohet ideja se: politika është veprimtari për realizimin e vlerave, normave e idealëve të përbashkëta. Sipas kuptimit normativ politika është veprimtar e drejtuar drejtë verash, të mirash dhe qëllimesh të caktuar, përmes së cilës njeriu mund të arrijë tek plotësimi thelbësor i ekzistencës .
Një njeri i vetëm nuk mund të arrijë kurrë deri tek relizmet e mëdha , dhe as nuk mund të realizojë identitetin e tij si qenje njerëzore.
Politika, është veprimtari njerëzore për një rend i mirë shoqëror që bën të mundur realizimin e plotë si në nivelin madhor ashtu edhe ne nivelin personal. Po të njëjtin kuptim, motivi dhe argumenti moral duhet të zë vend qendror, si në veprimtari poashtu edhe në legjitimitet.
Ajo, duhet të jetë e motivuar moralisht, dhe se politika duhet të udhëhiqet nga morali, pra, ajo duhet të udhëhiqet nga njerëzit e moralshëm.
Nga politikanët e moralshëm priten vlerat morale politike siç janë: liria, kombëtare dhe liria personale, drejtësia e barabartë për të gjithë, barazia midis kombesh e minoritetesh që jetojnë jashtë shteteve amë; , si ajo etnike dhe gjinore, paqja dhe siguria, që të gjithë të ndihen të sigurt, njerëzit e një vendi kurrë mos të kenë ndjenjën e pasigurisë. Pra, populli, apo sovrani duhet t’i hap sytë mirë se kujt po ia jep votën e tij, një kandidati të moralshëm, apo një kandidati të pamoralshëm në politikë!
Atij që ka qenë gjithmonë i moralshëm, dhe jo ai që përpiqet të bëhet i moralshëm vetëm gjatë fushatave elektorale. Një njëri që ka qenë gjithë i pamoralshëm, nuk mund të presim që të jetë i moralshëm as në politikë, drejtësi apo të shpresojmë veprime të moralshme prej tij...
Kuptimi i fjalës moral, përmban në vete dukuri pozitive apo negative!
1. Që lidhet me nderin, me sjelljen e ndershme o të pandershme të dikujt dhe që i përket moralit të dikujt. Dallojmë moral të mirë dhe moral të keq.
2. Që lidhet me moralin si tërësi e parimeve, normave , rregullave në kushte të caktuara ekonomike-shoqërore dhe e përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri.
3. Që lidhet me forcat e brendshme, të cilat e shtyjnë njeriun të veproje, të qëndroj dhe të plotësoj një detyrë, që ka të bëjë me gjendjen e brendshme të dikujt.
Shtrohet pyetja, a kemi ne shqiptarët politikanë të moralshëm?
Nëse kemi politikanë të moralshëm, pse vallë ata nuk ia tregojnë popullit të tyre të drejtën, se si po zhvillohen politikat kombëtare dhe ndërkombëtare karshi shqiptarëve si komb dhe statusit të Kosovës?
Pse ne duhet të bazohemi gjithmonë në politikat e ndërkombëtarëve dhe kurrë në këto vitet e fundit të “demokracisë” nuk po mundemi të bazohemi në udhëheqjen e politikanëve vendorë?!
Pse politikanët shqiptarë dhe ata “kosovarë” kurrë nuk tregojë se çfarë në të vërtetë po ndodhë me statusit e Kosovës?
Ja, për shembull:
Gazeta austriake “ DER STANART” më 11 janar 2007 shkruan:
- Këshilli i Evropës pret një koordinim të procesit në mes të BE-së, SHBA-së , OKB--së dhe Prishtinës...
- Ministri i punëve të jashtme të Sllovenisë dhe kryesuesi i Këshillit të Evropës Dimitrije Rupel nuk do të një shpallje publike për shpalljen e pavarësisë në provincën perëndimore të Serbisë nga regjimi regjional atje!!!
-“ Unë nuk pres, që Kosova do të thërret apo do të shpallë pavarësinë. Mesiguri nuk do të bëjë një deklaratë apo shpallje publike” - tha Rupel, të premten, në një intervistë për “Deutschlandfunk”. Do të këtë një “koordinim të proceseve” në mes kosovarëve, BE-së, SHBA dhe UNO-së. “Vetëm kështu do të shkoj kjo”.
Rupel, sheh ende vend për lojë rreth statusit të Kosovës.
Ai thotë, se plani i përfaqësuesit të OKB-së Martti Ahtisaari “, ndoshta mund edhe më tej të përmirësohej”...
Ndërsa, në anën tjetër; sot , kryeministri i ri i Kosovës z. Hashim Thaçi në Prekazin legjendar deklaroi se: “pavarësia do të vij shumë shpejt”, pa e përmendur datën , muajin apo vitin, dhe se fare nuk e sqaroi para popullit, çfarë “pavarësie” mundet me qenë ajo?!
Ne si popull, nuk na mbetet asgjë tjetër, veç të presim „mrekullira „ si kjo “pavarësia me sovranitet” e Thaçit & Co dhe njëkohësisht pavarësi e mbikëqyrur e pranuar botërisht nga diplomacia ndërkombëtare.
Pra, s´ po na mbetet tjetër vetëm të qajmë nga gëzimi, për këto dhe "çudira” " që po na i sjellë ky shekull i ri.

Zvicër, 14 Janar 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora