E marte, 23.04.2024, 03:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Claudia Cardinale

E hene, 07.02.2011, 08:58 PM


KLAUDIA KARDINALE/1938-

 

Nga Halit Bogaj

 

Të pakta janë aktoret italiane që fituan famë internacionale sikur:Sofia Loren,Xhina Lolabrixhida dhe Klaudia Kardinale,të cilat filmit evropian dhe atij amerikan i dhuruan disa role specifike.- Në kinematografinë e shkëlqyer italiane,aktorja Klaudia Kardinale ka ngjashmëri të madhe me aktoren tjetër mitike franceze,Brizhit Bardo.Kardinale punoi me regjisorë të mëdhenj të formatit botëror si:Lukino Viskonti, Henri Hatavej, Filip De Broka, Blejk Eduards, Pietro Gjermi, Mario Moniçeli, Abel Gans, Lukino Viskonti ,   Sergjo Leone. dhe me aktorë të shquar si:Bert Llankaster, Alen Delon,Henri Fonda, Çarlls Bronson, Xhek Pallans, Li Marvin,Zhan Pol Belmondo, Franko Nero, Bekim Fehmiu,Robert Rajan,Ani Zhirardo dhe të tjerë.Janë shumë të njohur filmat e saj:

Roko dhe vëllezërit e tij”, ”Bota e cirkut”, ”Betejanë Austerlik”, ”Pink Panteri”, ”Gepardi”, ”Profesionistët”, ”Kartushi”, ”Na ishte njëherë  në Perëndimin e egër”, ”Tetë e gjysmë”, ”Pink Panteri sulmon”, ”Jezui nga Nazareti”, ”Fixheraldo” dhe ”Princesha Dejzi”.Filmi “Fixheraldo”ishte një projekt i shkëlqyer i regjisorit të shquar gjerman,Verner Hercog  me të cilin  aktorja dëshmoi se ishte e profilizuar për të luajtur edhe role të tilla të ndërlikuara sikur në atë film i cili na ka mbetur në kujtesë të përhershme.Klaudia lente mbresa të mëdha edhe në filmat amerikanë,duke folur rrjedhimish edhe gjuhën angleze dhe  franceze si në filmat”Na ishte njëherë në Perëndimin e egër”, ”Profesionistët”, ”Shifra Sallamandër”dhe”Kartushi”.Partnerët e saj të preferuar e dinin se ajo vërtet ishte një zonjë e rëndë që shkëlqente vazhdimisht me sharmin  e saj karakteristik dhe aktrimin e fuqishëm  të cilin e  shprehte film pas film.Klaudia Kardinale hyri në botën e famshme të filmit si “ Mis Tunisi”, prej nga e kishte origjinën e saj të lindjes,por për të mbetur përherë e vendosur në Itali.Edhe emri i saj  ishte bërë sinonim i një bukurie karakteristike,me kthesa të fuqishme dhe esenciale në shumë filma të saj antologjik që u përkisnin gjinive të ndryshme kinematografike.Ajo çdo rol të ri e luante me përkushtim  dhe angazhim të madh,për të mbetur përherë si një legjendë e gjallë e botës së pashterrshme filmore.Duke e ditur se interpretimet e saj ishin të një cilësie të lartë artistike,me pietet i kujtojmë edhe filmat:

Shifra Salamandër” me Entoni Kuinin,Franko Neron dhe Eli  Voleçin, ”Vajza pa valixhe”, “Faktet e vdekjes”,”Rruga e shëmtuar, ”Lart dhe poshtë’, ”Delfinët”, ”Luanët kanë humbur”, ”Koha indiferente”, ”Gruaja e çdo   burri”,  ”Komanda e humbur”, ”Trëndafili për të gjithë”, ”Ferri për heronjtë”, ”Tenda e kuqe”, ”Aventurat e Zherarit”,”Audienca”,”Afera   Baterflajd”,”Kompasan”, ”Hakmarrja kineze”, ”Familja    internim”,  “Një verë ruse”,”Kënaqësitë e mesnatës”,”Lamtumirë dhe amin”, ”Profeti  i çeliktë”,”Korleone”, ”Vajza e vogël në të kaltër”, ”Arma”, ”Ikja nga Athina”,”Kalorësit  e  artë”,”Dhurata”, ”Rufiani”,”Yjet emigrantë”, ”Verën e  kaluar”, ”Rrëfimi”, Henriku i katërt”,”Njeriu i dashuruar”,”Revolucioni francez”,  Dimri ` 54”,  “Mbretëresha e diamanteve”,” Akti i pikëllimit”,”Nëna”,”Rruga e parajsës  558”,  “I biri i Pink Panterit”,”Ajo ka lindur duke menduar”,”Një verë në Gulet”dhe  “Zonjat dhe zotërinjtë”.Edhe Klaudia Kardinale ishte ndër aktreshat më produktive italiane dhe europiane,e cila krijoi një vend të madh nderi edhe në artin filmor botëror,duke lënë pas vetes mbi 1oo vepra  të rëndësishme filmore të cilat kanë mbetur përherë në kujtesën njerëzore.

Kush i harron filmat e saj të ndritur dhe tejet maestral:”Roko dhe vëllezirit e tij”, ”Kartushi”, ”Gepardi”,  ”Profesionistët”, ”Libera dashuria ime”, ”Shifra Salam-

andër”dhe filmi bestseler“Na ishte njëherë në Perëndim “, i regjisorit fenomenal-Serxho Leone, në të cilin luan një femër që shkon për t` u martuar në një vend të mallkuar  të Perëndimit të egër ku akoma duhej të punohej  për t` u ndërtuar një stacion hekurudhor dhe ku ajo ndeshet me banditin vrastar/Henri Fonda/ që ia kishte vrarë burrin/,por të cilën e mbronte revolveristi misterioz,me emrin/Harmonika/, në interpretimin maestral të aktorit legjendar –Çarlls Bronson.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora