Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Kripa: Të ndalim dhunën komuniste

| E diele, 06.02.2011, 08:00 PM |


Të ndalim dhunën komuniste

 

Nga Reshat Kripa

 

Në muajin mars 2010 në mediat elektronike prestigjioze lexova lajmin e mëposhtëm:

 

            Një delegacion i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shqipërisë të dënoj krimet e komunizmit. Kuptojeni mirë, një delegacion i Kombeve të Bashkuara i paska kërkuar Shqipërisë të dënoj krimet e komunizmit. Që një delegacion i Kombeve të Bashkuara të kërkoj që Shqipëria të dënoj krimet e komunizmit punët janë shumë keq. Sepse ky delegacion duhet t’i ketë parë gjurmët e kësaj murtaje kudo, aq sa është i shqetësuar dhe kjo njëzet vjet  pasi Shqipëria pretendon se e hodhi poshtë komunizmin.

 

            Kemi mësuar gjithashtu  se më 14 dhjetor 2010 me nismen e Ministrit te Jashtëm të Lituanisë, zotit Audronius Azubalis gjashte ministra te jashtëm të Europës lindore dhe pikërisht ata të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë i dërguan një letër zyrtare Komisares Europiane për Çështje të Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, ku kërkohej dënimi i krimeve të komunizmit,  e cila u mor përsipër për t’u shqyrtuar me seriozitetin më të madh nga ana  e këtij  komisioni të BE-së.

            Dy lajme me të njejtën përmbajtje brenda vitit që kaloi. Ka kohë që shoqata e jonë e ka ngritur zërin me forcë për këtë problem, madje në  vitin 2007, në Kongresin e XV-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, mbajtur në Çeki, ku mori pjesë edhe një delegacion i Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, u mor vendimi për t’i kërkuar BE-së ngritjen e nje Gjykate Ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit. Lidhur me këtë, në muajin tetor të atij viti, u mbajt në Tiranë, me nismën e shoqatës tonë,  konferenca shkencore me temë “Komunizmi në Gjykatën Ndërkombëtare” ku, nëpërmjet kumtesave të mbajtura, ngrihesh domosdoshmëria e kësaj gjykate. Por reflektimi i kësaj ngjarje në opinionin publik ishte fare i vakët, megjithse disa muaj më parë Kuvendi i Shqipërisë kishte miratuar një rezolutë mbi dënimin e krimeve të kryera nga rregjimi komunist.

            Do të kishim dashur që krahas firmave të ministrave në fjalë të kishte qenë edhe ajo i ministrit tonë, si përfaqësues i shtetit me përndjekjen më mizore. Megjithatë mendojmë se nuk është vonë edhe tani që përfaqësuesit e shtetit shqiptar t’i bashkangjiten zyrtarisht kësaj nisme. Një gjë e tillë do të ishte në nderin dhe dinjitetin e çdo personaliteti  shtetëror  shqiptar. Të mos harrojmë se krimet e komunizmit në Shqipëri i kalojnë disa herë atyre të kryera në ish vendet e tjera totalitare. Më lejoni t’u jap vetëm një  shembull. Sipas deklaratës  së përfaqësuesit sllovak, antarit të kryesisë Dr. Peter Bielek, në Kongresin e XVI-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të komunizmit, mbajtur në Tiranë, në Sllovaki dënimi i fundit me vdekje është ekzekutuar në vitin 1956, ndërsa te ne në vitin 1988, me varjen në litar të Martirit të Demokracisë, poetit Havzi Nela. Mos harroni! Ky krim është kryer kur komunizmi po jepte frymën e tij të fundit. Edhe në çastet e fundit të jetës ai kërkonte gjak . Krahasimin bëjeni vetë, të nderuara zonja dhe zotërinj.

            E pra, pa zhdukjen e pasojave të krimeve komuniste, në Shqipëri do të ketë vazhdimisht përpjekje për puçe shteti, do të ketë vazhdimisht dhunë të ushtruar nga mbeturinat e sistemit të përmbysur ndaj përfaqësuesve të shtetit ligjor. Një gjë të tillë e pamë më 21 janar para kryeministrisë së vendit tonë.  E pamë në fytyrat e shpërfytyruara të një bande kriminelësh që vërsuleshin si përbindsha kundër forcave të rendit dhe  gardës

së republikës të cilat, në pjesën më të madhe të tyre, përbëheshin nga bijtë tanë. Por e pamë edhe më mirë në fytyrat e organizatorëve të këtij puçi, të atij grupi mafioz që ka uzurpuar kreun e Partisë Socialiste dhe që paralajmëronin se nuk do të ishin në gjendje të ndalonin “zemërimin e popullit” dhe që tradhëtuan edhe vetë “heronjtë e tyre trima” duke u tërhequr nëpër kafenetë e bosëve të tyre, ndërsa “heronjtë” vazhdonin misionin e tyre. Madje këta liderë qysh para ngjarjes deklaronin se parashikonin kufoma në ngjarjen e ditës së nesërme. Dhe parashikimi ndodhi. Atë e pamë të gjithë. E pamë në sajë të profesionalizmit të lartë të mediave  të djathta që na dhanë pamjet e qarta të vrasjeve prapa krahëve të vetë  kollonave gjakësore të ish sigurimit të shtetit komunist.

            Çuditërisht Prokuroria e Përgjithëshme nuk e paskësh parë këtë kasaphanë të përgatitur nga mjeshtra të krimit kur, në vend që të ndalonte kriminelët, kërkoi ndalimin e kupoles së mbrojtësve të rendit. Çuditërisht një gjykatëse nuk  e paskësh parë vandalin që sulmonte egërsisht forcat e mbrojtjes së institucionit, kur e liroi atë gjoja për mungesë provash. Çuditërisht edhe Presidentit te Republikës kjo revoltë i ishte dukur si një “shëtitje në bulevard”, gjë që, ndoshta, i sillte ndër mend dramën “Shtëpia në bulevard” apo ndonjë vepër tjetër boshe të realizmit socialist që mbushnin dikur tregun e varfër shqiptar.

            U goditën egërsisht bijtë tanë të rendit dhe gardës. U goditën kur ishin në krye të detyrës. Vetëm fati i shpëtoi pa humbur jetën e tyre. Dhe kjo nuk ishte hera e parë. Na vranë dhe na sakatosën për 46 vjet me rradhë. Donim të mësonim, por komunistët nuk na lejonin. Donim të punonim si gjithë të tjerët, por komunistët përsëri nuk na lejonin. Donim edhe ne të jetonim, por ata edhe jetët tona i rrëmbyen. Menduam se me rrëzimin e monumentit te diktatorit kishim fituar lirinë, por u gabuam. Ne kishim rrëzuar vetëm skeletin e atij monumenti, ndërsa shpirtin e tij e kishim lënë të lirë të endej nëpër shqipëri dhe të pergatiste masakra të tjera. Dhe kjo ndodhi në vitin 1997. Përsëri u vramë ne. Të mos harrojmë Lekë Çokun dhe Besnik Hidrin, Besim Manolin dhe Gëzim Shabanin, Bashkim Shkurtin dhe Fredi Shehun, Valter Harizin dhe plot të tjerë emrat e të cilëve, për arsye kohe, nuk po i përmend dhe për këtë u kërkoj ndjesë familjarëve të tyre. Të mos harrojmë se vetëm disa muaj më parë na kishin vrarë birin tonë të shquar, Bujar Kaloshin, njërin nga themeluesit e shoqatës tonë. Të mos harrojmë se në vitin 1998 na vranë  Besim Çerrën, Skënder Kalenjën, Adem Shehun dhe Isuf Ukën. Ne nuk mund t’i harrojmë të rënët tanë.

            Një kor korbash ka filluar të kërrasë për të mbuluar krimin. Akuzojnë gardistët për vrasjen e tre demostruesve, në nje kohe që i vrane vetë. Një taktikë e vjetër e politikës së tyre. Ashtu vranë Mustafa Gjinishin. Ashtu vranë Ramize Gjebrenë. Flitet se ashtu vranë edhe Qemal Stafën që sot e kanë shpallur heroin e tyre. Gjeneralët dhe byroistët e komunizmit e kishin si parim spiunimin dhe dënimin e ish shokëve të tyre, gjithmonë me urdhërin e sovranit diktator. Një miku im më thoshte gjithmonë:

- Sa keq që Enver Hoxha vdiq në vitin 1985! Sikur të kishte rojtur deri në vitin 1990 me siguri do t’i kishte vrarë edhe këta që na janë ngatërruar nëpër këmbë.

Dëgjojmë të tjerë zëra që, pa pikë turpi, deklarojnë se më 1998 nuk qenka vrarë njeri. Harrojnë trimat që përmenda më sipër, por harojnë edhe heroin e demokracisë, të paharruarin Azem Hajdari.

            Ç’duhet bërë për të ndaluar dhunën komuniste. Përgjigja është një e vetme, ajo që

përmendëm në krye të kësaj kumtese, zhdukja e mbeturinave të rregjimit komunist. A duhet bërë kjo? Ne mendojmë se po. Për sa më sipër shtroj pyetjet e mëposhtëme:

1. Kur do të organizohet konferenca kombëtare me pjesmarrjen e përfaqësuesve të

parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave te përndjekurve, akademikve, historianëve si dhe eksperëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga komunistët?

2. Kur do të fillojë puna për gjetjen e të vrarëve dhe të zhdukurve me ose pa gjyq për arsye politike?

3.  Kur   do     dënohet   diktatori   Enver  Hoxha   si   ideatori,  frymëzuesi,  dhe

ekzekutuesi i  sistemit më diktatorial të Europës Lindore?

4.  Kur do të rishikohen datat dhe simbolet e sistemit komunist    shënojnë  instalimin diktaturës komuniste? Kur do të hiqen  këto data nga protokollet zyrtare shtetërore? Sa do të vazhdojë të qëndrojë në varrezat e dëshmorëve të kombit ylli komunist në një kohë kur gjembat e atij ylli vranë edhe martirët tanë që prehen atje? Kur do të merret vendimi për heqjen e basorelievit në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, një vepër e realizmit të dështuar socialist dhe ku, në mënyre të veçantë, mungojnë plotësisht Kosova,  Çamëria dhe trojet e tjera shqiptare, gjymtyra të kombit tonë? Dhe të tilla simbole, për fat të keq, i gjen në çdo skaj të atdheut tonë. E pra të gjithë e dimë se kryengritjet më të mëdha dhe gjaku i derdhur për pavarësinë e kombit tonë kanë ndodhur më tepër në trojet jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme.

5. Kur   do    hapen  dosjet  e  ish  bashkëpuntorëvë   sigurimit   shtetit  për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës qëndrore apo lokale, si dhe të mediave audio-vizive apo të shkruara?

6. Kur do të bëhen publike dokumentat që dëshmojnë krimet e rregjimit komunist, përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike si Sigurimi i Shtetit, Gjykatat dhe Prokuroritë dhe Komitetet e Dëbim- Internimeve?

7.  Kur do të bëhet rishikimi i historisë dhe i teksteve të librave shkollore, në mënyrë që të mos helmohen më nga propaganda komuniste fëmijtë tanë? Kur do të hapen muzeumet, kthehen në muze burgjet e tmerrshëm, ngrihen memorialet në nderim të shqiptarëve që u vranë nga rregjimi totalitar?

  gjitha  këto  kërkesa  janë  pjesë    rezolutës      miratuar      Kuvendin   e Shqipërisë në vitin 2006. Atëhere çfarë pritet që të  zbatohen?  Mendoj se, sa më parë, duhet të gjenden rrugët për zbatimin e tyre. Ne sot paraqitemi në prokurori dhe në gjykatë për ndonjë problem dhe nuk janë të rralla rastet që para të gjejmë hetuesit tanë apo bijtë e tyre. Një fenomen i tillë ndodh edhe në disa institucione të tjera, ku ndeshim njerëz të këtij kallëpi. Madje farsa ka arritur deri aty sa një pjesë e tyre janë dekoruar nga presidentët e republikës për “merita të veçanta”.

Ne përshëndesim ngritjen e Komisionit Parlamentar per hetimin e ngjarjeve të 21 janarit dhe kemi besim se ai do të punojë me seriozitetitn më të madh për zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Ne përshëndesim gjithashtu edhe hetimin e çështjes nga ana e ekspertëve amerikanë për të nxjerrë në dritë të vërtetën e asaj dite. Por këto nuk mjaftojnë.

Kaloi një  vit që parlamenti shqiptar, në mbështetje të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, miratoi ligjin për krijimin e një komisioni shtetëror për zbulimin e krimeve të rregjimit komunist. Por deri tani, përveç zgjedhjes së antarëve të bordit drejtues si edhe të drejtorit dhe nëndrejtorit të tij, nuk është bërë asgjë. Sa do të vazhdojë kjo gjendje? Kur do të fillojë nga puna normale ky komision mjaft i rëndësishëm për zhdukjen e pasojave të komunizmit? Ndaj ne sot u drejtohemi të gjithë autoriteteve shteterore dhe u themi se, në rast se duan që në vendin tonë të mos ketë më dhunë politike, zhdukni pasojat e sistemit komunist. Dëgjoni si është shprehur zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:

 

Nuk   ka   asnjë   vend   ku   komunizmi  ka  ardhur    pushtet  dhe    ketë  qenë

demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish komuniste të qëndrojnë në këmbë.

 

            Ju lutem, kuptimin e këtyre fjalëve gjykoheni vetë.

Para disa ditësh më ra në dorë një poezi e një poeti anonim. Më lejoni t’ju lexoj katër vargje:

 

                                    Në këtë kaos, këtë vend të nxirë,

                                    Nga këta “bandillë”, Këta “xhevahirë”,

                                    Zërat tanë të fortë, zërat tanë të mirë,

                                    Zërat tanë të lirë, zë në shkretëtirë!

 

E pra ne nuk duam që zërat tanë të jenë zë në shkretëtire. Ne duam që ata të buçasin fort për të zgjuar nga gjumi letargjik të gjithë ata flenë ende.

                       

Mbajtur  në Konferencën Shkencore “Të ndalim  dhunën komuniste” në Tiranë më 5 shkurt 2011.

 

__________

 

REZOLUTË

 

            Më datën 5 shkurt 2011, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, duke u nisur nga puçi komunist i datës 21 janar, me nismën e Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë dhe Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë, u mbajt konferenca shkencore me temë:  “Të ndalim dhunën komuniste.”

            Mbështetur në kumtesat e mbajtura dhe diskutimet e pjesmarrësve u arritën këto  përfundime:

1.         Puçi i datës 21 janar ishte përgatitur në guzhinat e ish sigurimit të shtetit nga mbeturinat e këtij organi famëkeq që tani kanë uzurpuar kreun e Partisë Socialiste.

2.         Qëllimi i këtij puçi ishte rrëzimi i qeverisë së ligjëshme të dalë nga zgjedhjet e 29 qershorit 2009

3.         Konferenca e konsideron veprimin e SHISH-it në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe kundër interesave të shtetit Shqiptar.

4.         Konsideron të papërgjegjshëme dhe në mbështetje të klaneve terroriste që vepronin atë ditë qëndrimin e Prokurores së Përgjithëshme të Republikës së Shqipërisë.

5.        Konsideron të papranueshëm qëndrimin pothuajse indiferent të Presidentit të Republikës, që në disa raste , për më tepër, u rreshtua në rradhët e dhunuesve të ligjit.

6.         Përshëndet forcat e rendit dhe të gardës për qëndrimin korrekt dhe të vendosur ndaj dhunuesve.

7.         Përshëndet krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe shpreson zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje aspak të zakonëshme.

8.         Konstatoi se ngjarje të tilla do të ndodhin edhe në të ardhmen, në rast se nuk zhduken mbeturinat e sistemit komunist së bashku me simbolet e tyre që janë të përhapura në të gjithë vendin.

9.         Mbështet letrën zyrtare të gjashtë ministrave të jashtëm të ish shteteve komuniste të Europës Lindore, mbi dënimin e krimeve të komunizmit, drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë në BE dhe i bënë thirrje ministrisë tonë të jashtme të bashkohet me këtë nismë, si vendi me më shumë viktima nga krimi komunist.

10.       Zbatimin sa më parë të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë mbi dënimin e krimeve të rregjimit komunist, miratuar në vitin 2006.

11.        Hartimin sa më parë të një ligji të ri të lustracionit për pastrimin e administratës shtetërore nga mbeturinat e sistemit komunist.

12.       Rishikimin e teksteve shkollore në mënyrë që të mos helmohen më brezat e ardhshëm nga propaganda komuniste.

13.       Fillimin sa më parë nga puna të Komisionit për Hetimin e Krimeve të Komunizmit

 

Konferenca  Shkencore “Të ndalim  dhunën  komuniste”